Ndarja e vendit
1Ja emrat e fiseve: Nga kufiri i veriut, në drejtim të Hetalonit, në hyrje të Ematit, Asarenon, në veri për kufi të Damaskut, përgjatë kufirit të Ematit - nga krahu i lindjes deri në det: pjesa e Danit, një pjesë.
2Nga kufiri i Danit - nga kufiri lindor deri në kufirin e detit: pjesa e Aserit, një pjesë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Përgjatë kufirit të Aserit, prej lindjes e deri në det: pjesa e Neftaliut, një pjesë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Përgjatë kufirit të Neftaliut, prej lindjes e deri në det pjesa e Manaseut, një pjesë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Përgjatë kufirit të Manaseut, prej lindjes e deri në det: pjesa e Efraimit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Përgjatë kufirit të Efraimit, prej lindjes e deri në det: pjesa e Rubenit.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Përgjatë kufirit të Rubenit, prej lindjes e deri në det: pjesa e Judës.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Përgjatë kufirit të Judës, prej lindjes e deri në det le të jetë pjesë e veçuar që do t’ia kushtoni Zotit: gjerë e gjatë: njëzet e pesë mijë kute, sikurse edhe çdo pjesë, prej lindjes e deri në det: në mesin e saj do të jetë shenjtërorja.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Pjesa që do ta veçoni për Zotin, le të jetë e gjatë njëzet e pesë mijë kute dhe e gjerë njëzet mijë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Kjo pjesë e veçuar u takon këtyre: priftërinjve: në veri njëzet e pesë mijë kute; në perëndim dhjetë mijë kute gjerë, në lindje dhjetë mijë kute gjerë e në jug njëzet e pesë mijë kute gjatë; në mes le të jetë Shenjtërorja e Zotit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Priftërinjve të shuguruar - bijve të Sadokut, të cilët i ruajtën rregulloret e mia e nuk gabuan, kur e morën udhën e mbrapshtë bijtë e Izraelit, siç gabuan edhe vetë levitët:
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12atyre u takon një pjesë nga kjo pjesë e veçuar, pjesa më e shenjtë, përgjatë kufirit të pjesës së levitëve.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Po edhe levitëve shi sikurse pjesës së priftërinjve: njëzet e pesë mijë kute gjatë e dhjetë mijë kute gjerë - gjithsej njëzet e pesë mijë kute gjatë e dhjetë mijë kute gjerë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Prej kësaj pjese asgjë s’mund të shitet, s’mund të ndërrohet, s’mund të kalohet në askënd toka e Veçuar, sepse është e shuguruar Zotit.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Pesë mijë kute në gjerësi, që teprojnë nga ato njëzet e pesë mijë, le të jenë kujri: për qytet, për banim e për kullota: qyteti le të jetë në midis.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Ja, masat e saj: në veri pesëqind e katër mijë, në jug pesëqind e katër mijë, në lindje pesëqind e katër mijë dhe në perëndim pesëqind e katër mijë kute.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Kullotat e qytetit duhet të jenë: në veri dyqind e pesëdhjetë kute, në jug dyqind e pesëdhjetë kute, në lindje dyqind e pesëdhjetë kute e në krah të detit dyqind e pesëdhjetë kute.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Çka, pastaj, të teprojë përgjatë pjesës së shenjtë - dhjetë mijë kute në anë të lindjes e dhjetë mijë në perëndim, gjatë pjesës së shenjtë - prodhimet e saja do t’u jepen atyre që i shërbejnë qytetit për ushqim.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Shërbyesit e qytetit le të merren nga të gjitha fiset e Izraelit.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20E tëra pjesë e veçuar, pra, njëzet e pesë mijë kute herë njëzet e pesë mijë: katrore. Do t’i veçoni pjesën e shenjtëruar Zotit dhe pronën e qytetit.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Pjesa që tepron i përket princit në të dy anët e pjesës së shuguruar dhe të pjesës së pronës së qytetit - në krahun e lindjes njëzet e pesë mijë kute, në krahun e lindjes, e në krahun e perëndimit njëzet e pesë mijë kute deri në kufi me det, sipas pjesëve të fiseve - i takon princit. Pjesa e shuguruar e Shenjtërorja e Tempullit le të jetë në mes,
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22e ndarë nga prona e levitëve e nga prona e qytetit, ndërmjet Judës e Beniaminit, është prona e princit.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Fiseve të tjera: nga lindja në perëndim: pjesa e Beniaminit.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Gjatë kufirit të Beniaminit prej lindjes në perëndim: pjesa e Simonit.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Për kufi të Simonit, prej lindjes në perëndim: pjesa e Isaharit.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Për kufi të Isaharit, prej lindjes në perëndim: pjesa e Zabulonit.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Për kufi të Zabulonit, prej lindjes deri në bregun e detit: pjesa e Gadit.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Për kufi të Gadit, prej lindjes në anë të jugut, në drejtim të jugut kufiri kalon prej Tamarës deri në ujërat Meribatkades, përgjatë përroit deri në Detin e Madh.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Kjo është toka për të cilën do të qitni short për fiset e Izraelit, këto janë pjesët e tyre - thotë Zoti Hyj.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Dyert e Jerusalemit
30Këto janë daljet e Qytetit: në krahun e veriut - masa e së cilës është pesëqind e katër mijë kute,
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31dyert e Qytetit do të quhen me emër të fiseve të Izraelit. Tri dyer në veri: Dera e Rubenit, Dera e Judës e Dera e Levit.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Në anën e lindjes - pesëqind e katër mijë - tri dyer: Dera e Jozefit, Dera e Beniaminit e Dera e Danit.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Në anën e mesditës - masa e së cilës pesëqind e katër mijë - tri dyer: Dera e Simonit, Dersa e Isaharit e Dera e Zabulonit.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Në anën e perëndimit - pesëqind e katër mijë - tri dyer: Dera e Gadit, Dera e Aserit e dera e Neftaliut.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Gjithsej rreth e rreth: tetëmbëdhjetë mijë kute.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.