1Mos u lavdëro për të nesërmen pasi s’e di se ç’do të të sjellë dita.
2Le të lavdërojë tjetërkush e jo goja jote, një i huaj, por jo buzët e tua.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3I rëndë është guri, e rëndë është rëra, por më i rëndë se të dy është zemërimi i të marrit.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Egërsi e felgrim shpërthyes dhe kush mund t’i qëndrojë përballë mendjes së zezë?
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Më i mirë është qortimi ballafaqe se dashuria e rreme.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Më të mira janë plagët e atij që të do se të puthurat tradhtare të atij që të urren.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7I ngopuri e shklet me këmbë edhe hojen e mjaltit, kurse të uriturit çdo gjë e hidhur i vjen e ëmbël.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Porsi zogu që e ka humbur çerdhen e vet, i tillë është njeriu që endet larg vendit të vet.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Me erëra të mira e me kem kënaqet zemra, kështu edhe ëmbëlsia e mikut që këshillon çiltërisht.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Mos e braktis mikun tënd e mikun e babës tënd dhe mos hyr në shtëpinë e vëllait tënd ditën e fatkeqësisë sate. Më i mirë është fqinji afër se vëllai larg.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Biri im, bëhu i urtë dhe ma gëzo zemrën, që të mund t’i përgjigjem atij që më shan.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12I urti e sheh të keqen e fshihet, kurse marranat vazhdojnë përpara e ndëshkohen.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Merrja leshnikun atij që hyri dorëzanë për të huajin, merrja pengun atij në vend të të huajit.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Kush më zë të lartë e bekon fqinjin herët në agim, i numërohet sikurse e mallkon.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Pullazi që pikon në ditë të të ftohtit dhe gruaja grindavece janë si njëra-tjetra.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Ta ndalësh? Më sa mund të ndalet era ose me dorë të mbahet vaji!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Hekuri me hekur mprehet edhe njeriu në takimin me fqinjin e vet.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Kush e ruan fikun do të hajë prej frutave të tij, edhe kush e ruan zotërinë e vet do të nderohet.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Sikurse uji është pasqyrë për fytyrë ashtu zemra e njeriut për njeriun.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Nëntoka dhe Shfarosja kurrë nuk mbushen, ashtu edhe sytë e njeriut kurrë nuk ngihen.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Sikurse argjendi që provohet në shkritore e ari në furrë, ashtu edhe njeriu nga goja e atyre që e lëvdojnë.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Edhe nëse e rreh marranin si elbin në shterë me shtypc prej tij nuk do të hiqet marria.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Me vëmendje njihe gjendjen e bagëtive të tua, me zemër kujdesohu për grigjat,
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24sepse pasuria nuk është e përhershme. Pse, a thua se kurora trashëgohet brez pas brezi?
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Mblidhet sana, del bari i gjelbër e mblidhet tagjia prej bjeshkëve;
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26atëherë do të kesh qengjat për veshje e kecat për të blerë arën
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27dhe s’do të të mungojë qumësht dhish për vete as për ushqim të familjes e për shujtë të shërbëtoreve të tua.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.