Shërimi i të paralizuarit
1Mbas do kohe ishte festa e judenjve dhe Jezusi u ngjit në Jerusalem.
2Në Jerusalem, te Dera e Dhenve, është një ndërtesë banje, që hebraisht quhet Betsata. Ajo ka pesë treme.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Nën to rrinin ratë shumë të sëmurë - të verbër, të çalë dhe të marrë gjymtyrësh.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Aty ishte një njeri që ishte i sëmurë tash tridhjetë e tetë vjet.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Jezusi, kur e pa ashtu ratë e kur e mori vesh se është për kohë të gjatë në atë gjendje, i tha: »A dëshiron të shërohesh?«
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7»Zotëri - i përgjigji i sëmuri - nuk kam njeri që, kur të tundet uji, të më shtjerë në banjë e, derisa unë ulem, një tjetër zbret para meje.«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8»Çohu - i tha Jezusi - merre shtrojën tënde dhe ec!«
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ai njeri u shëndosh përnjëherë, mori shtrojën e vet dhe ecte. Ajo ditë ishte e shtunë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Prandaj judenjtë i thoshin të shëruarit: »Është e shtunë! Nuk ke leje të mbarësh shtratin tënd!«
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Ai u përgjigji: »Ai që më shëroi, më tha: ‘Merre shtrojën tënde dhe ec!’«
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Ata e pyetën: »Kush është ai njeri që të tha: ‘Merre dhe ec?’«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Por, i shëruari nuk e dinte kush është, sepse Jezusi u zhduk në popull që gjendej aty.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Më vonë Jezusi e gjeti në Tempull dhe i tha: »Ja, u shërove! Mos mëkato më, që të mos të gjejë ndonjë e zezë më e madhe!«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Ai njeri shkoi te judenjtë dhe u tha se Jezusi ishte ai që e shëroi.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Prandaj judenjtë zunë ta sulmojnë Jezusin, sepse bënte vepra të tilla në e shtunë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Jezusi u përgjigji: »Im Atë vepron gjithmonë e edhe unë veproj.«
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Për këtë arsye judenjtë kërkonin edhe më tepër ta vritnin Jezusin, pse, jo vetëm se e prishte të shtunën, por edhe Hyjin e quante Atë të vetin, duke e barazuar veten me Hyjin.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pushteti i Birit
19Atëherë Jezusi u tha: »Përnjëmend, përnjëmend po ju them: Biri s’mund të bëjë asgjë prej vetvetes, përveç çka sheh se bën Ati; çka bën ai, po atë gjë e bën edhe Biri.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Sepse Ati e do Birin dhe i zbulon gjithçka bën ai. Do t’i zbulojë edhe vepra më të mëdha se këto që të mbeteni të habitur.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Dhe, sikurse Ati i ngjall të vdekurit e i bën të jetojnë, ashtu edhe Biri i bën të jetojnë ata që do.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Ati në të vërtetë nuk gjykon askënd, pse krejt gjykimin ia la në dorë Birit,
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23që të gjithë ta nderojnë Birin sikurse e nderojnë Atin. Kush nuk e nderon Birin, nuk e nderon as Atin që e dërgoi.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Përnjëmend, përnjëmend po ju them: kush e dëgjon fjalën time dhe beson në atë që më dërgoi, ka jetën e pasosur dhe ai nuk del në gjyq, por tashmë kaloi prej vdekjes në jetë.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Përnjëmend, përnjëmend po ju them: po vjen koha - tani është - kur të vdekurit do ta dëgjojnë zërin e Birit të Hyjit dhe ata që ta dëgjojnë, do të jetojnë.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Dhe, sikurse Ati e ka jetën në vetvete, po ashtu i dha zotësinë edhe Birit ta ketë jetën në vetvete.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Atij ia dha edhe pushtetin të gjykojë, sepse është Biri i njeriut.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28E mos u çuditni: po vjen koha, kur të gjithë ata që pushojnë në varre do ta dëgjojnë zërin e tij
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29dhe do të dalin: ata që bënë mirë - do të ngjallen për të jetuar, ata që bënë keq, - do të ngjallen për t’u dënuar.«
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Dëshmitë e Jezusit
30»Unë asgjë s’mund të bëj prej vetvetes; si dëgjoj, ashtu gjykoj, dhe gjykimi im është i drejtë, sepse nuk kërkoj vullnetin tim, por vullnetin e atij që më dërgoi.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Nëse unë vetë i bëj dëshmi vetvetes, dëshmia ime nuk është e vërtetë.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Është Një tjetër që bën dëshmi për mua dhe unë e di: dëshmia e tij që e bën për mua, është e vërtetë.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Ju dërguat disa njerëz te Gjoni dhe Gjoni e dëshmoi të vërtetën.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Unë nuk kam nevojë për dëshmi të njeriut, por ua përmend këtë që ju të shëlboheni.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Gjoni ishte dritëz që digjej e ndriçonte, por juve ju pëlqeu të kënaqeni në atë dritë vetëm për një çast.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Por unë e kam një dëshmi më të madhe se atë të Gjonit: veprat që Ati m’i besoi për t’i kryer; shi këto që unë kryej, dëshmojnë për mua se më dërgoi Ati.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Edhe Ai që më dërgoi - Ati, vetë Ai dëshmoi për mua! Ju kurrë s’e dëgjuat zërin e tij, kurrë s’e patë fytyrën e tij;
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38as fjala e tij nuk banon në ju, sepse nuk i besoni atij, që ai e dërgoi.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Ju i shqyrtoni Shkrimet sepse mendoni me anë të tyre të keni jetën e pasosur; edhe ato, pra, dëshmojnë për mua,
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40e ju, prapë se prapë nuk doni të vini tek unë, që ta keni jetën.
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41Nuk kërkoj lavdi prej njerëzve,
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42po ju njoha deri në palc: nuk e keni në vetvete dashurinë e Hyjit.
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Unë erdha në Emër të Atit tim e ju nuk më pranoni; po erdhi ndonjë tjetër në emër të vet, atë do ta pranoni!
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44Po si mund të besoni ju, ju që kërkoni lavdi prej njëri-tjetrit, e nuk e kërkoni lavdinë që vjen prej Një Hyjit të vetëm?
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45Mos t’ju shkojë në mend se do t’ju padis tek Ati! Paditësi juaj është Moisiu, në të cilin shpresoni.
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46Për të vërtetë, po t’i besoshit Moisiut, do të më besoshit edhe mua, sepse ai për mua shkroi.
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47Por, nëse nuk u besoni Shkrimeve të tija, si do t’u besoni fjalëve të mia?«
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.