Arka
1Beseleeli e punoi Arkën prej drurit të akacies: dy kutë e gjysmë të gjatë, të gjerë një kut e gjysmë, të lartë po ashtu një kut e gjysmë; e veshi me ari të kulluar përbrenda e përjashta.
2Përreth i punoi një brez ari.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3I shkriu për të katër rrathë ari dhe i mbërtheu në katër këmbët e Arkës: dy rrathë në njërin krah e dy në krahun tjetër.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4I punoi edhe dy shtaga prej drurit të akacies, të cilat i veshi me ari
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5dhe i futi në rathë që janë në krahët e Arkës, për ta mbartur Arkën.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6E punoi edhe Pajtimoren prej arit të kulluar: të gjatë dy kutë e gjysmë e të gjerë një kut e gjysmë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7I punoi edhe dy kerubinë prej arit të rrahur në dy skajet e Pajtimores:
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8njëri kerubin në njërin skaj e tjetri në tjetrin skaj. Kerubinët në të dy anët i punoi një cope me Pajtimoren.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kerubinët i kishin krahët të shtrirë përmbi dhe e mbronin me krahë Pajtimoren, me shikim të drejtuar në njëri-tjetrin dhe mbi Pajtimoren.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Tryeza e bukëve të kushtimit
10E punoi edhe një tryezë prej drurit të akacies të gjatë dy kutë, të gjerë një kut e të lartë një kut e gjysmë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11E rrethoi me ari të pastër e përreth ia punoi një brez të artë.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Ia punoi edhe buzën katër gishta të gjerë rreth e rreth e mbi të një brez të artë rreth e rreth.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13I shkriu edhe katër rrathë të artë, të cilët i mbërtheu në katër këndet te këmbët e tryezës
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14përbri buzës; në ta i përshkoi shtagat, që të mund të mbaret tryeza.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Shtagat i punoi prej drurit të akacies dhe i rrethoi me ari.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16I punoi edhe enët për përdorime të ndryshme të tryezës: mashtka, gota, enë e kupa për t’i njomur kushtet; të gjitha prej arit të pastër.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Shandani
17E punoi prej arit të pastër të rrahur edhe një shandan me bazën e me shtizën e tij. Po edhe gotat, burbuqet dhe fletët i shkriu një me të:
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18në të dy anët gjashtë krahë, tre në njërën anë e tre në anën tjetër.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Në njërin krah tri gota në trajtën e lules së bajames si dhe burbuqet e fletët po edhe tri gota në trajtën e lules së bajames në krahun e dytë si dhe burbuqet e fletët. Po i njëjti punim ishte i gjashtë krahëve që dilnin nga shtiza e shandanit.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Në vetë shtizën e shandanit ishin katër gota në trajtën e lules së bajames po dhe burbuqet e fletët;
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21çdo gotë nën krahët binjakë në tri vende që të gjithë së bashku bëjnë gjashtë krahë që dalin nga një shtizë e vetme.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Gotat, pra, dhe krahët ishin një me të; të gjitha prej arit të pastër të farkuar.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Punoi edhe shtatë dritëza me lotëpresësit e tyre dhe me lotëmbajtës ku bien lotët, prej arit tejet të pastër.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Shandani me të gjitha pjesët përkatëse të tij peshonte një talent ari të kulluar.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Lteri i kemimit. Bagmi e erërat e mira
25E punoi edhe lterin e kemimit prej drurit të akacies katror nga një kut gjatë e një gjerë e lart dy kutë; nga këndet e tyre dilnin brirët.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26E veshi me ari të kulluar me skarë, brinja dhe brirë.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Ia punoi edhe brezin ari rreth e rreth dhe dy rrathë ari nën brezin e artë në të dy anët që të përshkohen nëpër ta shtagat që të mund të mbaret lteri.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Kurse shtagat i punoi prej drurit të akacies dhe i veshi me pllaka ari.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Përgatiti edhe vajin për bagmin e shugurimit dhe temianin prej erërave të pastra të kemimit.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.