ADHURIMI I TRUPORES SË ARTË
Nabukodonozori ngre një trupore ari
Nabukodonozori ngrit një trupore ari
1Mbreti Nabukodonozor punoi një trupore ari të lartë gjashtëdhjete kute e të gjerë gjashtë kute. E vendosi në rrafshin e Durës, në krahinën e Babilonisë.
2Mbreti Nabukodonozor ftoi të bashkohen satrapët, udhëheqësit, gjyqtarët, prijësit, bujarët, qeveritarët e të gjithë princat e krahinave për të marrë pjesë në përurimin e trupores që mbreti Nabukodonozor kishte dhënë të punohej.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Atëherë u bashkuan satrapët, udhëheqësit, gjyqtarët, prijësit, bujarët e paranikët, që ishin në zyrat e larta, si dhe të gjithë prijësit e krahinave në përurimin e trupores që e kishte ndërtuar mbreti Nabukodonozor. Qëndronin para trupores që e kishte ngritur Nabukodonozori
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4e zëdhënësi thërriste me sa zë kishte: “O popuj, fise e gjuhë! Ja urdhri që ju jepet:
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5posa ta dëgjoni tingullin e borisë, zanamares, qestes, sambukës, psalterit, të orkestrit e të mbarë gjinive të veglave muzikore, bini përmbys e adhurojeni truporen e artë që vendosi mbreti Nabukodonozor!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Po qe se ndokush spërkulet në adhurim, le të hidhet menjëherë në furrën e skuqur me zjarr!”
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Pas këtij urdhri, mbarë popujt pasi e dëgjuan tingullin e borisë, zanamares, qestes, sambukës, psalterit, të mbarë orkestrës e veglave muzikore të çdo lloji, ranë përmbys të gjithë popujt, fiset e gjuhët dhe e adhuruan truporen e artë që e kishte ndërtuar mbreti Nabukodonozor.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Paditja dhe dënimi i judenjve
8Menjëherë, po në atë kohë, u afruan disa kaldenj dhe paditën disa hebrenj.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9I thanë mbretit Nabukodonozor: “O mbret, rrofsh sa malet!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ti, o mbret, dhe urdhrin që çdo njeri, posa ta ketë dëgjuar zërin e borisë, zanamares, qestes, sambukës, psalterit, të orkestrës e të veglave muzikore të çdo lloji të përkulet në adhurim para trupores së artë;
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11e po qe se ndokush s’do të përkulet në adhurim, le të hidhet në furrën e skuqur me zjarr.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12E pra, janë disa judenj, të cilët i vure në krye të krahinës së Babilonisë: Sedraku, Misaku e Abdenagoja: këta njerëz, o mbret, s’janë në kujdes: nuk i nderojnë hyjnitë e tua dhe nuk e adhurojnë truporen tënde që e ndërtove.”
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Atëherë Nabukodonozori, i furishëm e i zemëruar, urdhëroi ti sillen përpara Sedraku, Misaku e Abdenagoja. Këta burra u sollën para mbretit.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Duke turfulluar Nabukodonozori i pyeti: “A është e vërtetë, o Sedrak, Mizak e Abdenago, se nuk i nderoni zotat e mi dhe se truporen e artë që unë e ndërtova, nuk e adhuroni?
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15A jeni tani të gatshëm që, posa ta dëgjoni zërin e borisë, zamares, qestes, sambukës, psalterit, të orkestrës e të veglave muzikore të çdo lloji të përkuleni e ta adhuroni truporen që vetë e kam ndërtuar? Por, po qe se nuk e adhuroni, po në atë çast do të hidheni në furrën e skuqur me zjarr: e ku është ai hyj që të mund t’ju nxjerrë prej dorës sime?”
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Sedraku, Misaku, Abdenagoja u përgjigjën e i thanë mbretit Nabukodonozor: “S’kemi nevojë as të përgjigjemi për këtë gjë:
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17në qoftë se Hyji ynë, të cilin e ardhurojmë, mund të na shpëtojë nga furra e skuqur me zjarr e nga dora jote, o mbret, Ai do të na lirojë.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Por, nëse nuk do të dojë, le ta dish, o mbret, se nuk i adhurojmë zotat e tu as nuk e adhurojmë truporen e artë që ti e ke ngritur.”
