Dasma në Kanë
1Të tretën ditë po bëhej një dasmë në Kanë të Galilesë. Aty ishte edhe nëna e Jezusit.
2Në dasmë e grishën edhe Jezusin e nxënësit e tij.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Kur u mbaroi vera, nëna e Jezusit i tha: »Nuk kanë më verë!«
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4[E] Jezusi i tha: »Moj burrneshë, a është punë për ne? Ende nuk erdhi koha ime!«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Nëna e tij u tha shërbyesve: »Bëni gjithçka t’ju thotë!«
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ishin aty të vëna gjashtë enë guri që shërbenin për larje të rëndomta të judenjve. Secila zinte dy apo tri masë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Jezusi u tha shërbyesve: »Mbushni enët me ujë!« Ata i mbushën deri në grykë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8»Merrni tani - u tha atëherë - e çoni kryetarit të tryezës.« Ata ia çuan.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kur kryetari i tryezës e kërkoi ujin e kthyer në verë - e nuk e dinte nga vinte - shërbyesit, që e kishin mbushur ujin, e dinin - kryetari i tryezës e thirri dhëndrin
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10dhe i tha: »Çdo njeri më parë vë në tryezë verën e mirë e, kur t’i nxehë pija, sjell verë më të keqe. Ti e paske ruajtur verën e mirë deri tani!«
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Kjo qe mrekullia e parë e Jezusit, të cilën e bëri në Kanë të Galilesë; e dëftoi lavdinë e vet dhe nxënësit e tij besuan në të.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Pastaj zbriti në Kafarnaum me nënën e vet, me vëllezërit [e vet], e me nxënësit e vet. Aty nuk qëndruan shumë ditë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pastrimi i Tempullit
13Ishin afër Pashkët e hebrenjve e Jezusi u ngjit në Jerusalem.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Në Tempull gjeti shitës qesh, delesh e pëllumbash dhe thyes të të hollash duke ndenjur aty.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Atëherë e punoi një frushkull konopësh dhe i dëboi nga Tempulli të gjithë së bashku me dele e me qe. Thyesve u derdhi të hollat dhe u rrëzoi tavolinat.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Shitësve të pëllumbave u tha: »Hiqni këta prej këndej e mos e bëni shtëpinë e Atit tim, shtëpi tregtie!«
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Nxënësit e tij u kujtuan se është në Shkrim shenjt: »Zelli për Shtëpinë tënde më bren!«
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Atëherë ndërhynë judenjtë dhe e pyetën: »Ç’shenjë na jep se guxon të veprosh kështu?«
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Jezusi u përgjigji: »Rrënojeni këtë Tempull e unë do ta rindërtoj për tri ditë!«
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20»Dyzet e gjashtë vjet zgjati ndërtimi i këtij Tempulli - i përgjigjen judenjtë - e ti do ta ndërtosh për tri ditë?«
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Porse Jezusi foli për tempullin e trupit të vet.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Kur u ringjall prej së vdekuri, atëherë u ra ndër mend nxënësve se këtë kishte dashur të thotë dhe i besuan Shkrimit shenjt e fjalës që tha Jezusi.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Jezusi njeh çdo njeri
23Gjatë qëndrimit të Jezusit në Jerusalem në kohë të festës së Pashkëve, shumë besuan në Emrin e tij, kur panë shenjat që bëri.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Porse vetë Jezusi nuk kishte shumë besim në ta, sepse i njihte mirë të gjithë.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Nuk kishte nevojë t’i dëshmonte kush për njeriun: sepse ai e dinte mirë çka njeriu ndryn përbrenda.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.