1Në kohën e tij erdhi Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, dhe Joakimi ra nën pushtetin e tij për tri vjet. Atëherë bëri kryengritje kundër tij.
2Por Zoti çoi kundër tij çeta kaldenjsh, çeta sirianësh, çeta moabitësh e çeta amonësh. Zoti i dërgoi kundër Judës për ta shuar sipas fjalës së Zotit që e kishte folur me gojë të shërbëtorve të vet profetë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3E u bë kështu për shkak të hidhërimit të Zotit kundër Judës, sepse deshi ta fshijë prej pranisë së vet për shkak të mëkateve të Manaseut, për të gjitha ato që kishte bërë
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4dhe për shkak të gjakut të pafajshëm që derdhi dhe e mbushi Jerusalemin me gjak të të pafajshmëve. Kjo qe arsyeja që Zoti nuk deshi ta falë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Veprat e tjera të Joakimit dhe gjithçka ndërmori, pse a nuk janë këto të shkruara në Librin e Analeve të mbretërve të Judës? Joakimi pushoi me etërit e vet.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Mbret në vendin e tij u bë Joakini, biri i tij.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Mbreti i Egjiptit nuk doli më nga vendi i vet, sepse mbreti i Babilonit kishte pushtuar gjithçka kishte qenë në pushtetin e mbretit të Egjiptit prej përroit të Egjiptit e deri në lumin e Eufratit.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Hyrje në mbretërinë e Joakinit /598/
8Joakini kishte tëtëmbëdhjetë vjet kur u bë mbret dhe mbretëroi në Jerusalem tre muaj. Nëna e tij quhej Nestë. Ishte bija e Elnatanit prej Jerusalemit.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Bëri ç’është e keqe para syve të Zotit gjithë si kishte vepruar edhe i ati.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Shpërngulja e parë me dhunë
10Në atë kohë shërbëtorët e Nabukodonosorit, mbretit të Babilonisë, erdhën kundër Jerusalemit dhe e rrethuan qytetin.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Ndërsa shërbëtorët e tij po mbanin në rrethim qytetin, erdhi edhe vetë Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, kundër qytetit.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Atëherë Joakini, mbreti i Judës, doli te mbreti i Babilonisë, ai, nëna e tij, oborrtarët e tij, prijësit e tij dhe zyrtarët e tij. Mbreti i Babilonisë e zuri rob në të tetin vit të mbretërimit të vet.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Sipas fjalës së Zotit Nabukodonosori mori prej andej të gjithë thesaret e Shtëpisë së Zotit dhe thesaret e pallatit mbretëror, i theu të gjitha enët e arta që i kishte punuar Salomoni, mbreti i Izraelit, për Tempullin e Zotit.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14E shpërnguli me dhunë mbarë Jerusalemin, të gjithë krerët dhe të gjithë luftëtarët e fortë: dhjetë mijë vetë të humbur bashkë me farkëtarë e me marangozë; mbeti vetëm populli i varfër i vendit.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Po ashtu shpërnguli me dhunë në Babilon edhe Joakinin, nënën e mbretit, gratë e mbretit, oborrtarët e tij, bujarët e vendit, të gjithë i treti në mërgim prej Jerusalemit në Babiloni.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Të gjithë njerëzit e aftë, rreth shtatë mijë, po ashtu edhe farkëtarë e marangozë rreth njëmijë, të gjithë luftëtarët: mbreti i Babilonisë i çoi robër në Babiloni.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Mbreti i Babilonisë e bëri mbret Mataninë në vend të tij. Ishte ungji i Joakinit. Matanisë ia ndërroi emrin dhe e quajti Sedeci.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Hyrje në mbretërimin e Sedecisë në Judë /598-587/
18Kur filloi të mbretërojë Sedecia, kishte njëzet e një vjet. Në Jerusalem mbretëroi njëmbëdhjetë vjet. Emri i nënës së tij ishte Amital. Ishte bija e Jeremisë prej Lobnës.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Bëri ç’është e keqe para syve të Zotit, gjithë si kishte bërë Joakimi.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Zoti vazhdonte të hidhërohej kundër Jerusalemit dhe kundër Judës derisa i largoi prej pranisë së vet. Sedecia pastaj bëri kryengritje kundër mbretit të Babilonisë.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.