1Nëse zihet vjedhësi duke thyer shtëpinë ose duke biruar murin e varrohet dhe prej varrës vdes, vrasësi nuk bie në gjak.
2Por nëse e bënë këtë pasi të ketë lerë dielli, bie në gjak. Vjedhësi le të kthejë gjithçka plotësisht. Nëse nuk ka me çka të kthejë, le të shitet për vjedhje.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Po u gjet tek ai bagëtia e gjallë, që e vodhi - bagëti e trashë ose bagëti e imët - le të kthejë dyfish.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Rregulloret për dëmshpërblim
4Kur ndokush e përdor për kullotë ndonjë arë të veten ose ndonjë vresht, e i lëshon bagëtitë e veta të kullotin arën e një tjetri, le të kthejë pikë për pikë prej arës së vet frytet e dëmtuara, po në qoftë se ia ka përmbysur krejtësisht, le t’ia kthejë me çfarë ka më të mirë nga ara e vet ose nga vreshti i vet.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kush e ndez zjarrin dhe ferrat kapin e prej tij digjet drithi në duaj, në kallëz ose në arë, ai që e ndezi zjarrin le ta paguajë dëmin.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kur ndokush i lë te ndonjë mik për t’ia ruajtur paratë ose gjëra të tjera dhe, i vidhen atij tek i cili qenë lënë në rojë, nëse gjendet vjedhësi, le të kthejë dy herë aq.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Po s’u gjet vjedhësi, i zoti i shtëpisë le të afrohet te Hyji dhe le të betohet se nuk ka vënë dorë në gjënë e të afërmit të vet.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Në çdo rast dëmtimi qoftë lidhur me gjedh, me gomar, me bagëti të imët ose me veshje, ose çfarëdo tjetër që sjell farë dëmi, nëse ndokush thotë: »Ky është«, të dy le të qiten para Hyjit e, ai, të cilin Hyji ta dënojë, le t’i kthejë të afërmit dyfishin.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kur ndokush ia lë të afërmit në rojë gomarin, kaun, delen ose edhe cilëndo bagëti e cof ose thyen qafën ose rrëmbehet prej armikut, por askush nuk e sheh,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10beja e bërë para Zotit se nuk e ka shtrirë dorën mbi gjënë e shokut le ta ndajë çështjen ndër të dy; pronari le të kënaqet me benë e ai të mos detyrohet ta kthejë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Po u vërtetua se e ka vjedhur, le ta kthejë,
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12nëse e ka shqyer egërsira, le ta sjellë të shqyerën për dëshmi e s’ka detyrë ta kthejë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Kur dikush e huajon prej të afërmit të vet ndonjë kafshë e kjo ose gjymtohet apo cofë pa qenë aty pronari, e ka për detyrë ta paguajë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Po i ndodhi kjo në praninë e pronarit, nuk e ka për detyrë t’ia paguajë, por po qe se ka qenë e huajuar me pagesë, atëherë të marrë pagën.«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Dhunimi i virgjërës
15Kur ndokush e ngashnjen një vajzë virgjër, e ajo nuk është e fejuar dhe fle me të, le të japë për të çmimin martesor e le ta marrë për grua.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Por po qe se i ati i virgjërës nuk dëgjon t’ia japë, ngashnjyesit i duhet të japë për të shumën e parave që kërkohen për pajën martesore të vajzës.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ligje morale e religjioze
17Mos lejo të jetojë magjistarja!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Kush të bjerë me shtazë, le të vritet.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Kush u flijon idhujve - përveç një të vetmit Zot - le të vritet.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Mos e shfrytëzo as mos e shtyp të huajin, sepse edhe ju qetë të huaj në dheun e Egjiptit.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Mos e dëmtoni vejushën as bonjakun.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Nëse do t’i nëpërkëmbëni, ato do të kërkojnë ndihmë prej meje e unë do ta dëgjoj ankimin e tyre.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Atëherë hidhërimi im do të ndizet flakë e do t’ju pres me shpatë. Gratë do t’ju mbesin të veja e fëmijët bonjakë.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Nëse do t’i huajosh para ndokujt prej skamnorëve të popullit tim, që është me ty, mos u sill me të si t’i ishe kamatar: mos i merrni kamatë.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Nëse për peng ia ke marrë të afërmit tënd gunën, ktheja para perëndimit të diellit.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Sepse ajo është i vetmi petk me të cilin e mbështjell trupin dhe s’ka tjetër në të cilin të bjerë të flejë. Nëse ankohet para meje, do ta dëgjoj, sepse kam dhembshuri.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Mos e shaj Hyjin e mos fol keq për prijësin e popullit tënd.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Frytet e para të parëlindurit
28Mos vono me flijimin e të ardhurave të lëmës e të verës. Mua ma jep të parëlindurin e djemve të tu.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Po kështu vepro edhe me bagëti të trasha e të imëta: shtatë ditë le të rrijë me t’ëmën e të tetën ditë ma jep mua.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Ju do të jeni për mua njerëz të shenjtë: mos e hani mishin e kafshëve të shqyera në fushë prej egërsirës, por qitjani qenve.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.