1Zemra e mbretit si rrëketë e ujërave është në dorë të Zotit: gjithkah të dojë e sjellë atë.
2Në sytë e njeriut të gjitha udhët janë të drejta, por ai që i peshon zemrat është Zoti.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Të zbatohet mëshira dhe e drejta i pëlqen Zotit më tepër se flitë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Sytë madhështorë, zemra krenare, dritëza e të paudhëve, ja, çfarë është mëkati!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Synimet e të kujdesshmit gjithmonë shpien në mbushulli, kurse kush ngutet, mbetet në skamje.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Pasuria e fituar në saje të rrenave është vesë para diellit të njerëzve që kërkojnë vdekjen.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Mujshia e mëkatarëve ata vetë i zhbin sepse s’duan ta bëjnë të drejtën.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Udha e mbrapshtë e njeriut është e vështirë, ndërsa e drejta është vepra e njeriut të pastër.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Më mirë është të jetosh në një kënd të pullazit, se të banosh së bashku në shtëpi me grua grindavece.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Shpirti i bakeqit dëshiron të keqen, as i afërmi i tij nuk gjen mëshirë në sytë e tij.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Kur ndëshkohet përqeshësi edhe i padijshmi bëhet i mençur, kur e mëson të urtin, e shton dijen.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12I Drejti e vëren shtëpinë e të paudhit dhe bakëqijtë i plandos në mjerim.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Kush i mbyll veshët në klithmën e skamnorit, edhe ai do të thërrasë, por nuk do të dëgjohet.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Dhurata e dhënë fshehtë pajton zemërimin, dhurëtia e dhënë nën dorë edhe felgrimin.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Për të drejtin është kënaqësi të ushtrojë të drejtën, kurse për bakëqij është vdekje.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Njeriu, që e lë udhën e maturisë, do të banojë në bashkësinë e hijeve.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ai që i do kënaqat, do të mbesë në skamje, dhe ai që i do verën dhe ushqimet e mira, nuk do të begatet.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Bakeqi do të jetë shpagim për të drejtin, i patenzoni për njerëzit e drejtë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Më mirë është të banohet në vend të shkretë se me një grua grindavece e idhnake.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Në banesën e të urtit ka visar të paçmueshëm e të gjitha të mirat, por njeriu i pamatur i shpërndan.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Kush ndjek drejtësinë e mëshirën, do të gjejë drejtësi, jetë e nder.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22I urti e pushton qytezën e të fortëve dhe e rrënon fuqinë në të cilën shpresonin.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Kush e ruan gojën e gjuhën e vet, ruan vetveten nga të vështirat.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Krenari dhe i dërhuzdti quhet përqeshës: ai bën gjithçka me mujshi të tepruar.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Dëshirat e mbysin përtacin, sepse duart e tija s’duan të punojnë.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Gjithë ditën dëshiron e lakmon - kurse i drejti jep me dorëdhani.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27E iritshme është flia e të paudhit, sidomos nëse kushtohet me qëllim të keq.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Dëshmitari i rremë do të vritet, kurse njeriu që dëgjon do të mund të flasë gjithmonë.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Bakeqi merr në fytyrë një hije të rëndë, kurse i drejti e ndreq jetën e vet.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Nuk ka as urti, as mençuri as këshill që t’i rrijë përballë Zotit.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Kali bëhet gati për ditën e luftimit, por shpëtimin e jep Zoti.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.