2. LUFTA MOABITE
Mbretëria e Joramit në Izrael /852-841/
1Jorami, biri i Akabit, u bë mbret mbi Izraelin në Samari në vitin e tetëmbëdhjetë të Jozafatit, mbretit të Judës dhe mbretëroi dymbëdhjetë vjet.
2Bëri të keqen në sytë e Zotit, por jo si i ati dhe e ëma, sepse e hoqi gurin e Baalit që kishte punuar i ati.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Porse prapë vazhdoi të qëndrojë e nuk u largua prej mëkatit të Jeroboamit, birit të Nabatit, i cili e bëri Izraelin të mëkatojë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Luftimi i izraelitëve dhe i judenjve kundër moabitëve
4Meza, mbreti i moabitëve, ishte blegtor dhe, si tatim, i jepte mbretit të Izraelit njëqind mijë qengja dhe leshin e njëqind mijë deshve.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Por, kur vdiq mbreti Akab, mbreti i moabitëve u ngrit kundër mbretit të Izraelit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Mu në atë kohë mbreti Joram doli prej Samarisë dhe kaloi nëpër mbarë Izraelin.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Atëherë u nis dhe çoi njerëz tek Jozafati, mbreti i Judës, me këto fjalë: “Mbreti i Moabit më doli dore. A do të vish me mua në luftë kundër Moabit”? Ai u përgjigj: “Do të vij. Kush është imi, është yti, populli im, është populli yt, kuajt e mi, kuaj të tu.”
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8E vazhdoi: “Cilës rrugë do të ngjitemi”? Ai iu përgjigj: “Nëpër shkretëtirën e Idumesë”.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kështu, pra, u nisën mbreti i Izraelit, mbreti i Judës e mbreti i Edomit. Shtatë ditë u endën duke udhëtuar e nuk gjetën ujë as për ushtri as për bagëti që shkonin pas tyre.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Atëherë mbreti i Izraelit tha: “Eheu! Zoti na bashkoi ne tre mbretërit për të na lëshuar në duar të moabitëve”!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Jozafati pyeti: “A ka këtu ndonjë profet të Zotit që përmes tij ta pyesim Zotin”? Një prej shërbëtorëve të mbretit të Izraelit u përgjigj: “Këtu është Elizeu, biri i Safatit, që i qiste Elisë profet ujë duarve”.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Jozafati tha: “Në të është fjala e Zotit”. Shkuan tek ai mbreti i Izraelit, mbreti i Judës e mbreti i Edomit.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Por Elizeu i tha mbretit të Izraelit: “Çka kemi të përbashkët unë e ti? Shko te profetët e tët eti dhe te profetët e sat ëme”! Mbreti i Izraelit i tha: “Jo! Vërtet i bashkoi Zoti këta tre mbretër për ti lëshuar në dorë të Moabit”?
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Atëherë Elizeu i tha: “Pasha jetën e Zotit të ushtrive, të cilit i shërbej, po të mos ishte nderimi që kam për Jozafatin, mbretin e Judës, ty s’do të të kisha pritur as s’do të të kisha shikuar me sy.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Tashti ma sillni një muzikë- tar”. Posa ia filloi muziktari të luajë në veglën muzikore, dora e Zotit zbriti mbi Elizeun.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16I tha: “Kështu thotë Zoti: Hapni sa më shumë gropa në këtë luginë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Sepse kështu thotë Zoti: S’do të shihni as erë as shi e kjo luginë do të mbushet me ujë. Do të pini ju dhe bagëtitë e kafshët tuaja.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Por kjo s’është asgjë në sytë e Zotit: për më tepër Zoti do ta dorëzojë Moabin në duart tuaja.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Do ti shpartalloni të gjitha kalatë, do ti pushtoni të gjitha qytetet e rëndë- sishme, do ti prisni të gjitha pemët frutore, do ti mbyllni të gjitha burimet dhe çdo arë të mirë do ta mbushni me gurë”.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Kështu, pra, në kohën që paraqitet flia, ia behën ujërat prej anës së Edomit. Mbarë tokën e mbuloi uji.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Të gjithë moabitët, posa dëgjuan se kishin ardhur mbretërit për të luftuar kundër tyre, u bashkuan të gjithë ata që mund të ngjeshnin armët - të rinj e pleq - dhe iu ngjeshën kufijve.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Ditën e parë, kur u ngritën - posa kishte lindur dielli mbi ujërat, moabitët panë së kundrualli ujërat e kuqe si të ishin gjak
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23e thanë: “Me siguri që qenka gjak! Paskan luftuar mbretërit kundër njëri-tjetrit e qenkan vrarë me shpatë! Ku e latë, o moabitë! Vraponi në plaçkë”!
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Por kur arritën në fushimin e Izraelit, mbarë Izraeli u sul kundër moabitëve që u kthyen shpinën e ikën. Izraelitët nuk iu ndanë, por i ndoqën moabitët e i vranë.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Ua rrënuan qytetet dhe arat e mira ua prishën duke hedhur secili gurë e duke i mbushur, ua mbyllën burimet e ujërave e ua prenë të gjitha pemët frutore. Kishin mbetur vetëm muret e Cirharesetit. Edhe atë e rrethuan bahetarët dhe e sulmuan.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26E kur mbreti i Moabit pa se s’do të mund tu qëndronte, mori me vete shtatëqind shpatëtarë për t’iu sulur mbretit të Edomit, por nuk ia dolën.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Atëherë e mori djalin e vet të parëli- ndurin, që do të ishte trashëgimtari i tij, dhe mbi murin e qytetit e kushtoi fli shkrumbimi. Kjo gjë u shkaktoi aq neveri izraelitëve, saqë menjëherë u larguan prej andej e u kthyen në tokën e vet.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.