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Atëherë Nabukodonozori, plot furi, i mërrolur në fytyrë kundër Sedrakut, Misakut e Abdenagos foli e urdhëroi të ndizej furra shtatë herë më tepër se ishte zakon të skuqej.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Atëherë, disa njerëzve, ndër më të fortit e ushtrisë së vet, i urdhëroi ti lidhin Sedrakun, Misakun e Abdenagon e ti hedhin në furrën e skuqur me zjarr.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Kështu, pra, qenë lidhur e, ashtu si ishin të veshur, me brekushe, me kësula, me sandale e me petka, qenë hedhur në furrën e skuqur me zjarr.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Urdhri ishte i prerë, furra ishte e skuqur deri aty, sa që ata njerëz, të cilët i hodhën Sedrakun, Misakun e Abdenagon në furrë, i dogji flaka e zjarrit,
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23kurse këta tre burra: Sedraku, Misaku e Abdenagoja ranë në furrë të skuqur, ashtu të lidhur. /Sa vijon nuk gjendet në vëllimet hebraike/.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kënga e Azarisë në furrë
24Ata shëtisnin në mes të flakëve, lavdëronin Hyjin dhe e bekonin Zotin.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Azaria u ngrit në këmbë, u lut kështu, e duke hapur gojën në mes të zjarrit, tha:
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26“I bekuar je, o Zot, Hyji i etërve tanë, i madhërueshëm, emri yt i lavdishëm në shekuj,
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27sepse je i drejtë në gjithçka na bëre, të gjitha veprat e tua e udhët e tua janë të drejta, të gjitha gjyqet e tua e vërtetë.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Ke marrë vendim të drejtë në të gjitha gjërat që ke bërë të vijnë mbi ne e mbi qytetin e shenjtë të etërve tanë, Jerusalemin! Sepse për shkak të mëkateve tona Ti u solle me ne kështu me të vërtetë e me drejtësi.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Vërtet mëkatuam e vepruam paudhësisht duke u larguar prej teje, porse tepër shumë mëkatuam!
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Si dëgjuam urdhërimet e tua, as nuk i mbajtëm, nuk bëmë ashtu si na urdhërove për të mirën tonë!
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Prandaj, gjithçka çove mbi ne e gjithçka na bëre na e bëre plotësisht me të drejtë!
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Na lëshove në duar të armiqve tanë keqbërësve, kryekëcyerve më të mbrapshtë, në duar të një mbreti të padrejtë, më të ziut që ishte mbi tokë.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Tani as që guxojmë ta hapim gojën: turpi e marrja i mbuloi ata që të shërbejnë e të adhurojnë ty.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Oh, mos na lër për përgjithmonë - pashë emrin tënd - e mos e prish besëlidhjen tënde;
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35as mos e tërhiq mëshirën tënde prej nesh, pashë Abrahamin, të dashurin tënd, pashë Izakun, shërbëtorin tënd, e pashë Izraelin, shenjtin tënd,
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36të cilëve iu zotove se do t’ua shumosh farën porsi yjet e qiellit e porsi rërën që është në bregun e detit,
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37sepse, o Zot, jemi paksuar më shumë se të gjithë popujt, të përvujtëruar kudo mbi mbarë tokën në ditën e sotme për shkak të mëkateve tona!
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Ne në këtë kohë nuk kemi princ as profet as prijës, fli shkrumbimi, therore, as kushtime as kem, as vend ku të tkushtojmë ty flitë e fryteve të para që të mund të gjejmë mëshirë.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Por na prano me shpirt të përgrirë e të përvujtëruar në shpirt, porsi fli shkrumbimi deshësh e mëzetërish
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40porsi mijëra qengja të majmë e tillë le të jetë flia jonë para teje sot e përsosna ne që të vemi pas teje sepse s’do të turpërohen ata që shpresën e kanë vënë në ty.
