Banesa. Pëlhurat dhe mbuloja
1»Kurse Banesën punoje kështu: punoji dhjetë koltrina me pëlhurë liri të tjerrë ngjyrë viollce, të kuqe e të kuqe të mbyllur të qendisura me figura kerubinësh artistikisht.
2Gjatësia e njërës pëlhurë: njëzet e tetë kutë; gjerësia katër kutë e njërës pëlhurë; masa e njëjtë e të gjitha koltrinave.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Pesë koltrina le të bashkohen njëra me tjetrën, e pesë tjerat po ashtu duhet të bashkohen njëra me tjetrën.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Punoji edhe vjegëzat prej leshit ngjyrë viollce në kindin e njërës koltrinë në fund në vend ku përpiqen, po kështu puno edhe në koltrinën tjetër në kindin ku duhet të përpiqen.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Punoji pesëdhjetë vjegëza në kindin e njërës koltrinë e pesëdhjetë vjegëza në kindin e koltrinës së tjetër. Vjegëzat le të punohen njëra kundrejt tjetrës.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Punoji edhe pesëdhjetë komçarë ari, me të cilët do të lidhen pëlhurat e koltrinave, që Banesa të bëhet një tërësi.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Punoj edhe njëmbëdhjetë çulla me lesh dhish për Tendën mbi Banesën.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Gjatësia e çullit të jetë tridhjetë kutë, kurse gjerësia të jetë katër kutë; të gjithë çullat të kenë të njëjtën masë.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Përpiqi pesë çulla veçmas e pastaj edhe gjashtë të tjerët veçmas, por ashtu që çulli i gjashtë të bëhet dyfish në ballë të Tendës.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Punoj pesëdhjetë vjegëza në buzë të çullit të fundit në vend të përpjekjes të të parit e pesëdhjetë në buzë të çullit në vend të përpjekjes së tjetrit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Punoji edhe pesëdhjetë komçarë bronzi, me të cilët të mbërthehen vjegëzat që prej të gjithëve të bëhet Banesa një tërësi.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12E sa tepron prej çullave të përgatitur për mbulojë, d.m.th. një çull i dyfishuar, me gjysmën e tij mbuloje pjesën e sprasme të Banesës;
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13një kut që tepron në njërën anë e një kut që tepron në anën tjetër për gjatësi të çullave të Tendës, le të bien mbi dy krahët e Banesës për ta mbrojtur nga njëra anë e nga ana tjetër.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Punoje mandej edhe një mbulesë tjetër për Banesën. Të jetë prej lëkurave të regjura e të ngjyrosura kuq deshësh dhe edhe një mbulesë tjetër me lëkura delfinësh.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Lënda drusore
15Prej drurit të akacies punoji dërrasat pingule të Banesës.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Secila të jetë e gjatë dhjetë kutë dhe e gjerë një kut e gjysmë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Çdo dërrasë t’i ketë dy kunja me të cilët të lidhet dërrasa me dërrasë; kështu punoj të gjitha dërrasat e Banesës.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Këso dërrasash të jenë për krahun e jugut që kthen prej mesditës njëzet.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Për ta shkrij dyzet fundra argjendi, dy baza për dy kunjat e dërrasës së parë, e kështu rëndom dy baza për dy kunja të secilës dërrasë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Po ashtu në krahun e dytë të Banesës që është në anë të veriut, punoj njëzet dërrasa,
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21dhe të kenë dyzetë fundra argjendi: nga dy fundra duhet t’i vihen secilës dërrasë.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Në anën e fundme të Banesës, në perëndim, vëri gjashtë dërrasa.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Punoji edhe dy dërrasa për të tjera që do të ngulen në kënde të Banesës përpas.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Kështu le të jenë binake prej poshtë e deri lart të bashkuara në një tërësi; të tilla le të jenë këto të dyja për të dy këndet.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Pra, le të jenë tetë dërrasa me fundrat e tyre të argjendta: gjashtëmbëdhjetë fundra të argjendta, vëri nga dy fundra secilës dërrasë.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Punoj edhe tërthorcat prej drurit të akacies: pesë për t’i mbajtur dërrasat në njërën anë
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27e pesë për anën tjetër të Banesës e pesë për pjesën pas në krahun e perëndimit.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Tërthorca e mesme le të shkojë për mjedis të dërrasave prej njërit skaj në tjetrin.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Dërrasat veshi me ari dhe shkrij për to rrathë ari,
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30nëpër të cilët tërthorcat do të përshkohen; punoj prej arit.«
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Tisi
31Punoje edhe koltrinën prej pëlhure ngjyrë viollce, të kuqe e të kuqe të mbyllur dhe prej lirit të tjerrë me kerubina të qendisur në të me mjeshtri.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Vare në katër shtyllakë prej drurit të akacies. Edhe këta duhet të jenë të praruar, komçarët t’i kenë të artë e fundrat të argjendta.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Vare koltrinën në varëse e pas saj fute Arkën e Dëshmisë. Kështu tisi do ta ndajë Shenjtëroren nga Shenjtërorja e shenjtëroreve.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Vëre edhe Pajtimoren mbi Arkën e Dëshmisë në Shenjtëroren e shenjtëroreve,
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35kurse tryezën jashtë koltrinës e shandanin në anën e jugut të Banesës, kundruall tryezës. Tryezën vendoje në anë të veriut.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Për në hyrje të tendës punoje dhe një napë prej pëlhure ngjyrë viollce, të kuqe e të kuqe të mbyllur me li të përpunuar të qendisur me mjeshtri.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Për napën punoji pesë shtyllakë prej drurit të akacies të praruar, para të cilëve do të vihet napa. Komçarët le të punohen prej arit, e bazat prej bronzit.«
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.