Petkat e kryepriftit
1Me pëlhurën ngjyrë vjollce, të kuqe e të kuqe të mbyllur dhe me li të dredhur punuan petkat liturgjike për shërbesë në Shenjtërore. Punuan petkat e shenjta të Aronit, sikurse Zoti i ka urdhëruar Moisiut.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Shpinorja
2Shpinoren e punuan prej arit, me pëlhurë ngjyrë vjollce, të kuqe e të kuqe të mbyllur dhe me li të dredhur.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Punuan pllaka ari dhe i prenë në fije të holla që të mund t’i gërshetojnë me mjeshtri në pëlhurë ngjyrë vjollce, të kuqe e të kuqe të mbyllur dhe në li të dredhur.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Për shpinoren i punuan krahëzat që ishin të lidhura me të në dy skajet e tyre.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Rrypi që ishte mbi të dhe e mbante të shtrënguar, ishte i të njëjtit punim dhe një cope me të, i punuar me ari, me pëlhurë ngjyrë vjollce, të kuqe e të kuqe të mbyllur dhe me li të tjerrë, po ashtu si i kishte urdhëruar Zoti Moisiut.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6I punuan edhe dy gurë oniksi, të ndryer në rrathë ari me emrat e bijve të Izraelit të gdhendur në ta me mjeshtri të gdhendjes së gurëve të paçmueshëm.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7I venduan në krahëzat e shpinores që të jenë gurë përkujtues të bijve të Izraelit, po ashtu si i kishte urdhëruar Zoti Moisiut.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Parzmorja
8E punuan edhe parzmoren me punim mjeshtror si shpinoren prej arit, me pëlhurë ngjyrë vjollce, të kuqe e të kuqe të mbyllur e me li të tjerrë,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9katror, të dyfishtë, një pëllëmbë gjatë e gjerë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Në të vunë katër radhë margaritarësh: në rreshtin e parë ishte: rubini, topazi e smaragdi;
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11në të dytin: karbunkulli, safiri e jaspisi;
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12në të tretin: hiacinti, ahati e ametisti;
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13në të katërtin: krisoliti, oniksi e berili: ishin të rrethuar me ari sipas radhës së tyre.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Dhe në dymbëdhjetë gurët ishin të gdhendur emrat e dymbëdhjetë fiseve të Izraelit: secili gur nga një emër, të secilit fis.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Në parzmore punuan vargje si teje të gërshetuar me mjeshtri, prej arit të kulluar.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16I punuan mandej edhe dy rrathë të artë edhe aq unaza të arta. Dy unazat i vunë në dy skajet e parzmores;
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17dy vargjet e arta i mbërthyen në dy unazat, që ishin në dy skajet e parzmores.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Dy majët e dy vargjeve i lidhën në dy buzët e krahëzave të shpinores në pjesën e saj të përparme.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19I punuan edhe dy unaza ari dhe i vunë në dy skajet e parzmores në buzën e saj të brendshme kundër shpinores, po ashtu sikurse i urdhëroi Zoti Moisiut.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Punuan edhe dy unaza të tjera të arta, e i vunë në dy krahëzat e shpinores poshtë në krahun e saj të përparmë përbri vendit ku lidhet mbi rrypin e shpinores.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Atëherë e shtrënguan parzmoren me unazat e saja për unazat e shpinores me shirit purpure ngjyrë vjollce, kështu që parzmorja rri mbi rrypin e shpinores që të mos mund të ndahet prej shpinores, po ashtu si i urdhëroi Zoti Moisiut.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Guna
22E punuan edhe gunën e shpinores, vepër e mjeshtrit të pëlhurës, prej pëlhurës ngjyrë vjollce
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23e në midis të saj, lart, grykën për të qitur kryet, si gryka në pancir; buzën e grykës e qepën që të mos shqyhet guna.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Në fund të gunës, te këmbët, gjithkund përreth, i punuan prej pëlhure ngjyrë vjollce, të kuqe e të kuqe të mbyllur dhe prej lirit të tjerrë shega,
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25kurse prej arit krejt të kulluar punuan kumbonëza, që i vunë ndërmjet të shegave në pjesën e fundme të gunës gjithkund përreth,
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26kështu që të jetë një kumbonëz ndërmjet të secilës shegë: një kumbonëz e një shegë e prapë një kumbonëz e një shegë; kryeprifti i stolisur me to ecte, kur ushtronte shërbesën, sikurse i kishte urdhëruar Zoti Moisiut.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Petkat e priftërinjve
27I punuan edhe këmishat e linjta me mjeshtri pëlhure për Aronin e për bijtë e tij;
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28punuan edhe kësulën prej lirit të tjerrë dhe stolitë për kësula prej lirit të tjerrë, edhe të linjtat prej lirit të tjerrë,
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29brezin liri të tjerrë, ngjyrë vjollce, të kuqe e të kuqe të mbyllur, me mjeshtri robaqepësi, sikurse i kishte urdhëruar Zoti Moisiut.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Keza - shenja e shugurimit
30E punuan edhe paftën - kezën e shugurimit, prej arit krejt të pastër. Shkruan në të me mjeshtri të gdhendësit »I shuguruar Zotit«
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31dhe e shtrënguan përmbi në kësulë me shirit ngjyrë vjollce, sikurse Zoti i kishte urdhëruar Moisiut.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Kështu u kryen të gjitha punimet e Banesës dhe të Tendës së takimit. Bijtë e Izraelit kryen gjithçka sikurse Zoti i kishte urdhëruar Moisiut: bënë pikërisht ashtu.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Dorëzimi i veprave të kryera Moisiut
33Atëherë ia sollën Moisiut Banesën: - Tendën, e të gjitha pjesët përkatëse të saja, komçet, dërrasat, shtagat, shtyllakët, bazat,
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34mbulesën me lëkura deshësh të regjura dhe mbulesën me lëkura delfinësh, koltrinën; -
Vargu 34 · 1 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Arkën e Dëshmisë, shtagat, pajtimoren; -
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Tryezën, të gjitha pjesët përbërëse të saja, bukët e kushtimit; -
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Shandanin prej arit të kulluar, dritëzat në rendin e tyre dhe pjesët përkatëse të tyre, vajin e ndriçimit; -
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Lterin e artë, bagmin, temjanin me erëra të mira, koltrinën për në hyrje të Tendës; -
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Lterin bronzi, skarën e tij bronzi, shtagat e enët e tija të gjitha; - Legenin dhe fundësorin e tij; -
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Koltrinat e tremes, shtyllakët me bazat e tyre, koltrinën për në hyrje në treme, litarët e saj e kunjat. Nuk mungoi asgjë prej enëve për shërbesë në Banesë, për Tendën e takimit; -
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41Petkat liturgjike për të kryer shërbesën në shenjtërore priftërinjtë, petkat e shenjta të Aronit prift edhe petkat e bijve të tij,
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42i sollën bijtë e Izraelit, pikë për pikë sikurse i kishte urdhëruar Zoti Moisiut. -
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Moisiu, pasi i pa se të gjitha ishin kryer si lypet, i bekoi.
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Keshtu kemi edhe sot; flijime.