DJELMOSHAT JUDEAS NË OBORRIN E NABUKODONOZORIT
Djelmoshat e Judës në oborrin e Nabukodonozorit
1Në të tretin vit të mbretërimit të Joakimit, mbretit të Judës, erdhi Nabukodonozori, mbreti i Babilonisë, në Jerusalem dhe e rrethoi.
2Zoti ia la në dorë Joakimin, mbretin e Judës, dhe një pjesë të enëve të Shtëpisë së Hyjit. Ky i mbarti ato në tokën Senaar, në tempullin e hyjnive të veta dhe i vendosi në thesaret e shtëpisë së hyjnive të veta.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Mbreti e urdhëroi Asfanazin, kryetarin e oborrtarëve të vet, që ti sjellë prej bijve të Izraelit, nga dera mbretërore e bujarë
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4disa djelmosha pa të meta, të hijshëm për kah pashia e të pajisur me të gjitha dijet, të mësuar mirë e të edukuar mirë: të tillë që të mund të qëndrojnë në pallatin e mbretit me qëllim që të mësonin shkrimin dhe gjuhën e kaldenjve.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Mbreti u caktoi sasinë ushqimore për çdo ditë nga ushqimet e vera që pinte vetë. Do të edukoheshin për tre vjet e pastaj do të kishin për të dalë para mbretit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ndër ta nga bijtë e Judës ishin: Danieli, Anania, Mizaeli dhe Azaria.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Kryetari i oborrtarëve ua ngjiti emrat: Danielit Baltazar, Ananisë Sedrak, Mizaelit Mizak dhe Azarisë Abdenago.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Besnikëria e Danielit ndaj Ligjit
8Por Danieli vendosi në zemrën e vet të mos përdhoset me ushqime nga tryeza e mbretit as me verë të pijeve të tij dhe me lutje iu drejtua kryetarit të oborrtarëve që të mos ndotej.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Zoti bëri që Danieli të gjente hir e mëshirë në sytë e kryetarit të oborrtarëve
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10dhe atëherë kryetari i oborrtarëve i tha Danielit: “E kam frikë zotërinë tim, mbretin, i cili iu caktoi ushqimin dhe pijen e në qoftë se e heton se jeni më të thatë në fytyrë se djelmoshat e tjerë të moshës suaj, atëherë ju do të jeni shkaku i dënimit tim para mbretit.”
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Por Danieli i tha rojtarit që kryetari i oborrtarëve ua kishte caktuar Danielit, Ananisë, Mizaelit e Azarisë:
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12”Na vër në provë, po të lutem, ne shërbëtorët e tu, për dhjetë ditë e na jepni për ushqim barishte e për pije ujë,
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13atëherë shiko fytyrat tona e fytyrat e djelmoshave që ushqehen me ushqime të mbretit dhe bëj me shërbëtorët e tu sipas asaj që të kesh parë.”
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ai e pranoi këtë kërkesë dhe i vuri në provë për dhjetë ditë.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Pas dhjetë ditësh fytyra e tyre ishte më e mirë dhe më e plotë se e të gjithë djelmoshave që ushqeheshin me shujtën mbretërore.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Që atë ditë rojtari ua hoqi ushqimet dhe verën për pije të tyre dhe u jepte perime.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Në shërbim të mbretit
17Këtyre katër djelmoshave Hyji u dhuroi dije e kuptim në çdo shkrim dhe dituri, kurse Danielit i dhuroi edhe dijen e të gjitha vegimeve e të ëndrrave.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Si u plotësuan ditët e caktuara prej mbretit, pas të cilave djelmoshat duheshin të nxirreshin para mbretit, kryetari i oborrtarëve i paraqiti para Nabukodonozorit.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Pasi mbreti foli me ta, prej të gjithëve nuk u gjetën të tillë si Danieli, Anania, Mizaeli e Azaria: të cilët mbetën në shërbimin e mbretit.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Në çdo çështje urtie e dijeje, për të cilat u bëri pyetje, mbreti gjeti se ata ishin dhjetë herë më të aftë se të gjithë magjistarët e astrologët që ishin në mbarë mbretërinë e tij.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Danieli qëndroi aty deri në vitin e parë të mbretit Cir. ËNDRRA E NABUKODONOZORIT
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.