Prej Etamit deri te Deti i Kuq
1Zoti i tha Moisiut:
2»Thuaju bijve të Izraelit le të kthehen dhe le të ngulin tëbanishtën para Fihahirotit që është ndërmjet Magdolit dhe detit kundruall Beelsefonit. Përballë tij zini vend në breg të detit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Faraoni do të mendojë për bijtë e Izraelit: ‘Po enden këndej andej; i ka zënë në kocë shkretëtira’!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Do t’ia nguroj zemrën dhe ai do t’i ndjekë dhe do ta dëftoj madhërinë time në faraonin dhe në mbarë ushtrinë e tij. Do ta shohin egjiptianët se unë jam Zoti.« Ata bënë ashtu.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Egjiptianët ndjekin izraelitët
5E lajmëruan mbretin e egjiptianëve se populli ishte larguar. Atëherë faraoni dhe ministrat e tij ndërruan mendimin lidhur me popullin e Izraelit dhe thanë: »Çfarë bëmë ashtu? I lamë të shkojnë izraelitët e të mos na shërbejnë!«
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6I mbrejti kuajt në karrocë dhe e mori popullin e vet me vete.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Mori gjashtëqind karroca të zgjedhura dhe të gjitha karrocat e Egjiptit me luftëtarë në çdo karrocë lufte.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Zoti e nguroi zemrën e faraonit, mbretit të Egjiptit, dhe i përndoqi bijtë e Izraelit, që kishin dalë me dorë të lartësuar.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Egjiptianët i ndoqën dhe i hetuan të tëbanishtuar në bregun e detit. Arritën kuajt e karrocat e faraonit, kalorësit dhe ushtritë e tij në Fihahirot, kundruall Beelsefonit.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Si po afrohej faraoni, bijtë e Izraelit i çuan sytë dhe i panë egjiptianët se po i ndjekin. U trembën për së tepërmi dhe e thirrën në ndihmë Zotin.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Moisiut i thanë: »Vallë, a nuk kishte varreza në Egjipt që na solle të vdesim në shkretëtirë? Po përse bëre kështu që na nxore nga Egjipti?
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12A nuk po del tash fjala që ta thonim në Egjipt: ‘Na u hiq qafe! Do t’u shërbejmë egjiptianëve! Ishte shumë më mirë t’u shërbejmë atyre se të vdesim në shkretëtirë!«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Por Moisiu i tha popullit: »Mos kini frikë! Ngulni e shikoni se si sot do t’ju shpëtojë Zoti! Unë po ju them, këta egjiptianë që ju sot po i shikoni, kurrë e për këtë jetë s’do t’i shihni më!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Për ju do të luftojë Zoti! Mos u shqetësoni!«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kalimi i detit
15Zoti i tha Moisiut: »Përse po lëshon klithma kah unë? Urdhëroju bijve të Izraelit të nisen!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Ndërkaq, ti çoje shkopin tënd dhe shtrije dorën tënde përmbi det e ndaje, kështu që bijtë e Izraelit të kalojnë për midis të detit nëpër terik.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Unë do t’ua guroj zemrën egjiptianëve që t’ju përndjekin. Unë do ta dëftoj madhërinë time në faraonin e në mbarë ushtrinë e tij, në karroca dhe në kalorës të tij.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Kështu egjiptianët do ta kuptojnë se unë jam Zoti, kur të jem madhëruar në faraonin, në karrocat e kalorësit e tij.«
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Engjëlli i Hyjit, që u printe çetave të Izraelit, doli pas tyre, po ashtu me të edhe shtylla e resë, prej përpara doli prapa.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Zuri vend ndërmjet ushtrisë së egjiptianëve e të izraelitëve. Reja ishte e errët për egjiptianë, kurse izraelitëve ua ndriçonte natën. Kështu nuk mundën t’i afrohen njëri-tjetrit krejt natën.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Atëherë Moisiu e shtriu dorën mbi det. Zoti e shtyri gjithë natën detin me anë të një ere të fortë e të nxehtë dhe e thau: ujërat u ndanë.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Bijtë e Izraelit hynë për midis të detit nëpër terik: sepse uji ishte bërë pothuajse mur në të djathtë e në të majtë të tyre.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Edhe egjiptianët, që po i ndiqnin, hynë pas tyre, mbarë kaloria e faraonit, karroca e tij e kalorësit në midis të detit.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Kishte ardhur koha e rojës së mëngjesit dhe, ja, Zoti ia lëshoi një sy prej shtyllës së zjarrit e të resë ushtrisë së egjiptianëve, e pështjelloi,
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25ia frenoi rrotat e karrocave saqë mezi mund të lëviznin. Atëherë thanë egjiptianët: »Të ikim prej izraelitëve! Zoti po lufton për ta kundër nesh!«
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Zoti i tha Moisiut: »Shtrije dorën mbi det: ujërat le të hidhen mbi egjiptianët, mbi karroca dhe kalorës të tyre.«
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Kur Moisiu e shtriu dorën drejt detit, në mëngjes, herët, deti u kthye në vendin e mëparshëm. Egjiptianët, duke u munduar të ikin, ujërat u vinin drejt tyre. Kështu Zoti i mbuloi me tallaze në midis të detit.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Ujërat u kthyen dhe i mbuluan karroca e kalorës të mbarë ushtrisë së faraonit, të cilët për të ndjekur izraelitët kishin hyrë në det. S’shpëtoi prej tyre as një për be!
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Kurse bijtë e Izraelit kishin udhëtuar midis të detit për terik dhe ujërat për ta ishin bërë si mur në të djathtë e në të majtë të tyre.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Po në këtë ditë Zoti e shpëtoi Izraelin prej duarve të egjiptianëve. I panë egjiptianët e vdekur përmbi bregun e detit
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31dhe dorën e fortë që e ushtroi Zoti kundër egjiptianëve. Populli i dha nderim Zotit, e vuri besimin e vet në Zotin dhe në Moisiun, shërbëtorin e tij.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.