Burimi i Tempullit
1Atëherë më ktheu te hyrja e Tempullit dhe, ja, buronte ujët për nën pragun e Tempullit në lindje, sepse ballaniku i Tempullit ishte në krahun e lindjes, kurse ujët rridhte nën krahun e djathtë të Tempullit, në anën jugore të lterit.
2Atëherë më priu në derën e veriut e më priu rreth e rreth përjashta në daljen e jashtme që shikon në lindje: dhe, ja, uji buronte në krahun e djathtë!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Kur njeriu doli në drejtim të lindjes me litar në dorë mati një mijë kute. Më bëri të kaloj nëpër ujë: ujët më arrinte deri në nye të këmbës.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Prapë mati një mijë kute. Më bëri të kaloj ujët: ujët më arrinte deri në gju.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Mati edhe një mijë e më bëri të kaloj ujin: ujët më arrinte deri në ijë. Mati edhe një mijë: u bë një përrua që s’mund e kaloja, sepse ujët u çua e duhej të kalohej not: ishte përrua që nuk mund të kalohej va.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Atëherë më tha: »A po sheh, biri i njeriut!«, dhe më ktheu në brigjet e përroit.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Posa u ktheva, kur qe, në brigje, në të dy anët, shumë lëndë!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8E më tha: »Ky ujë rrjedh në krahinën e lindjes, zbret në Arabë e derdhet në det: në ujë të kripur dhe e shëron ujët.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Çdo gjë e gjallë, që lëviz, kudo të arrijë burimi, do të jetojë; do të ketë shumë peshq, sepse, kudo që arrin ky ujë, gjithçka përtërihet në jetë e shërohet - kudo kalon ky përrua.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Peshkatarët do të gjuajnë në det. Nga Engadi e deri në Engalim do të teren rrjetat. Do të ketë lloje të ndryshme peshqish, porsi peshqit e Detit të Madh, me shumicë të madhe fort.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Porse kënetat dhe gjollet e tija nuk do të shërohen: do të bëhen kripore.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Përmbi përrua, në të dy anët, në brigjet e tija, do të rritet çdo lloj peme: gjethet s’do t’u bien e frutat nuk do t’u mungojnë: çdo muaj do të japin fruta të reja, sepse ujët u vjen nga Shenjtërorja. Frutat do t’u jenë për ushqim e gjethet do të përdoren për barna.«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kufijtë e vendit
13Kështu thotë Zoti Hyj: »Këta do të jenë kufijtë e tokës që duhet ta ndani në dymbëdhjetë fiset e Izraelit - sepse Jozefit i takon pjesa e dyfishtë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ju do ta trashëgoni, secili sa edhe vëllai i vet, sepse unë jam përbetuar me dorë të lartësuar se do t’ua jap etërve tuaj: kjo tokë tashti po bëhet prona juaj.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Ja kufiri i tokës: në krahun e veriut, nga Deti i Madh, përgjatë rrugës Hetalon deri në hyrje në Emat,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Sedada, Berota, Sabarimi - që është ndërmjet Damaskut e Ematit, deri në Asarenon, që është përgjatë Auranit.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Kështu, pra, kufiri do të jetë nga deti deri në Asarenon, në veri të të cilit është kufiri i Damaskut e i Ematit - ana e veriut.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Kurse ana e lindjes: ndërmjet Auranit e Damaskut, ndërmjet Galaadit e tokës së Izraelit, gjithkund bregut të Jordanit si kufi deri në Detin Lindor, deri në Tamar: kjo është ana e lindjes.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Ana jugore: në drejtim të jugut nga Tamara deri në Ujërat Meribatkades e atëherë deri në përrua e përroit e deri në Detin e Madh: kjo është ana jugore.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Në perëndim: bregut të detit, nga Deti i Madh e deri afër Ematit: ky është kufiri i detit.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Këtë tokë ndajeni ndërmjet si vëllezër ndër fiset e Izraelit.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Ndajeni me short për pjesë për ju e për ardhacakët që kanë ngulur ndër ju e kanë lindur fëmijë në mesin tuaj: cilësoni edhe ata si vendës ndër bijtë e Izraelit: që edhe ata të fitojnë pjesë me short mes fiseve të Izraelit.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Secilit ardhacak jepni pjesën në atë fis ku të ketë ngulur - thotë Zoti Hyj.«
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.