Të gjithë kapitujt

2 i Mbretërve · Kapitulli 4

3. DISA MREKULLI TË ELIZEUT, Vaji i vejushës, etj.

44 vargje

3. DISA MREKULLI TË ELIZEUT

Vaji i vejushës

1Një grua, prej grave të bijve të profetëve, i lutej Ehlizeut e i thoshte: “Shërbëtori yt, burri im, ka vdekur, e ti e di se shërbëtori yt ka qenë njeri që e ka dashtur Zotin. Dhe ja, ka ardhur huadhënësi për të mi marrë dy djemtë e mi për ti bërë skllevër.”

2Elizeu iu përgjigj: “Po çka do që të bëj për ty? Çka ke në shtëpinë tënde? Më trego!” Ajo iu përgjigj: “Shërbëtorja jote s’ka asgjë tjetër në shtëpinë e vet përveç një poçi të vogël me vaj”.

3Ai i tha: “Shko e merr hua prej të afërmve të tu enë të zbrazëta sa më shumë që të mundesh.

4Hyr në shtëpi dhe mbylle derën pas vetes. Kur të jesh brenda ti dhe fëmijët e tu, diko prej tij në to. Secilën enë që ta mbushësh nxirre në një anë”.

5Shkoi, pra, gruaja, e mbylli derën pas vetes e pas fëmijëve të vet. Ata i sillnin enët e ajo i mbushte.

6Kur i mbushi enët, i tha djalit të vet: “Më sill edhe një enë”. Ai iu përgjigj: “Skam më”! Vaji u ndal.

7Gruaja erdhi e i tregoi njeriut të Hyjit. Ai i tha: “Shko e shite vajin e ktheja detyrën huadhënësit tënd, kurse ti e djemtë e tu jetoni me vajin që do t’ju teprojë”.

Elizeu, sunamitja dhe djali i saj

8Një ditë ndodhi që Elizeu të kalojë nëpër Sunam. Ishte aty një grua fisnike dhe kjo e ndali të hajë bukë tek ajo. Që atëherë, gjithsaherë që kalonte atypari, kthehej tek ajo për bukë.

9Ajo i tha burrit të vet: “Me sa shoh unë, ky njeri i Hyjit që kalon shpesh këtupari, është vërtet njeri i shenjtë.

10Po i ndërtojmë një dhomë në tarracë, po i vendosim në të një shtrat, një tavolinë, një ndenjëse dhe një pishtar, që, kur të vijë tek ne, të rrijë atje”.

11Një ditë erdhi ai atje, u ngjit në dhomë dhe pushoi aty.

12Elizeu i tha Gjiezit, shërbëtorit të vet: “Thirre këtë sunamite”. Ky e thirri dhe, kur erdhi ajo,

13Elizeu i tha shërbëtorit: “Thuaji: Ti po kujdesesh shumë për ne. Çfarë do që të bëj edhe unë për ty? A mos e ke ndonjë nevojë e do që të flas një fjalë me mbretin ose me të parin e ushtrisë”? Ajo iu përgjigj: “Jetoj e qetë në mes të njerëzve të mi”.

14Ai tha: “Po çdëshiron që të bëj për të”, E Gjiezi tha: “E, mos pyet, nuk ka fëmijë dhe burri i saj është i moshuar”.

15Atëherë Elizeu i urdhëroi ta thërriste. Kjo pasi e thirrën, erdhi e qëndroi para derës.

16Elizeu i tha: “Në këtë kohë, sot një vjet, djalin do ta shtrëngosh në parzmin tënd”! Por ajo u përgjigj: “Jo, zotëria im, jo, mos e gënje shërbëtoren tënde, o njeri i Hyjit”!

17Por gruaja me të vërtetë ngjizi dhe vitin e dytë po në atë kohë, lindi djalin, ashtu siç i tha Elizeu.

18Fëmija u rrit dhe një ditë doli të shkonte tek i ati ndër korrtarë.

19I tha tet: “Koka ime! Koka ime”! Ai i tha shërbëtorit: “Merre djalin e çoje tek e ëma. ”.

20E mori dhe e çoi tek e ëma. Ajo e mori djalin në prehër dhe e mbajti ashtu deri në mesditë dhe atëherë i vdiq.

21Ajo u ngjit dhe e vendosi djalin në shtratin e njeriut të Hyjit dhe e mbylli derën. Doli jashtë,

22e thirri burrin e vet dhe i tha: “Çoje, po të lutem, me mua njërin prej shërbëtorëve dhe gomaricën që të vrapoj deri te njeriu i Hyjit dhe do të kthehem”.

