Ç. Mbretëria e Abimelekut
1U çua Abimeleku, biri i Jerobbaalit, e shkoi në Sikem te vëllezërit e s’ëmës dhe u tha atyre e mbarë farefisit të nënës së vet:
2»Bisedoni me të gjithë burrat e Sikemit e u thoni: Ç’është më mirë për ju: t’ju sundojnë shtatëdhjetë burra - të gjithë të bijtë e Jerobbaalit, apo të sundojë mbi ju një njeri i vetëm? E mos harroni se unë jam ashti juaj e mishi juaj.«
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Vëllezërit e nënës së tij biseduan me të gjithë njerëzit e Sikemit për të e u treguan të gjitha fjalët e tija dhe ua mbushën mendjen për ta përkrahur Abimelekun. Sepse thoshin: »Është vëllai ynë.«
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4I dhanë edhe shtatëdhjetë sikla të argjendtë prej faltores së Baalberitit e me to pagoi disa njerëz të poshtër e rrugaçë që e përcillnin.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Shkoi në shtëpinë e t’et në Efër dhe i vrau vëllezërit e vet, bijtë e Jerobbaalit, shtatëdhjetë vetë mbi të njëjtin gur. Shpëtoi vetëm Joatami, më i vogli djalë i Jerobbaalit, sepse u fsheh.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6U bashkuan, pra, të gjithë burrat e Sikemit e të shtëpisë së Melos e shkuan dhe e bënë mbret Abimelekun te qarri që gjendej te Sikemi.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Përrallëza e Joatamit
7E njoftuan për këtë Joatamin. Ky shkoi e zuri vend në majë të malit Garizim, bërtiti me sa zë pati e tha: »Më dëgjoni, zotërinj të Sikemit, dhe Hyji ju dëgjoftë ju.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Moti u nisën për rrugë lëndët për të shuguruar një mbret mbi vete e i thanë ullirit: ‘Mbretëro mbi ne!’
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Por ulliri u përgjigj: ‘A të heq dorë nga vaji im, me të cilin nderohen zotat e njerëzit, e të vij të luhatem përmbi lëndë?!’
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10I thanë pra, lëndët edhe drurit të fikut: ‘Eja e mbretëro mbi ne.’
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Edhe fiku u përgjigj: ‘A të heq dorë nga ëmbëlsia ime e nga frutat e mia të shijshme që të luhatem përmbi lëndët e tjera?!’
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Atëherë lëndët i thanë hardhisë: ‘Eja ti e na sundo!’
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13E hardhia u përgjigj: ‘A të heq dorë nga vera ime që gëzon zota e njerëz e të vij që të bashkëluhatem mbi lëndët e tjera?!’
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Të gjitha lëndët atëherë i thanë ferrëmanzës: ‘Eja e mbretëro mbi ne!’
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Ferrëmanza u përgjigj: ‘Nëse vërtet po më bëni mbret tuajin, ejani e pushoni nën hijen time. Por në qoftë se nuk është ashtu daltë zjarri prej ferrëmanzës e i përpiftë cedrat e Libanit!’
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16E tani, dëgjoni: nëse keni vepruar drejt e pa të keq duke e vënë mbret mbi ju Abimelekun, nëse vepruat mirë ndaj Jerobbaalit e shtëpisë së tij dhe ia shpërblyet të mirat e tija,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17që luftoi për ju dhe vuri jetën e vet në rrezik që t’ju shpëtonte prej dorës së Madianit,
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18që tani u ngritët kundër shtëpisë së tim eti e i vratë bijtë e tij - shtatëdhjetë burra mbi një shkëmb dhe vutë për mbret Abimelekun, birin e shërbëtores së tij, përmbi banorët e Sikemit për arsye se është vëllai juaj;
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19në qoftë, pra, se vepruat drejt e pa të keq ndaj Jerobbaalit e shtëpisë së tij sot, atëherë e gëzofshi Abimelekun e Abimeleku ju gëzoftë ju.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Por, në qoftë se s’është ashtu: daltë zjarri prej Abimelekut e i përpiftë banorët e Sikemit e Shtëpinë Melo; daltë zjarri prej njerëzve të Sikemit e Shtëpisë së Melos dhe e përpiftë Abimelekun!«
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Joatami, si foli kështu, iku e shkoi në Berë dhe atje jetoi, sepse kishte frikë nga Abimeleku, i vëllai.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kryengritja e sikemasve kundër Abimelekut
22Kështu pra, Abimeleku mbretëroi mbi Izraelin për tri vjet.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Atëherë Zoti çoi një shpirt dasie ndërmjet Abimelekut e banorëve të Sikemit. Këta u çuan në kryengritje kundër tij,
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24që krimi i vrasjes së shëmtuar të shtatëdhjetë bijve të Jerobbaalit dhe gjaku i derdhur i tyre të binte mbi Abimelekun, vëllanë e tyre, dhe mbi burrat e Sikemit që i ndihmuan.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Vunë, pra, pritat kundër tij majave të maleve e cubnonin të gjithë ata që kalonin rrugës. E njoftuan Abimelekun.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Tashti Gaali, biri i Obedit, erdhi me vëllezërit e vet në kalim në Sikem. Banorët e Sikemit i vunë shpresat në të.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Dolën në fushë, volën vreshtat e veta, shtrydhën rrushin, dhe, duke kënduar së bashku, hynë në faltoren e zotit të tyre dhe, ha, pi e fol keq për Abimelekun,
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28kur me zë të lartë foli Gaal Obedi: »Po kush është Abimeleku përballë Sikemit që t’i shërbejmë!? Po a nuk është biri i Jerobbaalit e Zebuli zëvendësi i tij?! Shërbenu burrave të Emorit, babës së Sikemit! Përse t’i shërbejmë atij!
