Nabukodonozori tregon ëndrrën e vet
1Unë Nabukodonozori jetoja në qetësi në shtëpinë time e lulëzoja në pallatin tim,
2dhe ja, pashë një ëndërr që ma futi frikën deri në palcë. Mendimet që më vinin në shtrat e përsiatjet që më përbluante truri, më shqetësuan.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Urdhërova: le të më sillen të gjithë dijetarët e Babilonisë për të ma shtjelluar ëndrrën.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Atëherë erdhën dijetarë, magjistarë, kaldenj, shtjellues shenjash. Unë ua tregova ëndrrën, por ata sditën të ma japin shtjellimin.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Atëherë erdhi para meje Danieli, i cili quhet Baltazar me emër të hyjit tim. Ky ka në vetvete shpirtin e zotave të shenjtë. Unë ia tregova ëndrrën time:
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6“Baltazar, prijësi i dijetarëve! Unë e di se në vetvete ke shpirtin e zotave të shenjtë dhe se asnjë fshehtësi s’është e vështirë për ty: ja vegimet që kam pasur në ëndërr: ma shtjello.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Vegimet që më kaluan nëpër tru, ndërsa isha në shtrat, janë këto: Shikoja, dhe ja, një pemë në mes të tokës, lartësia e saj shumë e madhe!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Pemë e madhe dhe e fortë, me majë e prekte qiellin! Mund të shihej nga skajet e tokës!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Gjethet e saj një bukuri, e mbushur me fruta garguri: ushqim në të kish’ për gjithkënd! Kafshët e egra nën të banonin, në gema të saj shpendët e qiellit, çdo gjallesë prej saj ushqehej?
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ndërsa në shtrat nëpër kokën time po valonin këto vegime, kur, ja, roja prej qiellit zbriti e një shenjt,
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11klithi me të madhe: Priteni pemën, shkurtoni gemat, hiqjani gjethet, tretjani frutat! të ikin kafshët prej poshtë saj, prej gemave shpendët t’i zhduken!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Në dhe lërjani me rrënjë trupin, në vargje të hekurt, të bronztë, në barin e tokës! Le ta lagë vesa e qiellit, pjesë të përbashkët me kafshët e egra le ta ketë barin e tokës!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Ti ndërrohet zemra e njeriut, t’i jepet zemër bagëtish! Le të kalojnë mbi të shtatë kohë!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Këtë vendim e morën Rojtarët, kërkesë kjo me urdhër të shenjtërve që ta dijë gjithkush i gjallë se përmbi mbretërinë njerëzore mbretëron i Tejetlarti: i jep mbretërinë atij që do, më të voglin në kokë ia vë!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Kjo është ëndrra që e pa mbreti Nabukodonozor. Ti, pra, o Baltazar, ma shtjello, sepse asnjë prej të gjithë dijetarëve të mbretërisë sime nuk është në gjendje të ma japë shtjellimin. Ti mundesh, sepse në ty është shpirti i zotave të shenjtë.”
