Rrethimi i Jerusalemit
1Të nëntin vit të mbretërimit të Sedecisë, në muajin e dhjetë, të dhjetën ditë të muajit, Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, erdhi me tërë ushtrinë e vet para Jerusalemit. E rrethuan në çdo anë dhe u fortifikuan në rrethim.
2Qyteti mbeti i rrethuar dhe i mbyllur deri në të njëmbëdhjetin vit të mbretërimit të Sedecisë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Të nëntën ditë të muajit të katërt u bë uri e madhe, saqë populli i thjeshtë s’kishte as bukë të thatë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4U hap një vrimë në qytet. Atëherë të gjithë luftëtarët ikën e dolën prej qytetit natën nëpër një derë që është nën murin e dyfishtë te kopshti i mbretit, megjithëse kaldenjtë e mbanin rrethimin ngado përreth. Ikën, pra, dhe morën rrugën drejt Arabës.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ushtria e kaldenjve e ndoqi pas mbretin dhe e zunë në fushën e Jerikut, sepse mbarë ushtria e tij u thye e iku duke e lënë mbretin vetëm.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Pasi e kapën, pra, mbretin, e sollën në Reblë, te mbreti i Babilonisë. Ky edhe i caktoi dënimin:
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7djemtë ia vrau ndër sy të tij, pastaj Sedecisë ia nxori sytë, e lidhi në zinxhirë të bronztë dhe e çoi në Babiloni.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Rrënimi i Jerusalemit dhe shpërngulja e dytë e popullit
8Në të pestin muaj, të shtatën ditë të muajit, të të nëntëmbëdhjetit vit të mbretërimit të mbretit të Babilonisë, Nabusardani, koman- danti i rojës trupore, shërbëtori i mbretit të Babilonisë, erdhi në Jerusalem.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Dogji Shtë- pinë e Zotit, pallatin e mbretit dhe të gjitha shtëpitë e Jerusalemit: me zjarr dogji çdo shtëpi.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Mbarë ushtria e kaldenjve që ishte me komandantin e rojës trupore, i rrëzoi muret rrethuese të Jerusalemit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Nabusardani, kryetari i rojës trupore, e shpërnguli me dhunë pjesën tjetër të popullit që kishte mbetur ende në qytet si dhe tradhtarët që kishin kaluar në anën e mbretit të Babilonisë, dhe mbarë popullin tjetër.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12La vetëm disa prej popullit të varfër si vreshtarë e bujq.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Shtyllat e bronzta që ishin në Shtëpinë e Zotit, bazat, detin e bronztë, që ishte në Shtëpinë e Zotit, kaldenjtë i thyen dhe bronzin e të gjithave e çuan në Babiloni.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Gjithashtu morën edhe kusi, lopata, pirunj, thika, kupa, të gjitha enët e bronzta që përdoreshin në shërbesë fetare;
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15po ashtu edhe kemoret e arta dhe spërkatëset e argjendta: gjithçka ishte prej arit ose prej argjendit e mori kryetari i rojës trupore.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Lidhur me dy shtyllat, Detin - që ishte një - dhe me bazat, që i kishte punuar Salomoni për Tempullin e Zotit: pesha e bronzit e të gjitha këtyre enëve nuk mund të matej.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Njëra shtyllë ishte e lartë tetëmbë- dhjetë kute e mbi të kishte kapitelin e lartë pesë kute. Pastaj kishte gërshetin dhe shegat e bronzta mbi kapitel gjithkund përreth që të gjitha të bronzta; të njëjtat stoli i kishte edhe shtylla tjetër.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Kryetari i rojës trupore i mori robër Serajën, priftin e parë, Sofoninë, priftin e dytë dhe tre rojtarët e pragut të Tempullit.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Prej qytetit mori edhe një oborrtar të mbretit, oficer ushtrie, pesë vetë prej atyre që ishin në shërbimin e mbretit e që i gjeti në qytet, sekretarin e kryetarit të ushtrisë që rishtaronte për ushtri djemtë e popullit, si dhe gjashtëdhjetë vetë prej popullit.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Nabusardani, kryetari i rojës trupore të mbretit, i çoi këta në Reblë para mbretit të Babilonisë.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Mbreti i Babilonisë i goditi dhe i vrau në Reblë, në tokën Emat. Kështu populli i Judës qe shpërngulur me dhunë nga vendi i vet.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Godolia, qeveritar i Judës
22Popullit që mbeti në Judë, e kishte lënë në vend, mbreti i Babilonisë Nabukodonosori i vuri për kryetar Godolinë, birin e Ahikamit, të birit të Safanit.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Kur morën vesh kapedanët e të gjitha çetave se Godolia ishte vënë prej mbretit të Babilonisë për qeveritar, shkuan tek ai në Masfë, ata dhe të gjithë njerëzit e tyre. Ishin: Ismaheli, biri i Natanisë, Johanani, biri i Kareesë, Saraja, biri i Tanehumetit netofatas, edhe Jezonia, biri i Mahakatitit, të gjithë këta me shokët e tyre.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Godolia u dha atyre dhe shokëve të tyre këtë zotim me përbetim: “Mos kini frikë të jeni në numrin e shërbëtorëve të kaldenjve. Qëndroni në vendin tuaj e shërbejini mbretit të Babilonisë! Do të jeni mirë.”
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Porse ndodhi që të shtatin muaj erdhi Ismaheli, biri i Natanisë së Elisamës, prej shtëpisë mbretërore, me dhjetë vetë, e goditën Godolinë e ai vdiq, dhe judenjtë e kaldenjtë që ishin me të në Masfë.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Atëherë mbarë populli, i vogël e i madh, dhe kapedanët e çetave u çuan e zbritën në Egjipt prej frikës së kaldenjve.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Falje mbretit Joakin
27Dhe ja, në vitin e tridhjeteshtatë pasi mbreti i Judës, Joakini qe humbur rob, në të dymbëdhjetin muaj, të njëzeteshtatën ditë të muajit, Evilmerodaku, mbreti i Babilonisë, atë vit që u bë mbret, Joakinin, mbretin e Judës, e liroi prej burgut.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Bisedonte me butësi me të dhe i caktoi një karrigë më të lartë se mbretërve të tjerë që ishin me të në Babiloni.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29I ndërroi edhe petkat që i kishte bajtur në burg dhe hante bukë në praninë e tij gjithmonë, në të gjitha ditët e jetës së tij.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30I qenë caktuar edhe mjetet për jetesën e përditshme dhe ato i jepeshin prej mbretit çdo ditë për gjithë jetën e tij.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.