1Zëri i mirë është më i mirë se pasuria e madhe, më shumë vlen të kesh rëndësi se ar e argjend.
2Pasaniku e skamnori takohen: të dy i ka krijuar Zoti.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3I mençuri e sheh të keqen e fshehet, kurse të pamendët shkojnë përpara e sharrojnë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Shpërblim i përvujtërisë është frika e Zotit, begatia, lavdia dhe jeta.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ferra e leqe ka në udhën e mbrapshtanit, kurse ai që e ruan jetën larg u shmanget atyre.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Mësoje djaloshin sipas udhës që do të ndjekë. Edhe kur të plaket s’do t’i shmanget asaj.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7I pasuri i sundon skamnorët, e detyrësi bëhet skllav i huadhënësit.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Kush mbjell paudhësi, do të korrë të këqija, do të sharrojë nga shqupia e hidhërimit të vet.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Syri mirëbërës do të bekohet, sepse jep për skamnorë prej bukëve të veta.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Dëboje përqeshësin e me të do të zhduket grindja, do të pushojnë grindjet e fyerjet.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Kush e do pastërtinë e zemrës për hir të buzëve të veta mik do ta ketë mbretin.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Sytë e Zotit e ruajnë dijen, dhe hidhen poshtë fjalët e të paudhit.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Përtaci thotë: »Përjashta është luani, midis rrugës do të mbetem i vrarë!«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Shpellë e pafund është goja e gruas së huaj, do të bjerë brenda ai të cilin e urren Zoti.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Marrëzia është e lidhur për zemrën e fëmijës, dhe thupra e ndëshkimit e largon atë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16E ndrydh skamnorin? Ai do ta shtojë pasurinë e vet. I dhuron pasanikut? Vetë do të bëhesh skamnor.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
III. PËRMBLEDHJE THËNIESH TË TË URTËVE
17Prire veshin tënd e dëgjoj fjalët e të urtëve, prire zemrën tënde drejt mësimit tim,
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18sepse do të jetë kënaqësi t’i ruash në fundin e zemrës sate e t’i kesh të gatshme në buzët e tua!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Me qëllim që Zoti të jetë shpresa jote t’i drejtoj sot edhe ty.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Pse a s’t’i përshkrova para sa kohe disa këshilla dhe mësime
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21për ta treguar fuqinë e fjalëve të vërteta, që t’i përgjigjesh atij që të ka dërguar?
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Mos u dëfto i mujshëm me skamnorin pse është i varfër, as mos e ndrydh të papasurin në pleqëri,
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23sepse vetë Zoti do ta marrë në dorë çështjen e tyre dhe do t’ua marrë shpirtin atyre që i plaçkisin.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Mos ki miqësi me njeriun idhnak, as mos bëj shoqëri me njeriun e dërhuzdtë,
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25që të mos mësohesh udhëve të tija e t’i vësh lak jetës sate.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Mos ji ndër ata që japin dorën, që hynë dorëzanë për borxhe:
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Nëse s’ke me çka ta kthesh ç’arsye ke që të të merret shtroja jote?
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Ruaj se i luan kufijtë e moçëm që i kanë vënë të parët e tu.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29A e ke parë njeriun mjeshtër të punës së vet? I tilli qëndron përballë mbretërish, ai s’rri në shërbim të njerëzve të pandershëm.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.