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Danieli e shtjellon ëndrrën
16Atëherë Danieli, i mbiquajtur Baltazar, mbeti për ca kohë i shtanguar dhe i trazuar nga mendimet e veta. Mbreti mori fjalën e tha: “Baltazar, mos lejo të të marrë mendsh ëndrra dhe shtjellimi i saj!” Baltazari u përgjigj: “Imzot, ëndrra jote u rëntë armiqve të tu e shpjegimi i saj mbi kundërshtarët e tu!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Pema që e pe të lartë e të fortë, lartësia e së cilës prekte qiellin e që shihej në çdo skaj të tokës,
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18gemat e së cilës ishin shumë të bukur, frutat e së cilës me shumicë, që në të kishte ushqim për gjithkënd, nën të cilën banonin egërsirat e fushës, në gemat e së cilës banonin shpendët e qiellit,
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19je ti, o mbret, që u bëre i madhërueshëm e tejet i pushtetshëm, madhëria jote u rrit e arriti deri në qiell e pushteti yt deri në skajet e tokës.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Kurse ajo që pa mbreti se një rojtar e një shenjt zbriti prej qiellit e tha: Prejeni pemën dhe copëtojeni, porse trungun e rrënjëve të saj lërëni në dhe e në pranga të hekurta e të bronzta, në barin e tokës e le të lahet nga vesa e qiellit e pjesën le ta ketë me kafshët e egra derisa të kenë kaluar mbi të shtatë kohë,
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21ja çshtjellim ka, o mbret, vendimi i të Tejetlartit që do të zbatohet mbi zotërinë tim, mbretin:
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22do të të dëbojnë prej njerëzve, do të banosh me egërsirat e malit, do të hash bar porsi lopët dhe do të lagesh nga vesa e qiellit; shtatë kohë do të kalojnë mbi ty derisa ta kesh kuptuar se i Tejetlarti ka pushtet mbi mbretërinë e njerëzve, dhe se ia jep atij kujt Ai do.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Lidhur me sa urdhëroi të lihet trungu i rrënjëve të saj, domethënë të pemës, mbretëria jote për ty do të mbesë, pasi ta kesh pranuar pushtetin e Qiellit.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Prandaj, o mbret, le të të pëlqejë këshilla ime: shpërbleji mëkatet e tua me lëmoshë e paudhësitë e tua me mëshirë ndaj skamnorëve: kështu do të gëzosh mirëqenie të gjatë.”
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ëndrra sendërtohet
25Të gjitha këto shkuan në vend mbi mbretin Nabukodonozor.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Pasi kaluan dymbëdhjetë muaj, ndërsa po shëtiste në pallatin e mbretërisë së Babilonisë,
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27mbreti tha: “Vallë a s’është kjo Babilonia e madhe, që unë e ndërtova për kryeqytet të mbretërisë me fuqinë e forcës sime e me lavdinë e madhërisë sime?”
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Ndërsa ende fjala ishte në gojën e mbretit, jehoi një zë prej qiellit: “Ty po të them, o mbreti Nabukodonozor, u hoq prej teje mbretërimi yt!
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Do të të dëbojnë prej mesit të njerëzve e ti do të banosh me kafshë të egra: sanë do të hash porsi kau. Mbi ty do të shndërrohen shtatë kohë derisa ta dish se i Tejetlarti zotëron mbi mbretërinë e njerëzve dhe se ia jep atij kujt Ai do.”
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Po në atë moment u plotësua fjala mbi Nabukodonozorin: qe dëbuar nga mesi i njerëzve, hëngri bar posi lopët, trupi i tij u lag nga vesa e qiellit, flokët iu rritën e iu bënë porsi puplat e shqiponjës e thonjtë e tij si kthetrat e shpendëve.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Nabukodonozori shërohet
31“Kështu, kur morën fund ditët e caktuara, unë, Nabukodonozori, i lartësova sytë e mi kah qielli, atëherë mu kthyen mendtë atëherë e bekova të Tejetlartin, e lëvdova dhe e madhërova të Gjallin e përhershëm, sepse pushteti i Tij pushtet i amshueshëm, mbretëria e tij brezni më brezni!
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Të gjithë banorët e tokës para tij janë asgjë. Ai vepron sipas dëshirës së vet me ushtrinë qiellore e me banuesit e tokës, pushtetit të tij kush s’mund t’i bëjë ballë as s’mund t’i thotë: ‘Ç’po bën?’
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Po në atë moment mu kthyen mendtë dhe, në nder të mbretërisë sime mu kthyen madhëria dhe shkëlqimi; këshilltarët e oborrtarët e mi më kërkuan dhe qeshë vënë në mbretërinë time dhe madhëria ime u rrit edhe më tepër.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Tani pra, unë, Nabukodonozori e lavdëroj, e madhëroj dhe i jap lavdi Mbretit Qiellor: të gjitha veprat e tij janë e vërtetë, të gjitha udhët e tij janë drejtësi, Ai mund t’i përulë ata që ecin me krenari!” GOSTIA E BALTAZARIT
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.