Ringjallja e Jezusit
1Ditën e parë të javës, në mëngjes, ende pa dalë drita, erdhi Maria Magdalenë te varri dhe pa se guri ishte hequr prej varrit.
2Atëherë erdhi me vrap te Simon-Pjetri dhe tek ai nxënësi tjetër, të cilin Jezusi e donte dhe u tha: »E kanë marrë Zotërinë prej varrit e nuk dimë se ku e kanë vënë.«
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Atëherë dolën Pjetri dhe ai nxënësi tjetër e u nisën drejt varrit.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Vraponin të dy bashkë, por ai nxënësi tjetër ia kaloi Pjetrit dhe arriti i pari te varri.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ai u përkul dhe pa pëlhurat e vëna aty, por nuk hyri.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ndërkaq mbërriti edhe Simon-Pjetri që po vinte mbas tij dhe hyri në varr. I pa pëlhurat e vëna
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7dhe rizën që pat qenë në krye të Jezusit. Kjo nuk ishte me pëlhura, por veçmas e palosur në një vend.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Atëherë hyri edhe ai nxënësi tjetër, që mbërriti i pari te varri, pa e besoi.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Në të vërtetë, ende nuk e kishin kuptuar Shkrimin shenjt: se duhej që Ai të ngjallej së vdekuri.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Atëherë nxënësit u kthyen në shtëpi.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Jezusi i dëftohet Marisë Magdalenë
11Maria qëndroi jashtë te varri dhe qante. Ashtu, duke qarë, u përkul e shikoi në varr.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Pa dy engjëj të veshur me petka të bardha ndenjur në atë vend, ku qe trupi i Jezusit - njëri te kryet e tjetri te këmbët.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Ata i thanë: »Pse po qan, moj burrneshë?« Ajo, u përgjigji: »E morën Zotërinë tim e nuk di ku e vunë.«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Si tha kështu, u soll prapa e pa Jezusin në këmbë, por nuk dinte se ishte Jezusi.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Jezusi i tha: »Pse po qan, moj fisnike? Kë po kërkon?« Ajo, duke kujtuar se është kopshtari, i tha: »Zotëri, nëse e ke marrë ti, më trego ku e vure e tash po e marr unë.«
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16»Mari!« - i tha Jezusi. Ajo u kthye e i tha hebraisht: »Rabbuni!« (- që do të thotë Mësues).
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Jezusi i tha: »Mos u ngarrit me mua, se ende nuk u ngjita tek Ati, por shko te vëllezërit e mi e thuaju: Po ngjitem tek Ati im e Ati juaj, tek Hyji im e Hyji juaj.«
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Maria Magdalenë shkoi dhe u lajmëroi nxënësve se e pa Zotërinë dhe se ia tha këto fjalë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Jezusi u dëftohet nxënësve
19Në mbrëmje po të asaj dite - të parën ditë të javës - ndërsa dyert e shtëpisë, ku banonin nxënësit, ishin të mbyllura prej frikës së judenjve, erdhi Jezusi, zuri vend midis tyre dhe u tha: »Paqja me ju!«
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Si u tha kështu, u tregoi duart dhe kraharorin. Nxënësit u gëzuan, kur e panë Zotërinë.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Mandej u tha prapë: »Paqja me ju! Sikurse më dërgoi mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju.«
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Si foli kështu, hukati mbi ta dhe u tha: »Merrni Shpirtin Shenjt!
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Atyre që jua falni mëkatet, u falen, e atyre që nuk jua falni, nuk u falen.«
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Jezusi dhe Toma
24Porse Toma, njëri prej të Dymbëdhjetëve - ai që quhet Binjak - nuk ndodhi me ta kur erdhi Jezusi.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25I thanë, pra, nxënësit tjerë: »E pamë Zotërinë!« Toma u përgjigji: »Pa e parë në duar të tija vrajën e gozhdave e pa e vënë gishtin tim në vend të gozhdave; pa e shtirë dorën time në kraharorin e tij, kurrë nuk besoj.«
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Mbas tetë ditësh nxënësit e tij ishin prapë brenda në shtëpi e me ta ishte edhe Toma. Megjithëse dyert ishin të mbyllura, erdhi Jezusi, zuri vend midis tyre dhe u tha: »Paqja me ju!«
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Mandej i tha Tomës: »Shtjere gishtin tënd këtu e qe, shihi duart e mia! Ma jep dorën tënde e shtjere në kraharorin tim dhe mos ji njeri që s’beson, por besimtar!«
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Toma i përgjigji: »Zotëria im dhe Hyji im!«
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Jezusi i tha: »Pse po më sheh, po beson. Lum ata që nuk panë e besojnë!«
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Qëllimi i librit
30Jezusi bëri ndër sy të nxënësve [të vet] edhe shumë mrekulli tjera, të cilat nuk u shënuan në këtë libër.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Këto u shkruan që të besoni se Jezusi është Mesia, Biri i Hyjit, dhe, që duke besuar, ta keni jetën në Emër të tij.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.