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41Tani do të vemi pas teje me gjithë zemër, ty do të të nderojmë, fytyrën tënde do të kërkojmë.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Mos na turpëro, por sillu me ne sipas butësisë sate e sipas madhësisë së mëshirës sate.
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Na shpëto me mrekullitë e tua lavdi jepi emrit tënd, o Zot!
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44Të turpëruar le të mbesin të gjithë ata që duan të keqen e shërbëtorëve të tu, u turpërofshin e mbetshin pa farë pushteti, iu theftë hovi, pa fuqi mbetshin!
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45Le ta dinë se ti je Zot, Hyj i vetëm, në mbarë botën i lavdishëm.”
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46Shërbëtorët e mbretit që i hodhën ata në furrë, nuk pushonin së hedhuri në të vaj toke, li, peshkve e rrozga.
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47Flaka çohej përmbi furrë dyzet e nëntë kutë,
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
48shpërtheu e dogji edhe kaldenjtë që ishin përbri furrës.
Vargu 48 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
49Ndërkaq, engjëlli i Zotit zbriti te Azaria e shokët e tij në furrë dhe e dëboi flakën e zjarrit nga furra,
Vargu 49 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
50e u frynte në mes të furrës një freski vese. Zjarri aspak nuk i preku as s’u shkaktoi dhimbje as trazim.
Vargu 50 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kënga e tre djelmoshave
51Atëherë këta të tre, pothuajse një zëri e lavdëronin, e madhëronin dhe e bekonin Hyjin në furrë e thoshin:
Vargu 51 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
52“I bekuar je, o Zot, Hyji i etërve tanë, i lavdishëm e tejet i lartësishëm në shekuj! I bekuar emri shenjt i lavdisë sate, tejet i lavdishëm e tejet i madhërueshëm në shekuj!
Vargu 52 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
53I bekuar je në Tempullin e lavdisë sate të shenjtë, tejet i lavdishëm e tejet i madhërueshëm në shekuj!
Vargu 53 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
54I bekuar je në fronin e mbretërisë sate, tejet i lavdishëm e tejet i madhërueshëm në shekuj!
Vargu 54 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
55I bekuar je, ti që shqyrton humnerat e që rri mbi kerubinë, i lavdishëm e tejet i madhërueshëm në shekuj!
Vargu 55 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
56I bekuar je në kupën qiellore, i lavdishëm e i madhërueshëm në shekuj!
Vargu 56 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
57Bekojeni, të gjitha veprat e Zotit, Zotin, lëvdojeni dhe madhërojeni në shekuj!
Vargu 57 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
58Bekojeni, o qiej, Zotin, lëvdojeni dhe madhërojeni në shekuj!
Vargu 58 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
59Bekojeni, engjëjt e Zotit, Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Vargu 59 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
60Ujëra që jeni përmbi qiell, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Vargu 60 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
61Të gjitha ju, o fuqi, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Vargu 61 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
62Diell e hënë, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Vargu 62 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
63Yjet e qiellit, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Vargu 63 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
64Të gjitha shirat e vesa, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Vargu 64 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
65Të gjitha ju, o erëra, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Vargu 65 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
66Zjarr e vapë, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Vargu 66 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
67Acar e vapë, bekojeni Zotin, lëvdojeni e bekojeni në shekuj!
Vargu 67 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
68Vesë e brymë, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Vargu 68 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
69Akull e cegëm, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Vargu 69 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
70Breshra e bora, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Vargu 70 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
71Net e ditë, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Vargu 71 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
72Dritë e errësirë, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Vargu 72 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
73Vetëtima e re, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Vargu 73 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
74Toka e bekoftë Zotin, e lëvdoftë dhe e madhëroftë në shekuj!
