Kaçuba e ndezur
1Tashti, Moisiu po i kulloste delet e vjehrrit të vet, Jetros, priftit të Madianit. Pasi i dha grigjës mballimin shkretëtirës, arriti në malin e Hyjit Horeb.
2Një engjëll i Zotit iu duk në flakën e zjarrit në midis të një kaçube. Kaçuba ishte e ndezur flakë, por nuk digjej.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Moisiu mendoi: »Po afrohem të shoh këtë dukuri të madhe: pse nuk digjet kaçuba?«
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Kur Zoti e pa se po afrohet për të parë, Hyji e thirri prej kaçube dhe i tha: »Moisi, o Moisi!« Ai përgjigji: »Urdhëro!«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ai tha: »Mos u afro këtu! Hiqi sandalet prej këmbëve të tua, sepse vendi në të cilin qëndron është tokë e shenjtë!«
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Dhe shtoi: »Unë jam Hyji i atit tënd Abrahamit, Hyji i Izakut dhe Hyji i Jakobit.« Atëherë Moisiu e mbuloi fytyrën, sepse nuk kishte guxim të shikonte drejt Hyjit.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Misioni i Moisiut
7Zoti i tha: »E pashë mjerimin e popullit tim në Egjipt dhe e dëgjova klithjen e tij për ndihmë për shkak të pashpirtësisë të mbikëqyrësve të tyre.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Dhe, duke e ditur vuajtjen e tij, zbrita për ta çliruar nga duart e egjiptianëve, ta nxjerr nga ai dhè e ta çoj në një vend të mirë e të gjerë, në dheun ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, në dheun e Kanaaneut, Heteut, Amorreut, Perezeut, Heveut dhe të Jebuzeut.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kështu, pra, klithma e bijve të Izraelit arriti deri tek unë, po edhe unë vetë e pash shtypjen e tyre që po e pësojnë prej egjiptianëve.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Pra, eja se dua të të çoj te faraoni që ta nxjerrësh popullin tim, bijtë e Izraelit, prej Egjiptit!«
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Por Moisiu i tha Hyjit: »Po kush jam unë që të shkoj te faraoni dhe t’i nxjerr bijtë e Izraelit prej Egjiptit?«
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12E Hyji i tha: »Unë do të jem me ty! Dhe, ja, shenja se të kam dërguar: kur ta nxjerrësh popullin prej Egjiptit, mbi këtë mal do t’i jepni nderim Hyjit.«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Zbulimi i Emrit të Hyjit
13Atëherë Moisiu i tha Hyjit: »Qe po qe se unë po shkuakam te bijtë e Izraelit dhe po ju thënkam: Hyji i etërve tuaj më dërgoi tek ju. Po nëse më thonë: ‘Si e ka emrin?’, çka do t’u them?«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Hyji i tha Moisiut: »Unë jam ai që jam!«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Dhe Hyji i tha përsëri Moisiut: »Kështu thuaju bijve të Izraelit: Jahveu (Ai që është), Hyji i etërve tuaj, Hyji i Abrahamit, Hyji i Izakut, dhe Hyji i Jakobit më dërgoi tek ju. Ky është emri im i përhershëm, me këtë emërtim do të kujtohem prej breznie në brezni.«
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Shtjellime rreth dërgimit të Moisiut
16»Shko e bashkoj pleqtë e Izraelit dhe thuaju: ‘Zoti, Hyji i etërve tuaj, m’u dëftua: Hyji i Abrahamit, Hyji i Izakut dhe Hyji i Jakobit e më tha: Erdha t’ju shoh dhe pashë gjithçka që po ju ndodh në Egjipt.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Vendosa: t’ju nxjerr nga skllavëria e Egjiptit dhe do t’ju çoj në dheun e Kananeut, të Heteut, të Amorreut, të Perezeut, të Heveut dhe të Jebuzeut, në dheun ku rrjedh qumësht e mjaltë.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Ata do ta dëgjojnë fjalën. Ti dhe pleqtë e Izraelit do të hyni te mbreti i Egjiptit dhe thoni: ‘Zoti, Hyji i hebrenjve na u dëftua. Tash duhet të shkojmë në shkretëtirë tri ditë rrugë larg, për t’i flijuar Zotit, Hyjit tonë.’
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Unë e di se mbreti i Egjiptit nuk do t’ju lejojë të shkoni në qoftë se nuk shtrëngohet nga shuplaka e rëndë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Prandaj unë do ta shtrij dorën time dhe do ta shtrëngoj Egjiptin me mrekullitë e mia të gjithfarshme që do t’i bëj në të. Pas kësaj do t’ju lëshojë.«
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Do ta merrni pasurinë e Egjiptit
21»E unë do t’ua zbus zemrën egjiptianëve ndaj këtij populli që, kur ta lëshoni Egjiptin, të mos dilni duarthatë.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Por çdo grua do t’i lypë të afërmes së vet si dhe bashkëbanueses së vet sende argjendi dhe ari si dhe petka. Ju do t’i ngarkoni me to bijtë e bijat tuaja, dhe kështu do t’ia merrni pasurinë Egjiptit.«
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.