VIII. Karkalecat
1Atëherë Zoti i tha Moisiut: »Hyr te faraoni! Unë e bëra gur zemrën e tij e zemrën e shërbëtorëve të tij që t’i bëj ndër ta këto mrekulli të mia,
2që të mund t’ia tregosh djalit tënd dhe nipave të tu sa herë i shtrëngova egjiptianët e sa mrekulli bëra kundër sish, që ta dini se unë jam Zoti.«
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Hynë, pra, Moisiu dhe Aroni te faraoni dhe i thanë: »Kështu thotë Zoti, Hyji i hebrenjve: ‘Deri kur nuk do të më nënshtrohesh? Lëshoje popullin tim të më bëjë fli!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Por nëse kundërshton dhe nuk do ta lëshosh: ja, unë nesër do t’i sjell karkalecat brenda kufijve të tu.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ata do ta mbulojnë sipërfaqen e tokës aq sa as trualli nuk do të shihet: do të përpijnë gjithçka që mbeti pas breshrit; do t’i zhveshin të gjitha lëndët që bulojnë në fushë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Do t’i mbushin shtëpitë e tua, shtëpitë e shërbëtorëve të tu dhe të të gjithë egjiptianëve, një mori që kurrë nuk e panë as etërit dhe të parët e tu, qysh se u zu froni i tyre e deri në ditën e sotme.’« Ia ktheu shpinën dhe doli prej faraonit.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Faraonit i thanë shërbëtorët e tij: »Deri kur do ta durojmë këtë kurth? Lëshoj njerëzit t’i bëjnë fli Zotit, Hyjit të tyre! A nuk po sheh se do të mbarojë Egjipti?«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Çuan dhe i thirrën Moisiun e Aronin. Faraoni u tha: »Shkoni e flijoni Zotit, Hyjit tuaj! Kush janë ata që duhet të shkojnë?«
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Moisiu tha: »Do të shkojmë me fëmijët dhe me pleqtë tanë: me djem e me vajza, me bagëti të imëta e me bagëti të trasha: ne kemi festën e Zotit!«
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ai u përgjigji: »Ashtu e paçi në ndihmë Zotin, siç do t’ju lëshoj unë të shkoni me fëmijët tuaj! Kush dyshon se ju nuk mendoni zi e më zi?
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Jo, s’do të bëhet ashtu! Por, shkoni vetëm ju burrat e bëni fli Zotit! Po këtë ju edhe vetë e kërkuat!« Dhe menjëherë i qitën jashtë prej pranisë së faraonit.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Atëherë Zoti i tha Moisiut: »Shtrije dorën tënde mbi Egjipt që të vijnë karkalecat, ta mbulojnë atë dhe le ta hanë krejt barin: gjithçka shpëtoi prej breshrit.«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Moisiu e shtriu shkopin përmbi dheun e Egjiptit dhe Zoti e solli erën e ngrohtë gjithë ditën e gjithë natën. Kur zbardhi drita, era djegëse i ngrehi në ajër karkalecat.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ata e mbuluan skaj më skaj mbarë dheun e Egjiptit dhe u lëshuan me shumicë të atillë që s’qenë parë deri në atë kohë dhe nuk do të shihen as në të ardhmen.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15E mbuluan tërë sipërfaqen e tokës dhe e nxinë tokën. Kështu, pra, e përpinë të gjithë barin e tokës, të gjitha frutat e pemëve që kishin shpëtuar prej breshrit: nuk shpëtoi asgjë e blertë as në lëndë as në bar në mbarë dheun e Egjiptit.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Për këtë arsye faraoni thirri me nxitim Moisiun e Aronin dhe u tha: »Mëkatova kundër Zotit, Hyjit tuaj, dhe kundër jush!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Por, tash ma falni mëkatin edhe këtë herë dhe lutuni Zotit, Hyjit tuaj, të ma heqë së paku këtë shuplakë vdekjeprurëse.«
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Moisiu, si u largua prej faraonit, iu lut Zotit,
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19i cili çoi një erë shumë të fortë prej perëndimit që i përmblodhi karkalecat dhe i hodhi në Detin e Kuq: s’mbeti pasha një në mbarë dheun e Egjiptit.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Por Zoti e guroi zemrën e faraonit dhe ky nuk i lëshoi bijtë e Izraelit.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
IX. Errësirat
21Atëherë Zoti i tha Moisiut: »Çoje dorën tënde drejt qiellit dhe le të bjerë terri mbi dheun e Egjiptit, terr aq i dendur sa të mund të preket!«
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Moisiu e çoi dorën drejt qiellit dhe ra një errësirë e tmerrshme për tri ditë rresht mbi mbarë dheun e Egjiptit.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Askush nuk mundi ta shohë askënd për tri ditë dhe askush s’luajti për ato ditë prej vendit. Kurse, gjithkund ku banonin bijtë e Izraelit, ishte dritë!
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Atëherë faraoni e thirri Moisiun e Aronin dhe u tha: »Shkoni e bëni fli Zotit! Lini vetëm bagëtitë e imëta e të trasha, kurse fëmijët tuaj, le të vijnë me ju!«
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Moisiu i tha: »Po edhe të na i jepshe ti kushtet dhe flitë e shkrumbimit për t’ia kushtuar Zotit, Hyjit tonë,
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26megjithatë edhe grigjat tona duhet të vijnë me ne. Nuk do të mbetë prej tyre asnjë këmbë e vetme berri, sepse prej tyre do të marrim, sa është e domosdoshme për kultin e Zotit, Hyjit tonë. Aq më tepër kur nuk dimë se çka duhet të flijohet, derisa të arrimë në vendin e caktuar.«
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Zoti e guroi zemrën e faraonit dhe ai nuk deshi t’i lëshojë.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Atëherë faraoni i tha: »Largohu këndej! Ruaju se më del më para sysh! Kurdo që do të marrësh guxim të dalësh para meje, do të vdesësh!«
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Moisiu i përgjigji: »Mirë e ke! S’do ta shohë më kurrë fytyrën tënde!«
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.