1
Përshëndetja
1Pali, i burgosuri i Krishtit Jezus dhe vëlla Timoteu: Filemonit, bashkëpunëtorit tonë të dashur,
2motrës Api, bashkëluftëtarit tonë Arhipit, si dhe Kishës që bashkohet në shtëpinë tënde:
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Paçi hir dhe paqe prej Hyjit, Atit tonë, dhe prej Jezu Krishtit Zot!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Dashuria dhe feja e Filemonit
4Gjithmonë e falënderoj Hyjin tim kurdo të kujtoj në lutjet e mia,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5sepse po dëgjoj të flitet mirë për dashurinë tënde dhe për fenë që ke ndaj Zotit Jezus dhe ndaj të gjithë shenjtërve.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Pjesëmarrja jote në fe u bëftë e frytshme, në mënyrë që të njihet sa të mira të mëdha bëhen ndër ne për dashuri të Krishtit!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Dashuria jote, vërtet, ka qenë për mua gëzim i madh dhe ngushëllim, o vëlla, sepse i ke përforcuar zemrat e shenjtërve.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pali porosit Onezimin
8Prandaj, edhe pse e kam lirinë e plotë në Krishtin të të urdhëroj çka të duhet të bësh,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9më fort po më pëlqen të të drejtohem me lutje në emër të dashurisë, kështu siç jam, unë Pali, plak dhe tani edhe i burgosuri i Krishtit Jezus.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Po të lutem për birin tim, të cilin e linda në pranga, për Onezimin,
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11që dikur s’kishte farë vlere për ty, por që tani është shumë i vlefshëm për ty dhe për mua.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Po ta dërgoj atë – loçkën e zemrës sime.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Desha ta ndal pranë meje që të më shërbejë në vendin tënd këtu në burg ku gjendem për shkak të Ungjillit,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14por nuk desha të bëj asgjë pa pëlqimin tënd që, vepra e mirë të cilën do ta bësh, mos të të duket se e bëre përdhuni, por vullnetarisht.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Ndoshta pikërisht për këtë arsye qe ndarë prej teje për pak kohë që te ti të kthehej për gjithmonë,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16jo më si skllav, por shumë më tepër se skllav, porsi vëlla i dashur, sidomos për mua dhe aq më tepër për ty, qoftë si njeri dhe qoftë si vëlla në Zotin.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Në qoftë se, pra, më mban për shok në fe, pranoje porsi mua!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Dhe në qoftë se të ka bërë ndonjë dëm ose të ka gjë borxh, më detyro mua për të gjitha.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Po nënshkruhem me dorën time – unë Pali: unë do të paguaj... që të mos të të përkujtoj se edhe ti ma ke një borxh – pikërisht vetveten!
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Po, o vëlla, ma bëj këtë nder në Zotin! Ma kërthndez zemrën time në Krishtin!
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Duke qenë i bindur për dëgjesën tënde, të shkrova, plotësisht i mbushur mendjeje se do të bësh edhe më tepër se po të kërkoj.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Njëkohësisht ma bëj gati një banesë sepse, në saje të lutjeve tuaja, shpresoj se do t’ju dhurohem.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Përshëndejtet e fundit
23Të bën të fala Epafra, i burgosuri bashkë me mua në Krishtin Jezus,
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Marku, Aristarku, Dema, Luka, bashkëpunëtorët e mi.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Hiri i Zotit tonë Jezu Krishtit qoftë me shpirtin tuaj!
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.