E shtuna dhe hëna e re
1Kështu tha Zoti Hyj: Dera e tremes së brendshme që shikon në lindje, le të rrijë mbyllur gjashtë ditët e punës. Le të hapet në e shtunë. Le të hapet edhe ditën e hënës së re.
2Princi le të hyjë nëpër treme të derës përjashta, le të ndalet në shkallë të derës. Priftërinjtë le ta kryejnë flinë e shkrumbimit të tij dhe flitë pajtimore të tija; ai le të adhurojë mbi pragun e derës e pastaj le të kthehet jashtë. Dera të mos kyçet deri në mbrëmje.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Në hyrje të kësaj dere populli i vendit le të adhurojë të shtunave e të hënëve të reja para Zotit.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Flia e shkrumbimit që do t’ia kushtojë princi Zotit duhet të jetë: ditën e shtunë gjashtë qengja pa të meta dhe një dash pa të metë,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5kushtimore një ef për dash, kurse për qengj, sa kush të mundet e një hin vaj për ef.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ditën e hënës së re një mëzat pa të metë e gjashtë qengja e një dash - të jenë të gjithë pa të meta
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7e një ef për mëzat, po ashtu edhe një ef për dash le të jetë fli kushtimore, kurse për qengja sa kush të mundet edhe një hin vaj për çdo ef.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Rregullore të ndryshme
8Kur mbreti do të hyjë, le të hyjë nëpër derën e tremes e nëpër të le të dalë.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9E kur populli i vendit ditëve të festave shkon përpara Zotit, ai që hyn nëpër derë të veriut, për të adhuruar, le të dalë nëpër derën e jugut, kurse ai që të ketë hyrë nëpër derë të jugut, le të dalë nëpër derë të veriut: të mos kthehet nëpër atë derë, nëpër të cilën ka hyrë, por nëpër derën që e ka përballë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Edhe princi duhet të jetë midis tyre: le të hyjë si hyjnë ata e le të dalë si dalin ata.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Në të kremte e në festa le të flijohet porsi fli kushtimore një ef për mëzat e një ef për dash, kurse për qengj aq sa kush të mundet, dhe një hin vaj për një ef.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Kur princi mendon të kushtojë fli shkrumbimi vullnetare ose fli pajtimi vullnetare për nder të Zotit, le t’i hapet dera që shikon në lindje e le ta kushtojë flinë e vet të shkrumbimit e të pajtimit, siç kushtohet rëndom në e shtunë, pastaj le të dalë jashtë e lë të kyçet dera.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Çdo ditë kushtoja Zotit si fli shkrumbimi nga një qengj vjetak pa të meta: këtë bëje gjithmonë në mëngjes.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Bëje si fli kushtimi mbi të çdo mëngjes të gjashtën e efit dhe vaj një të tretë të hinit që të stërpikët enëza e miellit; kjo le të jetë kushtim i përditshëm për nder të Zotit, ligj i përhershëm.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Le të kushtohet, pra, çdo ditë në mëngjes qengji, flia e kushtimit e vaji: është flia e shkrumbimit të përditshëm.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Kështu tha Zoti Hyj: Nëse princi do t’ia japë si dhuratë ndonjërit ndër të bijtë nga trashëgimi i vet, ajo gjë do të jetë pronë e të bijve: do ta kenë pronë të trashëgimit.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Por, në qoftë se nga prona e tij i dhuron ndonjë shërbëtori të vet, ajo gjë do t’i takojë atij deri në vitin e kthimit, atëherë do t’i kthehet princit: pronën e princit mund ta trashëgojnë vetëm të bijtë.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Princi nuk guxon të përvetësojë asgjë nga prona e popullit e t’i dëbojë ata prej pronës, por pronën e vet do t’ua lërë bijve të vet, që populli të mos shpërndahet, i dëbuar nga prona e vet.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Atëherë më priu nëpër hyrje që është pranë derës, në kthinat e shenjta të priftërinjve që këqyrnin në veri. Dhe, ja: atje në skaj, në anë të perëndimit, një dhomë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Ai më tha: »Ky është vendi, ku priftërinjtë do të zien flitë e shpërblimit e për mëkat, ku do të ziejnë kushtimoret për të mos i qitur në oborrin e jashtëm e për të mos e shenjtëruar popullin.«
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Atëherë më çoi në tremen e jashtme dhe më kaloi nëpër katër këndet e tremes, dhe ja, në çdo kënd të tremes një treme e vogël.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Këto treme të vogla në këndet e tremes ishin dyzet kute gjatë e tridhjetë gjerë: të katërtat ishin me të njëjtën masë.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Të katërtat ishin të rrethuara me mur e rrëzë murit ishin të punuara furra gjithkund përreth.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Atëherë më tha: »Këto janë furrat në të cilat do të ziejnë e do të pjekin shërbestarët e Tempullit të Zotit flitë e popullit.«
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.