23Ai i tha: “Pse po shkon sot? S’është as hëna e re as e shtunë!” Ajo iu përgjigj: “Lametë- nzonë”!

24E shaloi gomaricën dhe i urdhëroi shërbëtorit: “Prij e grahu këmbëve! Mos u ndal askund pa të thënë unë”.

25U nis pra, dhe arriti te njeriu i Hyjit në malin e Karmelit. Kur e pa së kundrualli njeriu i Hyjit, i tha Gjiezit, shërbëtorit të vet: “Ja, po vjen ajo sunamitja.

26Shpejto dili përpara dhe thuaj: A je mirë ti? Si është burri dhe si e ke djalin”? Ajo iu përgjigj: “Mirë”!

27Por kur arriti te njeriu i Hyjit në mal, ra përmbys te këmbët e Elizeut dhe ia pushtoi. Gjiezi u afrua për ta larguar, por njeriu i Hyjit i tha: “Mos e luaj, se e paska shpirtin në pikëllim të madh e Zoti ma ka fshehur mua e nuk më ka treguar”.

28Ajo i tha: “Vallë, a kam kërkuar unë djalë prej imzotit? Pse, a nuk të pata thënë: Mos luaj me mua!?”

29Elizeu i tha Gjiezit: “Shtrëngo ijët e tua, merre shkopin tim dhe nisu! Nëse takon një njeri, mos e përshëndet; nëse të përshëndet kush, mos iu përgjigj. Vër shkopin tim mbi djaloshin”.

30Porse nëna e fëmijës tha: “Pasha Zotin e gjallë e pasha jetën tënde, nuk të lëshoj”. Ai u ngrit dhe shkoi me të.

31Gjiezi kishte shkuar përpara dhe e kishte vënë shkopin përmbi fëmijën, por fëmija s’kishte dhënë zë as shenja jete. U kthye ta takojë dhe i tha: “Djaloshi nuk u zgjua”!

32Elizeu hyri në shtëpi dhe, ja, fëmija i vdekur ishte vig në shtratin e tij.

33Hyri dhe e mbylli derën pas vetes e djaloshit dhe iu lut Zotit.

34Hipi në shtrat dhe ra përmbi djaloshin, gojën e vet e vuri në gojën e djaloshit, sytë e vet mbi sytë e tij, duart e veta mbi duart e tij dhe u shtri mbi të. Trupi i djaloshit u nxeh.

35Atëherë u ngrit dhe eci nëpër dhomë andej-këndej, ra përsëri në shtrojë dhe u shtri përmbi fëmijën. Djaloshi teshi shtatë herë dhe i hapi sytë.

36Elizeu e thirri Gjiezin dhe i tha: “Thirre sunamiten”! Ai e thirri. Kur erdhi tek Elizeu, ky i tha: “Merre djalin tënd”!

37Ajo u afrua, ra përmbys te këmbët e tij dhe e nderoi me fytyrë përdhe. E mori djalin e vet e doli jashtë.

Kusia e helmuar

38Elizeu u kthye në Galgalë. Vendin e kishte kapur uri e madhe. Bijtë e profetëve banonin tek ai. Elizeu i tha sherbëtorit të vet: “Vëre kusinë e madhe e ziej diçka për të ngrënë bijtë e profetëve”.

39Njëri prej tyre doli në fushë për të mbledhur barishte të egra. Gjeti një pemë kacavjerrëse si hardhi e egër dhe mblodhi prej saj fruta të idhëta. Me to e mbushi leshnikun e vet, u kthye dhe i thërmoi në kusi: por nuk dinte se çishin.

40Pastaj ua zbrazën njerëzve që të hanë. Kur e kërkuan hajen, bërtitën e thanë: “Vdekja në kusi, njeri i Hyjit”! Dhe nuk mundën të hanin.

41Elizeu u tha: “Më sillni miell”! Kur ia sollën, e qiti në kusi e tha: “Zbrazu njerëzve le të hanë”! Dhe në kusi s’pati më asgjë të keqe.

Shumëzimi i bukëve

42Erdhi një njeri prej Baalsalisës dhe i solli njeriut të Hyjit bukë të fryteve të para: njëzet bukë elbi dhe grurë të ri në duqet e veta. Elizeu tha: “Ndaju njerëzve të hanë”!

43Shërbëtori iu përgjigj: “Si tua vë para këto njëqind njerëzve”? Por ai i tha sërish: “Jepi popullit të hajë! Sepse kështu thotë Zoti: Do të hanë dhe to tu teprojë!”

44Ua shtroi, pra, dhe ata hëngrën dhe u teproi sipas fjalës së Zotit.