Vargu 74 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
75Bekojeni, o male e kodra, Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Vargu 75 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
76Bekojeni Zotin, të gjitha bimësitë e tokës, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Vargu 76 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
77Dete e lumenj, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Vargu 77 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
78Bekojeni, burime, Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Vargu 78 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
79Përbindësh e gjithçka lëviz në ujëra, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Vargu 79 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
80Të gjithë shpendët e qiellit, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Vargu 80 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
81Kafshë të egra e shtëpiake, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Vargu 81 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
82Bijtë e njeriut, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Vargu 82 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
83Bekoje, o Izrael, Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Vargu 83 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
84Priftërinjtë e Zotit, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Vargu 84 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
85Shërbëtorët e Zotit, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Vargu 85 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
86Shpirtra e frymë të të drejtëve, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Vargu 86 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
87Shenjtër e të përvuajtur në zemër, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
Vargu 87 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
88Anani, Azari, Misael, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj! Sepse Ai na shpëtoi nga Nëntoka, na nxori nga pushteti i vdekjes, na liroi nga furra e skuqur, na shpëtoi nga mesi i flakëve!
Vargu 88 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
89Falënderojeni Zotin, sepse është i mirë, sepse e amshueshme është dashuria e tij!
Vargu 89 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
90Të gjithë ju që e druani Zotin, bekojeni Hyjin e hyjnive, lëvdojeni e falënderojeni, sepse e amshueshme është dashuria e tij!”
Vargu 90 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pranimi i mrekullisë
91Atëherë mbreti Nabukodonozor mbeti i habitur dhe u ngrit me nxitim. I pyeti bujarët e vet: “Po a nuk i hodhëm tre vetë të lidhur në zjarr?” Ata iu përgjigjën mbretit: “Po, o mbret!”
Vargu 91 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
92Ai vazhdoi: “Po unë po shoh katër vetë të zgjidhur duke ecur në mes të zjarrit pa u bërë asnjë të keqe e i katërti e ka pamjen si djalë zotash.”
Vargu 92 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
93Atëherë Nabukodonozori u afrua te gryka e furrës së skuqur e tha: “O Sedrak, Misak e Abdenago, shërbëtorët e Hyjit të Qiellit, dilni jashtë e ejani këtu!” Sedraku, Misaku e Abdenagoja menjëherë dolën nga zjarri.
Vargu 93 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
94U mblodhën satrapët, bujarët, gjykatësit dhe të gjithë pushtetarët e mbretit e po i shikonin ata njerëz: zjarri nuk u kishte bërë farë dëmi në trup, nuk u ishte djegur asnjë fije floku, petku i tyre nuk ishte prekur dhe nuk ishte kapur në ta erë zjarri.
Vargu 94 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
95Atëherë Nabukodonozori brohoriti: “Qoftë bekuar Hyji i tyre: i Sedrakut, i Misakut e i Abdenagos, i cili e dërgoi engjëllin e vet dhe i shpëtoi shërbëtorët e vet që besuan në të e nuk e dëgjuan urdhrin e mbretit, por e dhanë trupin e vet të digjet për të mos u shërbyer e për të mos i adhuruar hyjnitë e tjera, përveç Hyjit të vet!
Vargu 95 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
96Prandaj, unë po urdhëroj: çdo popull, fis e gjuhë që të blasfemojë kundër Hyjit të Sedrakut, Misakut e Abdenagos le të bëhet copë e grimë e shtëpia e tij le të kthehet në plehërishtë, sepse nuk ka tjetër Hyj që mund të shpëtojë!”
Vargu 96 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
97Atëherë mbreti i ngriti në nderime të larta zyrash Sedrakun, Misakun e Abdenagon në krahinën e Babilonisë. ËNDRRA PËRKUJTUESE DHE MARRËZIA E NABUKODONOZORIT
Vargu 97 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
ËNDRRA PËRKUJTUESE DHE MARRËZIRA E NABUKODONOZORIT
98Mbreti Nabukodonozor, mbarë popujve, kombeve e gjuhëve përmbi mbarë tokën: Paqe e mirëqenie!
Vargu 98 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
99E kam çmuar të arsyeshme t’jua shpall mrekullitë e shenjat që i kreu në mua Hyji i Qiellit.
Vargu 99 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
100Shenjat e tij, oh, sa janë të mëdha! Mrekullitë e tij, oh, sa janë të mrekullueshme! Mbretëria e tij, mbretëri e amshueshme! Pushteti i tij brez pas brezi!
Vargu 100 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.