VEGIMI I MADH
KOHA E HIDHËRIMIT
Vegimi i njeriut të veshur me petk liri
1Në vitin e tretë të Cirit, mbretit të persianëve, Danielit të mbiquajtur Baltazar, i qe zbuluar një fjalë: fjalë e vërtetë, luftë e madhe. Ai e mori vesh fjalën, kuptimi i qe dhënë në vegim.
2Ndër ato ditë, unë, Danieli po bëja një agjërim tri javësh:
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3nuk hëngra ushqime të shijshme, mish as verë nuk shtieva në gojën time, por as me erëra të mira nuk u lyeva derisa morën fund këto tri javë ditë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Të njëzetekatërtën ditë të muajit të parë, ndodhesha në brigjet e lumit të madh, Tigrit.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5I çova sytë për të shikuar, dhe ja, pashë një njeri të veshur me petka të linjta, të ngjeshur ijësh me brez prej ari të Ofirit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Trupi i tij i përngjante krizolitit, fytyra e tij porsi rrufeja e sytë e tij porsi vravashka e ndezur flakë, krahët e këmbët e tij porsi dukja e bronzit të skuqur e zëri i të folurit të tij porsi zëri i shumicës.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Vetëm unë Danieli e vrojtoja këtë vegim. Njerëzit që ndodheshin me mua, nuk e panë këtë vegim, por i pushtoi një tmerr i madh dhe ikën për tu fshehur.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Unë mbeta vetëm dhe po e vrojtoja këtë pamje të madhërueshme. Pikë fuqie s’më mbeti, deri edhe fytyra mu zbeh, u shemtova e mbeta pa fuqi fare.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Dukja e engjëllit
9E dëgjova zërin e fjalëve të tij. Duke dëgjuar zërin e fjalëve të tij u paka e rashë me fytyrë përdhe: fytyra mu ngjesh përdhe.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Dhe ja, një dorë më preku e më ndreqi në gjunjë e mbi shuplakat e duarve të mia.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Atëherë më tha: “Daniel, njeri tejet i dashur, vëru vesh fjalëve që do ti them! Çohu në këmbë të tua, sepse, ja, jam i dërguar te ti.” Kur mi tha këto fjalë, u çova në këmbë e dridhesha.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Ai vazhdoi e më tha: “Daniel, mos u tremb, sepse që prej ditës së parë kur bëre çmos që të kuptosh duke e përvujtëruar vetveten para Hyjit tënd, u vështruan fjalët e tua dhe unë erdha në saje të fjalëve të tua.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Princi i mbretërisë persiane më kundërshtoi njëzet e një ditë; por, ja, më erdhi në ndihmë Mikaeli, njëri nga prijësit e parë; unë mbeta aty pranë mbretit të persianëve.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Por erdha të të mësoj çfarë do ti ndodhë popullit tënd në ditët e fundit, sepse është edhe një vegim për ato ditë.”
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Engjëlli i jep guxim Danielit
15Ndërsa po mi fliste këto fjalë, rashë me fytyrë përdhe e heshta.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Dhe, ja, dikush me fytyrë si njeri, i preku buzët e mia. Unë nisa të flas e i thashë atij që më qëndronte përballë: “Imzot, ky vegim po më zë ngushtë e fije trimërie nuk më mbeti.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17E si atëherë do të mund të bisedojë një shërbëtor i Imzotit sikurse unë, me Zotërinë tim? Në mua s’ka mbetur asnjë shkëndijë trimërie dhe mbeta pa frymë.”
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Atëherë përsëri ai që dukej si njeri më preku e ma përtëriu fuqinë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Më tha: “Mos u tremb, njeri tejet i dashur! Paqja me ty! Merr fuqi! Ji i fortë!” Ndërsa po fliste me mua, mora zemër e thashë: “Fol, Imzot, sepse më trimërove!”
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Lajmërimi profetik
20Tha: “A e di pse kam ardhur te ti? Tani do të kthehem për të luftuar me princin e Persisë. Posa të kem kryer, do të vijë princi i Greqisë.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Përnjëmend do të të lajmëroj çfarë shkruan në Librin e së vërtetës. Askush nuk më ndihmon kundër këtyre përveç Mikaelit, princit tuaj.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.