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Ah! Sikur të kishte besim në mua ky popull, do ta dëboja Abimelekun e do t’i thosha: Mblidh sa më shumë ushtri dhe dil të ndeshemi në luftë!«
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Kur Zebuli, kryetari i qytetit, dëgjoi fjalët e Gaalit, birit të Obedit, u zemërua fort
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31dhe dërgoi tinëz lajmëtarë tek Abimeleku e i tha: »Ja, Gaali, biri i Obedit, erdhi në Sikem me vëllezërit e vet dhe po nxit qytetin kundër teje.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Çohu, pra, natën me popullin që ke me vete, dhe vër prita në fushë.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Në mëngjesin e parë, posa të lejë dielli, sulmoje qytetin dhe, kur të dalë Gaali me popull kundër teje: bëji gjithçka që të mundesh!«
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34U çua, pra, Abimeleku me mbarë ushtrinë e vet natën e i vuri pritat përbri Sikemit në katër vende.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35U çua edhe Gaali, biri i Obedit, dhe qëndroi në hyrje të derës së qytetit. U ngrit edhe Abimeleku dhe mbarë ushtria që ishte me të, dhe lëshoi vendin e pritave.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Kur e pa Gaali ushtrinë, i tha Zebulit: »Ja po zbret prej maleve një shumicë njerëzish.« Por ai iu përgjigj: »Sheh hijen e maleve e të duken njerëz!«
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Por Gaali përsëri foli: »Ja, populli po ulet prej Kërthizës së Tokës edhe një çetë po zbret udhës së Qarrit të Dijësve.«
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Zebuli i tha: »Ku janë tani fjalët e tua të mëdha që i thoshe: ‘Kush është Abimeleku që t’i shërbejmë?’ A nuk është ky populli që e përbuzje? Dil e lufto kundër tij!«
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Shkoi, pra, Gaali para popullit të Sikemit e luftoi kundër Abimelekut.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Abimeleku e theu dhe e ndoqi ndërsa ikte. Shumë prej njerëzve të tij mbetën të vrarë derisa arritën te dera e qytetit.
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41Atëherë Abimeleku u kthye në Arumë. Zebuli dëboi Gaalin dhe vëllezërit e tij prej qytetit dhe nuk i duroi të qëndronin më në qytet.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Rrënimi i Sikemit dhe pushtimi i kullës së Sikemit
42Të nesërmen populli doli në fushë. E lajmëruan Abimelekun.
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Ky mori ushtrinë e vet, e ndau në tri çeta duke vënë pusi në fushë. Kur pa se populli po dilte prej qytetit, i sulmoi dhe i vrau.
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44U sul me çetën e vet dhe rrethoi derën e hyrjes së qytetit, kurse ato dy çetat që fshiheshin në fushë, i goditën ata që ishin jashtë.
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45Abimeleku e sulmoi qytetin gjithë ditën, e mori, i vrau banorët, e rrafshoi atë dhe hodhi kripë nëpër të.
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46Kur morën vesh banorët e kullës së Sikemit, ikën e u futën në kriptën e faltores së Elberitit (d.m.th. të Besëlidhjes së hyjit).
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47Por mori vesh edhe Abimeleku se të gjithë burrat e kullës së Sikemit ishin grumbulluar aty,
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
48doli në malin Selmon me mbarë ushtrinë e vet, mori sakicën, preu një degë lisi, e vuri në krah dhe, duke e mbartur, u tha shokëve: »Ç’po shihni se po bëj unë, bëni shpejt edhe ju.«
Vargu 48 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
49Edhe ata, si në garë, prenë degë lisash dhe e ndiqnin prijësin. I hodhën degët në kriptë dhe i dhanë zjarr. Kështu mbaruan prej tymit e zjarrit të gjithë njerëzit: rreth një mijë vetë trima e gra banorë të kullës së Sikemit.
Vargu 49 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Rrethimi i Tebesit dhe vdekja e Abimelekut
50Atëherë Abimeleku shkoi në qytezën e Tebesit, e rrethoi dhe e pushtoi.
Vargu 50 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
51Por në mes të qytetit ishte një kullë e fortë. Në të ishin strehuar burra e gra, të gjithë banorët e qytetit. Derën e kishin mbyllur mirë e kishin dalë në tarracë të kullës.
Vargu 51 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
52Abimeleku iu afrua kullës, e sulmoi rreptë dhe po i afrohej derës për t’i dhënë zjarrin.
Vargu 52 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
53Një grua mori gurin e sipërm të mokrës, ia përplasi Abimelekut në krye dhe ia çau rrashtën.
Vargu 53 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
54Abimeleku e thirri menjëherë armëmbajtësin e vet e i tha: »Nxirre shpatën tënde dhe më godit që të mos thuhet se më vrau një grua.« Armëmbajtësi e shporoi me shpatë.
Vargu 54 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
55Kur panë se vdiq Abimeleku, izraelitët u kthyen në shtëpitë e veta.
Vargu 55 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
56Dhe kështu Hyji ia ktheu të keqen Abimelekut që e kishte bërë kundër t’et duke i vrarë shtatëdhjetë vëllezërit e vet.
Vargu 56 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
57Po kështu edhe sikemasit i shpaguan të këqijat që kishin bërë, dhe mbi ta ra nëma e Joatamit, birit të Jerobbaalit.
Vargu 57 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.