1Mos u lakmo njerëzve të këqij, as mos dëshiro të jesh me ta,
2sepse ata s’mendojnë tjetër por cubni, buzët e tyre flasin veç për dhunë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Me urti ndërtohet shtëpia e me mençuri ajo forcohet,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4me dije mbushen drithnikët me çdo lloj të mirash të çmueshme e të dëshirueshme.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Njeriu i urtë është edhe i fortë, njeriu i ditur e rrit fuqinë,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6sepse me peshim bëhesh gati për luftë, vjen ngadhënjimi kur ka këshillime të shumta.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Majë e lartë është urtia për të marrin: në kuvend të dheut gojën s’mund ta hapë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Kush synon ta bëjë të keqen të gjithë e mbajnë për njeri të dëmshëm.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Mendimi i të marrit është mëkat, përqeshësi është iri për njerëzit.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Të lëshon zemra në ditë të ngushtë? Të vogël pra, e paske fuqinë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Shpëtoji ata që i shpien në vdekje, liroji ata që i çojnë në vrasje.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Nëse do të thuash: »S’e dinim këtë gjë«, s’do ta dijë Ai që peshon zemrat? Vallë s’e di Ai që ta ruan jetën? A s’do ta shpaguajë gjithkënd sipas veprave të tija?
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Haje mjaltin, biri im, se është i mirë edhe hoja është shumë e ëmbël për fytin tënd.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Dije se e tillë është për shpirtin tënd urtia, nëse e gjen, ke gjetur ardhmërinë, shpresa jote nuk do të shkojë hupës.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Mos i vër pritë, o i mbrapshtë, banesës së të drejtit, mos e shkreto vendin e pushimit të tij!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Sepse edhe në rëntë i drejti shtatë herë, ngritet, kurse të patenzonët sharrojnë në mjerim.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Mos u gëzo nëse rrëzohet armiku yt as të mos kënaqet zemra jote për rrënimin e tij,
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18që të mos shohë Zoti e ta marrë për të keq e kështu ta largojë prej tij hidhërimin e vet.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Mos u zemëro për shkak të bakëqijve as mos ua ki lakmi të patenzonëve,
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20sepse i mbrapshti ardhmëri nuk ka dhe dritëza e të paudhëve fiket.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Druaje Zotin, biri im, dhe mbretin dhe mos merr pjesë me kryengritës,
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22sepse do të vijë papritmas rrënimi i tyre e kush e di se kur do të jetë bjerrja e të dyve.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
IV. VAZHDIM I THËNIEVE TË TË URTËVE
23Edhe këto janë gjithashtu për të urtët. Nuk është mirë t’i mbahet krah kujt në gjyq.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Kush i thotë të paudhit: »Je i drejtë«, do ta mallkojnë popujt e do ta nëmin fiset,
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25kurse ata që do ta qortojnë, do të lavdërohen dhe mbi ta bie bekimi e lumturia.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Puth në gojë, ai që jep përgjigje të drejtë.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Kryej jashtë punët e tua me kujdes punoje fushën tënde dhe pastaj ndërtoje shtëpinë tënde.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Mos ji dëshmitar pa nevojë kundër të afërmit tënd, dhe mos gënje askënd me buzët e tua.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Mos thuaj: »Siç ma bëri mua do t’ia bëj dhe unë, do t’ia kthej të tillit sipas veprave të tija!«
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Kalova nëpër arën e përtacit dhe nëpër vreshtin e të lafiturit:
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31dhe ja, çdo gjë e kishte mbuluar hadhuga, sipërfaqen krejt ia kishin mbuluar ferrat dhe ledhet ishin rrënuar plotësisht;
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32e pashë këtë dhe e futa në kokë përsiata dhe e kuptova:
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33»Fli edhe pak, kotu edhe sa grima, vëri edhe pakëz duart në ijë për të pushuar,
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34dhe skamja, do të të vijë porsi vrapuesi, dhe lypësia porsi i armatosuri!«
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.