1Por Elizeu iu përgjigj: “Dëgjojeni fjalën e Zotit: Kështu thotë Zoti: Nesër po në këtë kohë në derë të Samarisë një masë endë mielli do të jetë një sikël, kurse dy masë elbi do të kushtojnë një sikël”.
2Prijësi, mbi krahun e të cilit mbështetej mbreti, u përgjigj e i tha njeriut të Hyjit: “Po si jo! Zoti Tani hap dritare në qiell! A mund të ndodhë një gjë e tillë”? Elizeu iu përgjigj: “Me sy të tu do të shohësh, por ti nuk do të hash”!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Zbulohet fushimi i braktisur i sirianëve
3Para derës së qytetit ishin katër njerëz të gërbulur. Ata i thanë njëri-tjetrit: “Pse qëndrojmë këtu derisa të vdesim?
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Nëse do të hyjmë në qytet, do të vdesim urie, nëse qëndrojmë këtu, prapë na duhet të vdesim. Të çohemi e të shkojmë në fushimin e sirianëve! Nëse do të na falin, do të jetojmë, po nëse na vrasin, të vdekur se të vdekur”!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5U çuan, pra, në mbrëmje për tu futur në fushimin e sirianëve. Arritën buzë fushimit të sirianëve, kur atje - askush!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Zoti kishte bërë të dëgjohej në fushimin e sirianëve një krismë karrocash, kuajsh dhe zhurmë të një ushtrie të madhe. Sirianët i thanë njëri-tjetrit: “Mbreti i Izraelit paska marrë me pagë mbretin e hetenjve e të egjiptianëve për të luftuar kundër nesh”.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Kështu, pra, u çuan e ikën natën pa hënë, lanë çadra, kuaj, gomarë edhe fushimin ashtu siç ishte, e ikën për të shpëtuar disi vetëm jetën.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Kështu, kur erdhën ata të gërbulur buzë fushimit, hynë në njërën tendë dhe hëngrën e pinë. Morën pastaj argjend, ar e petka e shkuan e i fshehën. U kthyen sërish në një tjetër tendë dhe morën edhe prej andej po ashtu ç’u gjetën dhe i fshehën.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Përfundimi i rrethimit dhe i urisë
9I thanë njëri-tjetrit: “Sjemi duke punuar drejt. Kjo ditë është ditë sihariqi e ne po heshtim. Nëse nuk lajmërojmë deri në mëngjes, do të jemi fajtorë. Ejani të shkojmë e të lajmërojmë në pallatin e mbretit”.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Kur arritën, thirrën derëtarët e qytetit dhe u thanë: “Kemi shkuar në fushimin e Sirisë dhe nuk kemi gjetur njeri të gjallë, por vetëm kuaj e gomarë të lidhur dhe tendat e lëshuara”.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Derëtarët atëherë thirrën brenda qytetit dhe lajmi shkoi në pallatin mbretëror.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Mbreti u ngrit natën e u tha shërbëtorëve të vet: “Po ju vë në dijeni se çsynojnë kundër nesh sirianët. E dinë se vuajmë nga uria, prandaj e kanë lëshuar fushimin e na kanë vënë pritat në fushë. Ata kanë pleqëruar: Kur të dalin nga qyteti, do ti kapim gjallë dhe kështu do të hyjmë në qytet”.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Njëri prej oficerëve të tij iu përgjigj: “Po i marrim pesë kuajt që kanë mbetur në qytet. Po i gjetka ata çka do ta gjejë mbarë Izraelin që po shihet se po merr fund. Po i çojmë, pra, e po shohim”.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Atëherë i morën dy karroca me kuaj e mbreti i dërgoi pas ushtrisë siriane e u tha: “Shkoni e shikoni”!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Ata shkuan pas tyre deri në Jordan. Kur ç’të shohësh, mbarë rruga ishte plot petka e enë që sirianët i kishin hedhur rrugës duke ikur. Lajmëtarët u kthyen dhe i treguan mbretit.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Mbarë populli doli dhe e plaçkiti fushimin sirian. Dhe një masë endë mielli u bë dy sikla e dy masë elbi një sikël sipas fjalës së Zotit.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Mbreti ia kishte besuar rojën e derës së qytetit atij oficeri, në krahun e të cilit mbështetej. Porse populli e shtypi duke e shkelur në derë dhe vdiq sipas fjalës së njeriut të Hyjit, që ia tha kur mbreti zbriti tek Elizeu.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18E njëmend ndodhi sipas fjalës së njeriut të Hyjit që ia tha mbretit, kur i tha: “Dy masë elbi një sikël e një masë endë mielli do të kushtojë neser në këtë kohë në derë të Samarisë vetëm një sikël”;
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19atëherë prijësi iu përgjigj njeriut të Hyjit e i tha: “Po edhe nëse Zoti hap dritare në qiell, a thua mund të ndodhë çfarë po thua ti?!” e Elizeu i pati thënë: “Mirë, pra! Ti do ta shikosh këtë gjë me sytë e tu, por nuk do të hash”!
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Ndodhi, pra, krejtësisht ashtu siç i qe parakallëzaur, populli e shkeli në derë dhe ai vdiq.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.