V. PËRMBLEDHJA E DYTË E FJALËVE TË URTA TË SALOMONIT
1Edhe këto janë fjalë të urta të Salomonit që i mblodhën njerëzit e Ezekisë, mbretit të Judës:
2Është lavdi e Hyjit të veprojë në fshehtësi, lavdia e mbretërve është të veprojnë pas shqyrtimit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Qielli është i lartë, toka është e thellë, kurse zemra e mbretit është e pashqyrtueshme.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Hiqja ndryshkun argjendit dhe do të dalë një enë e bukur prej argjendtarit;
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5largoje të patenzonin nga prania e mbretit dhe froni i tij do të përforcohet nga drejtësia.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Para mbretit mos u mba i madh dhe mos qëndro në vend të të mëdhenjve,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7sepse është më mirë të të thuhet: »Ngjitu këtu!«, sesa të përulesh në sytë e princit.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Çka kanë parë sytë e tu mos u ngut ta qitësh menjëherë në gjyq, sepse çfarë do të bësh mandej, kur të ketë qitur poshtë kundërshtari yt?
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Rrahe në gjyq çështjen tënde me të afërmin tënd, por mos e zbulo fshehtësinë e tjetrit,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10që rastësisht të mos të shajë kur të ketë dëgjuar e të mos bjerë turpi mbi ty.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Mollë të arta në enë argjendi fjala e thënë në kohën e vet.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Vath i artë dhe margaritar i ndritshëm i urti që qorton veshin e dëgjueshëm.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Si fresku i borës në kohën e të korrave i tillë është i dërguari besnik për atë që e dërgoi: ia përtërit shpirtin e tij.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Re e erë e shi që s’bie është lëvduesi që s’i plotëson zotimet.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Me duresë të qëndrueshme zbutet princi, gjuha e butë i copëton eshtrat.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Hase në mjaltë? Ha sa të bën mirë që, rastësisht, i ngopur për së tepërmi, të mos e villësh.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Mos shkel shpesh në shtëpinë e mikut që të mos t’ia mërzitësh e të ketë rëndë.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Maj e shpatë e shigjetë e mprehtë është njeriu që bën dëshmi të rreme kundër të afërmit të vet.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Dhëmb i prishur e këmbë e çalë është ai që shpreson në të pabesin në ditë të ngushtë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Si ai që e heq në të ftohtë leshnikun, si uthulla në plagë është ai që këndon para atij që e ka zemrën e thyer.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Nëse armiku yt është i uritur, jepi të hajë, nëse është i etur, jepi të pijë:
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22kështu grumbullon mbi kokë të tij prush e Zoti do ta shpaguajë.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Era e veriut bie shiun dhe gjuha përqeshëse fytyrën e trishtuar.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Më mirë është të rrish në buzë të pullazit se në shtëpi të përbashkët me gruan grindavece.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Si uji i freskët për fytin e etshëm është lajmi i mirë prej vendit të largët.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Si kroi i turbullt e burimi i prishur është i drejti që përulet para të paudhit.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Të hash për së tepërmi mjaltë s’është mirë, as nder s’është të kërkosh lavdi të tepruara.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Qytet i rrënuar e pa mur rrethues është burri që s’është i zoti ta përmbajë vetveten.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.