Pabesimi i vëllazërisë së Jezusit
1Pastaj Jezusi vazhdoi të përshkojë Galilenë. Nuk donte të shkojë në Jude, sepse judenjtë e kërkonin për ta vrarë.
2Ishte afruar festa e judenjve, ajo e Tëbaneve.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Prandaj i thanë vëllezërit e tij: »Kalo prej këndej e shko në Jude, që edhe nxënësit e tu t’i shohin veprat që bën;
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4sepse askush, që dëshiron ta pranojnë botërisht, nuk vepron në fshehtësi. Nëse, pra, bën vepra të tilla, dëftohu botës!«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Në të vërtetë, as vëllezërit e tij nuk besonin në të.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Jezusi u përgjigji: »Koha ime s’ka ardhur ende. Për ju është gjithmonë kohë e volitëshme.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Bota ju nuk mund t’ju urrejë, kurse mua më urren, sepse unë dëshmoj për të se i ka veprat e këqija.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ju shkoni në festë, unë tash një herë nuk po shkoj në këtë festë, sepse koha ime ende nuk është plotësuar.«
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Si u tha kështu, u ndal në Galile.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Festa e Tëbanave
10Pasi shkuan vëllezërit e tij në festë, shkoi edhe ai, jo ballafaqe, por si fshehtazi.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Judenjtë e kërkonin gjatë festës dhe pyetnin: »Ku është ai?«
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Po edhe në popull u fol e u pëshpërit (shumë) për të. Disa thoshin: »Është i mirë!« Disa të tjerë: »Jo, por po gënjen popullin!«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Por askush s’guxonte të fliste për të botërisht prej frikës së judenjve.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Në gjysmën e festës Jezusi u ngjit në Tempull dhe po mësonte.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Judenjtë u çuditën dhe pyetnin: »Si i di ky Shkrimet pa i pasë mësuar?«
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Jezusi u përgjigji: »Mësimi im nuk është imi, por i Atij që më dërgoi.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Kush do të kryejë vullnetin e Tij do ta njohë a është ky mësimi i Hyjit, apo unë flas prej vetvetes.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Ai që flet prej vetvetes, kërkon lavdinë e vet; ndërsa ai që kërkon lavdinë e Atij që e dërgoi, ai është i vërtetë, e në të s’ka padrejtësi.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Vallë, a nuk jua dha Moisiu Ligjin? E askush prej jush nuk e mban Ligjin! Përse më kërkoni të më vritni?«
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Populli i përgjigji: »Të ka hyrë djalli në trup - kush kërkon të vrasë?!«
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Jezusi u përgjigji: »Një vepër bëra e të gjithë çuditeni.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Juve Moisiu u dha rrethprerjen - e pra ajo nuk është prej Moisiut - por prej etërve, e ju rrethpritni njeriun të shtunën.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Nëse njeriu mund të marrë rrethprerjen të shtunën - e nuk prishet Ligji i Moisiut, përse hidhëroheni në mua që e shërova krejt njeriun në e shtunë?
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Mos gjykoni më sipas dukjes së jashtme, por mësoni të gjykoni siç e lyp e drejta!«
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kush është Krishti?
25Atëherë disa jerusalemas thanë: »Po a nuk është ky ai që kërkojnë ta vrasin?
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26E qe, ky po flet ballafaqe dhe askush s’po i thotë gjë! A thua mos pranuan edhe krerët se është Mesia?
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Por këtë e dimë se prej kah është e, kur të vijë Krishti, askush s’do ta dijë se nga është.«
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Atëherë Jezusi, që po mësonte në Tempull, foli me zë të lartë: »Po, ju më njihni dhe e dini se nga jam! E pra, unë nuk erdha prej vetvetes: por është Një i Vërtetë që më dërgoi, të cilin ju s’e njihni.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Unë e njoh Atë, sepse jam prej tij dhe Ai më dërgoi.«
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Qysh atëherë kërkonin ta zënë, por askush s’vuri dorë mbi të, sepse ende nuk kish ardhur koha e tij.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Shumë prej popullit besuan në të dhe thoshin: »Vallë, a thua, kur të vijë Mesia, do të bëjë ai më shumë mrekulli, se bëri ky?«
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Krerët dërgojnë rojtarët për ta kapur Jezusin
32Farisenjtë dëgjuan se këto fjalë po pëshpëriteshin në popull për të e prandaj kryepriftërinjtë e farisenjtë dërguan rojtarët për ta kapur.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Atëherë Jezusi tha: »Edhe pak kohë jam me ju dhe do të shkoj tek Ai që më dërgoi.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Do të më kërkoni, por nuk do të më gjeni dhe ku jam unë, ju s’mund të vini.«
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Atëherë judenjtë i thanë njëri-tjetrit: »Ku mendon ky të shkojë që ne nuk do ta gjejmë? A mos mendon të shkojë ndër të shpërndarë midis grekëve dhe t’i mësojë grekët?
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Çka do të thotë fjala që tha: ‘Do të më kërkoni e nuk do të (më) gjeni dhe ku jam unë, ju s’do të mund të vini?’«
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Lumenj uji të gjallë
37Ditën e fundit, në ditën e madhe të festës, Jezusi u ngrit dhe tha me zë të lartë: »Kush ka etje le të vijë tek unë! Le të pijë
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38kush beson në mua! Sikurse thotë Shkrimi shenjt: ‘Lumenj uji të gjallë do të rrjedhin prej barkut të tij!’«
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Këtë e tha për Shpirtin, që kishin për ta marrë ata, që besojnë në të. Aso here, në të vërtetë, Shpirti nuk ishte dhënë ende, sepse Jezusi ende nuk kishte hyrë në lavdi.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Përçarje në popull
40Disa prej popullit, kur i dëgjuan këto fjalë, thoshin: »Ky është me të vërtetë Profeti!«
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41Tjerë thoshin: »Ky është Mesia!« Prapë do tjerë thoshin: »Vallë, a prej Galilesë do të dalë Mesia?
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Po a nuk thotë Shkrimi shenjt se Mesia vjen nga pasardhësit e Davidit, mu nga Betlehemi, prej vendit nga ishte Davidi?«
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Kështu u bë përçarje në popull për shkak të tij.
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44Disa deshën edhe ta kapin, por prapë askush s’vuri dorë në të.
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Autoritetet nuk besojnë në të
45U kthyen, pra, rojtarët te kryepriftërinjtë e te farisenjtë dhe këta u thanë: »Pse nuk e sollët?«
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46Rojtarët përgjigjën: »Askurrë askush s’ka folur si ky njeri!«
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47Atëherë farisenjtë u përgjigjën: »Po a mos u mashtruat edhe ju?
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
48Pse, a është ndokush prej anëtarëve të Këshillit apo prej farisenjve që besoi në të?
Vargu 48 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
49Por veç, kjo vogjëli që s’e njeh Ligjin - qoftë mallkuar!«
Vargu 49 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
50U tha njëri prej tyre, Nikodemi - ai që më parë pat qenë te Jezusi:
Vargu 50 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
51»Ligji ynë a thua dënon kë para se ta marrë në pyetje, para se ta dijë se çka bën?«
Vargu 51 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
52Ata i përgjigjën: »A mos je edhe ti prej Galileje? Hulumto e do të shohësh se prej Galileje nuk ngritet profet!« [[
Vargu 52 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
53Dhe se cili shkoi në shtëpinë e vet.
Vargu 53 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.