1Njeriu që i përbuz qortimet me kokëfortësi, papritmas do të sharrojë pa shpresë shërimi.
2Kur të drejtët e kanë pushtetin në dorë, gjindja gëzohen, kurse kur sundon i paudhi, rënkon populli.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ai që e do urtinë, gëzon t’anë; kush ndjek laviret, prish pasurinë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Mbreti me drejtësi e ngrit vendin, kurse ai që i pëlqejnë dhuratat, e shkatërron.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ai që e përkëdhel mikun e vet, ia qet rrjetën këmbëve të tija.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Në mëkat është laku i mëkatarit, kurse i drejti galdon e gëzohet.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7I drejti e kupton çështjen e skamnorit, kurse i mbrapshti nuk e merr vesh dijen.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Njerëzit e prishur e rrënojnë qytetin, kurse të urtët e largojnë zemërimin.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9I urti, nëse gjykohet me të marrin, si në u zemëroftë si në u qeshtë, qetësi s’do të ketë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Gjakësorët e urrejnë të ndershmin, kurse të drejtët e kërkojnë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11I marri u lëshon fre të gjitha epsheve të veta, kurse i urti i përmban ato.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Kryetari, që me ëndje e dëgjon fjalën e rreme, të gjithë nëpunësit i ka të këqij.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13I vobekti dhe ndrydhësi takohen: të dyve Zoti ua ndriçon sytë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Mbreti, që ua jep plotësisht të drejtën skamnorëve, do ta ketë fronin e patrandshëm përherë.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Me thupër e me qortim jepet urtia, kurse fëmija që i lëshohet vullnetit të tij, do ta turpërojë të ëmën.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Kur shumohen të këqijtë, shumohen paudhësitë, e të drejtët do ta shohin sharrimin e tyre.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Qortoje djalin tënd e do të jesh i qetë, dhe do të kënaqet shpirti me gëzim.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Pa zbulesë hyjnore populli prishet, por i lum do të jetë ai që e zbaton Ligjin.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Skllavi nuk ndreqet me fjalë, sepse, megjithëse kupton, nuk dëgjon.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20A e pe një njeri që është i shpejtë në të folur? Edhe i marri ka më shumë shpresë se ai!
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Kush e rrit skllavin me të butë qysh në fëmijëri më në fund do t’i bëhet i padëgjueshëm.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Idhnaku shkakton grindje dhe, kush hidhërohet me shpejt, bën shumë mëkate.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Krenia e përul njeriun, kurse kush përvuhet fiton nderime.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Kush bashkëpunon me vjedhësin e urren shpirtin e vet, e dëgjon përbetimin e nuk dëfton.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Frika para njerëzve kthehet në lak, kush ka besim në Zotin do të jetë i sigurt.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Shumë e kërkojnë përkrahjen e prijësit, por Zoti ia jep të drejtën gjithkujt.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Njeriun e keq e kanë në iri të drejtët, por edhe të këqijtë i urrejnë të drejtët.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.