Sakica e humbur dhe e gjetur
Sakica e tretur dhe e gjetur
1Bijtë e profetëve i thanë Elizeut: “Vendi ku rrimë pranë teje është tepër i ngushtë për ne.
2Po shkojmë deri në Jordan dhe secili do të marrë nga një lëndë e po ndërtojmë një godinë për të ndenjur”. Ai u tha: “Hajtni”!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Por njëri prej tyre i tha: “Eja edhe ti me ne, shërbëtorët e tu”. përgjigj: “Po vij”.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Dhe shkoi me ta. Si mbërritën te Jordani, zunë e po prisnin lëndë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Por ndodhi që, ndërsa njëri po priste drurin, i ra sakica në ujë. Ai bërtiti: “Hoh, more, o Imzot! Po edhe e kam marrë hua, se”!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6E njeriu i Hyjit e pyeti: “Ku ra”? Ai i tregoi vendin. Elizeu mori një copë dru, e hodhi në atë vend, dhe ja, sakica doli mbi ujë!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7I tha: “Merre”! Ky shtriu dorën dhe e mori.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4. LUFTËRAT SIRIANE
Elizeu zë rob tërë një njësi ushtarake
8Mbreti i Sirisë luftonte kundër Izraelit. U këshillua me shërbëtorët e vet e tha: “Në këtë vend e në këtë vend le ti vëmë pritat”!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Njeriu i Hyjit dërgoi ti thoshin mbretit të Izraelit: “Ruaj se kalon nëpër atë vend, se sirianët i ke në pritë”.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Mbreti i Izraelit dërgoi njerëzit e vet për të hetuar vendin e treguar prej njeriut të Hyjit. Kështu ky e vinte në dijeni e mbreti ruhej. Kjo ndodhi jo një herë e dy herë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Zemra e mbretit të Sirisë u shqetësua fort për këtë punë, i thirri shërbëtorët e vet e i pyeti: “Pse nuk më tregoni kush është tradhtari im te mbreti i Izraelit”?
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Njëri prej shërbëtorëve të tij i tha: “Askush, imzot mbret, por Elizeu profet që është në Izrael, i tregon mbretit të Izraelit të gjitha fjalët që ti i flet në dhomën tënde të fjetjes”.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Ai tha: “Shkoni e shihni ku gjendet që të dërgoj njerëz për ta kapur”. E lajmëruan e i thanë: “Ja, është në Dotain”!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Mbreti dërgoi atje kuaj, karroca e njësi të fortë ushtarësh. Këta shkuan natën dhe e rrethuan qytetin.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Në mëngjes herët u ngrit shërbëtori i njeriut të Hyjit, doli jashtë dhe përreth qytetit pa ushtrinë, kuaj e karroca dhe njoftoi Elizeun e i tha: “Eheu, imzot, e ç’të bëjmë tani”?
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Ai iu përgjigj: “Mos ki frikë! Shumë më shumë janë me ne se me ta. ”.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Atëherë Elizeu u lut e tha: “Hapja, o Zot, këtij sytë që të shohë”! Zoti ia hapi sytë shërbëtorit, dhe ja, përreth Elizeut mali ishte plot me kuaj e karroca zjarri.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Ndërkaq armiqtë zbritën drejt Elizeut që po i lutej Zotit: “Godite, po të lutem, këtë gjindje me verbësi”! E zoti i goditi që të mos shohin sipas kërkesës së Elizeut.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Elizeu u tha: “Nuk është kjo rruga as s’është ky qyteti. Ejani pas meje e do t’ju tregoj njeriun që kërkoni”. Kështu u priu dhe i çoi në Samari.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Pasi hynë në Samari, Elizeu tha: “O Zot, hapu sytë këtyre njerëzve që të shohin”. Zoti ua hapi sytë dhe atëherë panë se ishin në mes të Samarisë.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Kur i pa mbreti i Izraelit, i tha Elizeut: “A ti vras, im atë”?
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Por ai i tha: “Mos i godit! Sepse as ata që i zë rob me shpatën tënde dhe me harkun tënd, nuk i vret. Nxirr para tyre bukë e ujë! Le të hanë e lë të pinë dhe lë të kthehen te zotëria i vet”.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Mbreti u përgatiti darkë të madhe. Hëngrën e pinë dhe i nisi të shkonin. Ata kthyen te zotëria i tyre. Çetat e sirianëve nuk erdhën më në tokën e Izraelit.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Uria në Samarinë e rrethuar
24Por, pas këtyre ngjarjeve, ndodhi që Benadadi, mbreti i Sirisë, të bashkojë mbarë ushtrinë e vet. E sulmoi Samarinë dhe e vuri nën rrethim.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Në Samari u bë uri e madhe e rrethimi zgjati aq, sa një kokë gomari kushtonte tetëdhjetë sikla të argjendtë dhe e katërta pjesë e kabit të glasave të pëllumbave pesë sikla argjendi.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Ndërsa mbreti po kalonte nëpër mure, një grua thirri: “Ndore tënde, Imzot, o mbret”!
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Mbreti iu përgjigj: “Bjeri ndore Zotit! Sepse si mund të të ndihmoj unë? Prej lëmës apo prej shtrydhësit”?! E mbreti vazhdoi: “Çfarë kërkon?” Ajo u përgjigj:
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28”Kjo grua më tha: Bjere ta hamë sot djalin tënd e neser do të hamë djalin tim.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29E ziem, pra, djalin tim dhe e hëngrëm. Të nesërmen unë i thashë: Bjere djalin tënd që ta hamë. Por kjo e fshehu djalin e vet”.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Kur i dëgjoi mbreti këto fjalë, i shqeu petkat e veta. Ndërsa po kalonte mbi mure, populli vuri re se kishte ngjeshur mbi mish grathoren.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Ai tha: “More, kështu e kështu e edhe më zi ma bëftë Zoti, nëse do ti mbetet sot pa iu shkurtuar koka Elizeut, birit të Safatit”.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Elizeu kumton mbarimin e menjëhershëm të urisë
32Elizeu po rrinte në shtëpinë e vet. Me të ishin edhe pleqtë. Mbreti kishte dërguar përpara një njeri. Por, para se të arrinte kasneci, Elizeu u tha pleqve: “A nuk e dini se biri i vrastarit ka dërguar njeriun për të ma shkurtuar kokën? Kujdes, pra! Kur të vijë kasneci, mbylleni derën e mos e lini të hyjë. Ja, po dëgjoj krismën e këmbëve të zotërisë së tij pas tij”!
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Dhe, ndërsa ai ende po fliste, ia behu mbreti që ishte nisur tek ai. Mbreti tha: “Ja, gjithë kjo e keqe e madhe vjen prej Zotit! Çfarë të pres më prej Zotit”?
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.