Lteri i flive të shkrumbimit
1E punoi edhe lterin e flive të shkrumbimit prej drurit të akacies katror pesë kutë me pesë e të lartë tre kutë.
2Në katër këndet e tij i punoi brirët që ishin një tërësi me të. E mbuloi me pllaka bronzi.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Dhe për përdorimin e tij punoi enë të ndryshme bronzi: kusi, vegsha, kupëza, tërfurq dhe enë për të mbajtur zjarrin.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4E punoi skarën e tij në trajtë të rrjetës, prej bronzit, nën buzën e lterit për fund të saj e deri në gjysmë të lterit.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5I shkriu katër rrathë për aq këndet e skarës, për të futur shtagat për mbartje.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Edhe shtagat i punoi prej drurit të akacies dhe i mbuloi me pllaka bronzi,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7i futi në rrathë në të dy anët e lterit. Lterin e punoi të tytë - prej dërrasash.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Legeni
8E punoi edhe legenin prej bronzit me fundësorin e tij të punuar nga pasqyrat e grave që shërbenin në derë të Tendës së takimit.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ndërtimi i tremes
9E punoi edhe tremen. Në anën e jugut të tremes ishin koltrinat pëlhure liri të tjerrë njëqind kutësh;
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10shtyllakët bronzi njëzet me aq baza bronzi, kurse komçet dhe thuprat e tyre prej argjendi.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Po ashtu edhe në anën e veriut, koltrinat, shtyllakët, bazat, komçet e thuprat e shtyllakëve, ishin po të njëjtës masë, punimi e metali.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Kurse në atë anë që shikon në drejtim të perëndimit, koltrinat ishin pesëdhjetëkutshe, dhjetë shtyllakë me bazat e tyre si dhe komçet e thuprat e shtyllakëve ishin argjendi.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Kurse në anën e lindjes i punoi koltrinat pesëdhjetëkutshe,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14prej të cilave njëri krah kishte pesëmbëdhjetë kutë, tre shtyllakë me bazat e tyre,
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15kurse në krahun tjetër - sepse ndërmjet këtyre dy anëve e punoi hyrjen - po ashtu koltrinat ishin pesëmbëdhjetëkutshe, shtyllakë kishte tre e po aq baza.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Të gjitha koltrinat e tremes rreth e rreth ishin prej lirit të përpunuar.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Bazat e shtyllakëve ishin prej bronzit, kurse komçet e tyre dhe thuprat e tyre ishin prej argjendit, majët e tyre i veshi me argjend dhe të gjithë shtyllakët e tremes ishin të rrethuar me thupra argjendi.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18E në hyrjen e saj e punoi koltrinën - me mjeshtri të qendisur - prej pëlhure të linjtë ngjyrë vjollce, të kuqe e të kuqe të mbyllur; ishte e gjatë njëzet kutë, e lartë pesë kutë, sipas masës që kishin të gjitha koltrinat e tremes.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Shtyllakët e hyrjes ishin katër me bazat e tyre prej bronzit. Komçet ishin sermi. Majët e shtyllakëve ishin të veshura me argjend po ashtu edhe thuprat ishin prej argjendi.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Të gjithë kunjat brenda Banesës ishin prej bronzit rreth e rreth.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Llogaria e metaleve të përdorura
21Ky është shënimi i sendeve të Banesës - Banesës së Dëshmisë, që u bë me urdhër të Moisiut me shërbesën e Levitëve nën drejtimin e Itamarit, birit të Aronit prift.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22I punoi të gjitha që Zoti i kishte urdhëruar Moisiut Beseleeli i Uri Hurit të fisit të Judës,
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23i shoqëruar nga Ooliabi i Asihamekut të fisit Dan, që ishte mjeshtër gdhendjeje, robaqepësie dhe qendisjeje për pëlhurë ngjyrë vjollce, të kuqe e të kuqe të mbyllur dhe për li të tjerrë.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24I gjithë ari që u shpenzua në punime të Shenjtërores dhe që u dha si ndihmesë - qe: njëzet e nëntë talenta dhe shtatë qind e tridhjet sikla, në sikla të shenjtërores.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25E argjend, i mbledhur me rastin e regjistrimit të bashkësisë, qe: njëqind talenta e njëmijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë sikla, në sikla të shenjtërores,
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26ose një Beka, d.m.th. një gjysmë sikli për krye me peshën e siklit të shenjtërores, dha secili që e kapi regjistrimi, prej njëzet vjetësh e përpjetë. Ishin: gjashtëqind e trimijë e pesëqind e pesëdhjetë të regjistruar.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Njëqind talentat e argjendit u shpenzuan për fundësoret e Shenjtërores dhe të koltrinave: për çdo fundësor nga një talent.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Me njëmijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë sikla i punoi komçet për shtyllakë, i veshi majët e tyre dhe i punoi thuprat për ta.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Edhe bronz u kushtua shtatëdhjetë talenta e dy mijë e katërqind sikla.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Me të punoi bazat për hyrje në Tendën e takimit dhe lterin e bronzit me skarën e tij e me të gjitha enët e tija përkatëse,
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31dhe fundësoret e tremes si për rrethin ashtu edhe për hyrjen e saj dhe kunjat e Banesës dhe të tremes rreth e rreth.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.