JEFTEU DHE GJYQTARËT E VEGJËL
6. TOLA
1Pas Abimelekut u ngrit prijës për të shpëtuar Izraelin Tola, biri i Fua Dodos, burrë prej fisit të Isaharit, i cili jetonte në Samir, në Malësinë e Efraimit.
2Për njëzet e tri vjet qe gjyqtar i Izraelit, pastaj vdiq e qe varrosur në Samir.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7. JAIRI
3Pas tij u ngrit Jairi Galaadaj. Ky qe gjyqtar në Izrael për njëzet e dy vjet.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Kishte tridhjetë djem, të cilët kalëronin mbi tridhjetë gomarë. Kishin tridhjetë qytete që u quajtën Havot Jair (d.m.th. Stanet e Jairit) e që deri në ditën e sotme janë në tokën e Galaadit.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Vdiq edhe Jairi dhe u varros në Kamon.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6. JEFTEU
Amonitët ndrydhin Izraelin
6Por bijtë e Izraelit, mëkateve të vjetra u shtuan edhe mëkate të reja e bënë të keqen ndër sy të Zotit. U shërbyen Baalëve dhe Astarotëve, hyjnive të Sirisë, Sidonit, Moabit e të bijve të Amonit e të filistenjve. E lanë Zotin dhe nuk e nderonin atë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Zoti u hidhërua kundër tyre dhe i lëshoi në duar të filistenjve e të bijve të Amonit.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Dhe qenë poshtëruar e munduar tmerrësisht për tetëmbëdhjetë vjet të gjithë bijtë e Izraelit që jetonin përtej Jordanit në tokën e amorrenjve në Galaad.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Aq sa bijtë e Amonit e kalonin Jordanin për të luftuar edhe kundër Judës, Beniaminit e shtëpisë së Efraimit: Izraeli hiqte vuajtjet e gjarprit nën gur.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Atëherë bërtitën bijtë e Izraelit drejt Zotit e thanë: »Mëkatuam kundrejt teje, sepse e lamë Zotin tonë e u shërbyem Baalëve.«
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11E Zoti u tha: »Po a nuk ju patën ndrydhur egjiptianët, amorrenjtë, bijtë e Amonit e të Filisteut,
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12sidonët, amalekët dhe madianët; më lëshuat kushtrimin dhe a nuk ju shpëtova unë prej dorës së tyre?!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13E prapëseprapë më latë mua e u shërbyet zotave të huaj, prandaj nuk do t’ju çliroj më!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Shkoni e u qituni kushtrimin zotave që i zgjodhët: ata le t’ju çlirojnë në ditën e vështirë!«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Por bijtë e Izraelit vijuan të luten: »Mëkatuam! Bëj me ne gjithë si të të pëlqejë ty, por na shpëto edhe kësaj here!«
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Si thanë kështu, i tretën jashtë kufijve të vet të gjithë idhujt e zotave të huaja e i shërbyen Zotit. Zoti pati dhembshuri për shkak të mjerimeve të Izraelit.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17U bashkuan bijtë e Amonit e ngulën fushimin në Galaad. U bashkuan kundër tyre edhe bijtë e Izraelit dhe u fushuan në Masfë.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Atëherë populli dhe prijësit e Galaadit i thanë njëri-tjetrit: »Kush është burrë që prin në luftë kundër bijve të Amonit? Ai le të jetë prijësi i të gjithë banorëve të Galaadit!«
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.