PROFECIA E SHTATËDHJETË JAVËVE
Lutja e Danielit
Urata e Danielit
1Vitin e parë të Dariut, birit të Asuerit, prej farës së medëve, i cili sundoi mbi mbretërinë e kaldenjve,
2vitin e parë të sundimit të tij, unë, Danieli, po i shqyrtoja Shkrimet mbi numrin e vjetëve - të cilët i ishin zbuluar prej Hyjit profetit Jeremi - që duhej të plotësoheshin për rrënimet e Jerusalemit: shtatëdhjetë vjet.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3E solla fytyrën time drejt Zotit Hyjit tim, iu luta e iu përluta me agjërim, me grathore e në pluhur.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Unë iu luta Zotit Hyj, dëshmova e thashë: “Po të lutem, o Zot, Hyj i madhërishëm e i tmerrshëm, ti që e mban Besëlidhjen dhe mëshirën ndaj atyre që të duan e i mbajnë urdhërimet e tua.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ne mëkatuam, bëmë keq, vepruam paudhësisht, kundërshtuam, i lamë urdhërimet e rregulloret e tua.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Nuk i dëgjuam shërbëtorët e tu profetët, të cilët, në emër tënd, u folën mbretërve tanë, prijësve tanë, etërve tanë e mbarë popullit të vendit.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Ty, o Zot, të përket drejtësia, kurse neve turpi në fytyrë, siç u ndodhi edhe sot njerëzve të Judës, banorëve të Jerusalemit, e mbarë Izraelit, këtyre që janë afër e atyre që janë larg anembanë tokës, ku i trete për shkak të paudhësisë së tyre, me të cilën mëkatuam kundër teje.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8O Zot, neve na takon turpi në fytyrë, mbretërve tanë, prijësve tanë e etërve tanë, sepse mëkatuam kundër teje;
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9kurse Zotit, Hyjit tonë, i takon mëshira e falja, sepse ne u larguam prej teje.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Nuk e dëgjuam zërin e Zotit, Hyjit tonë, për të ecur ligjit të tij që na e dha nëpërmjet shërbëtorëve të vet, profetëve.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Të gjithë izraelitët e shkelën Ligjin tënd dhe u larguan për të mos e dëgjuar zërin tënd. Kështu u resh mbi ne mallkimi e nëma që është e shkruar në Librin e Moisiut, shërbëtorit të Hyjit, sepse mëkatuam kundër tij.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Ai i vuri në veprim fjalët që i ka folur kundër nesh e kundër gjyqtarëve tanë, të cilët na gjykuan: zbrazi mbi ne një fatkeqësi të madhe, sa që një gjë e tillë kurrë nuk kishte ngjarë nën qiell, siç i erdhi Jerusalemit.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Pikërisht ashtu siç është e shkruar në Ligjin e Moisiut, krejt ajo fatkeqësi erdhi mbi ne e ne nuk e lutëm Zotin, Hyjin tonë, nuk u kthyem nga paudhësitë tona për ta pranuar të vërtetën tënde.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Zoti ndenji zgjuar mbi këtë fatkeqësi dhe e çoi mbi ne, sepse Zoti, Hyji ynë, është i drejtë në të gjitha veprat e veta që i bëri: në të vërtetë ne nuk e dëgjuam zërin e tij.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15E tani, o Zot, Hyji ynë, ti, që me dorën tënde të fuqishme e nxore popullin tënd prej tokës së Egjiptit - e fitove zë të madh që qëndron deri në ditën e sotme - ne kemi mëkatuar, ne e bëmë të keqen,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16o Zot, kundër çdo drejtësie sate, por po të lutem, largoje zemërimin tënd e furinë tënde prej qytetit tënd Jerusalemit e prej Malit tënd të Shenjtë: sepse për shkak të mëkateve tona e të paudhësive të etërve tanë Jerusalemi dhe populli yt janë bërë turpi i të gjithë atyre që na rrinë përreth.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17E tani, o Hyji ynë, dëgjoje lutjen e shërbëtorit tënd dhe përlutjet e tij, dëftoje fytyrën tënde mbi Shenjtëroren tënde të mbetur shkretë, pashë dashurinë tënde!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Prire, o Hyji im, veshin tënd e dëgjo! Hapi sytë e tu e shihe mjerimin tonë e Qytetin që thirret me emrin tënd. Jo, nuk i paraqesim lutjet tona në fuqi të veprave tona të drejta, por në fuqi të mëshirave të tua të shumta.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Na dëgjo, o Zot! Na fal, o Zot, na vështro e vepro! Mos vono pashë jetën tënde, o Hyji im, sepse emrin tënd mban Qyteti yt e populli yt!”
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Engjëlli shtjellon profecinë
20Derisa ende po flisja, po lutesha e po rrëfeja mëkatet e mia e mëkatet e popullit tim, Izraelit, dhe po i shtrija përlutjet e mia para Hyjit tim për Malin e Shenjtë të Hyjit tim,
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21ndërkohë që ende po thoja lutjen, dhe ja, Gabrieli, që e kisha parë më parë në vegim, duke fluturuar me nxitim më preku në kohën e flisë mbrëmësore,
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22më mësoi, foli me mua e më tha: “O Daniel, erdha për të të mësuar e për të të bërë të kuptosh.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Që në fillim të lutjes sate ka dalë fjala dhe unë qeshë dërguar ta mësoj, sepse ti je tejet i dashur. Tani rri gati fjalës e merre vesh vegimin:
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Shtatëdhjetë të shtunat janë të caktuara mbi popullin tënd e mbi Qytetin tënd të shenjtë për ti dhënë fund paudhësisë, për të marrë fund mëkati, për tu zhdukur fajësia, për t’u sjellë drejtësia e përhershme, për të shkuar në vend vegimi e profeti, për t’u shuguruar Shenjti i shenjtërve.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Dije, pra, dhe merre mirë vesh: Që kur të dalë fjala që përsëri të ndërtohet Jerusalemi e derisa të vijë i Shuguruari Prijës, janë shtatë javë. Gjatë shtatëdhjetë javëve pastaj përsëri do të rindërtohet sheshi dhe muret, por në kohë të vështira.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Pastaj pas shtatëdhjetë e dy javëve do të vritet i Shuguruari, por jo për vete. Qytetin dhe Shenjtëroren do ta shkatërrojë populli i prijësit të ardhshëm. Mbarimi i tyre është në shkatërrim e deri në mbarim do të ketë luftë e shkatërrime të caktuara.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Ai do të lidhë një Besëlidhje të fortë me shumë palë për një javë të vetme; në gjysmën e javës do të pushojë fli e kusht, përmbi krahun e Tempullit do të jetë Ndyrësia e shkatërrimit deri në mbarim, deri në caktimin e mbarimit që do të bjerë mbi shkatërruesin.” VEGIMI I MADH KOHA E HIDHËRIMIT
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.