12. SAMSONI
Lajmi i lindjes së Samsonit
1Të bijtë e Izraelit përsëri bënë të keqen ndër sy të Zotit dhe Ai i lëshoi në duar të filistenjve për dyzet vjet.
2Ishte asokohe një njeri prej Sarasë i fisit të Danit me emrin Manueh. Gruan e kishte beronjë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Kësaj iu dëftua engjëlli i Zotit e i tha: »Ja, pra, je barkshuar, e pa fëmijë. Por do të ngjizësh e do të lindësh një djalë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Pra, kujdes, mos pi verë as pije dehëse dhe mos ha asgjë, të papastër,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5sepse do të ngjizësh e do të lindësh një djalë. Kryet e tij të mos e prekë brisku rrues: sepse fëmija qysh në kraharorin e nënës do të jetë i kushtuar Hyjit - nazaré - dhe ai do të fillojë ta shpëtojë Izraelin prej dorës së filistenjve.«
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Gruaja shkoi dhe i tregoi burrit. I tha: »Një njeri i Hyjit erdhi tek unë. Kishte një pamje si të një engjëlli të Zotit, jashtëzakonisht të tmerrshme. Nuk e pyeta nga ishte dhe as nuk ma tregoi emrin.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Por më tha: »Ja, do të ngjizësh e do të lindësh një djalë. Por kujdes: mos pi verë as pije dehëse dhe mos ha asgjë të papastër: sepse fëmija do të jetë nazaré i Hyjit qysh prej kraharorit të nënës deri ditën e vdekjes së tij.«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Shfaqja e dytë e engjëllit
8Atëherë Manuehu iu lut Zotit e tha: »Po të lutem, o Zot, që të vijë prapë ai njeriu i Hyjit që e dërgove ti, e të na mësojë çfarë na duhet të bëjmë me fëmijën që do të lindë.«
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Zoti e dëgjoi uratën e Manuehut dhe engjëlli i Hyjit erdhi përsëri te gruaja që po rrinte në fushë. Porse Manuehu, burri i saj, nuk ishte me të.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Prandaj ajo nxitoi me vrap dhe e lajmëroi burrin e i tha: »Ja, m’u dëftua ai njeriu, që pat ardhur tek unë atë ditë.«
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Ky u ngrit dhe shkoi me gruan e vet e, kur arriti tek ai, i tha: »A je ti që ke folur me këtë grua?« Ai iu përgjigj: »Unë jam.«
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Manuehu i tha: »Çfarë rregulle na duhet të mbajmë dhe ç’ na duhet të bëjmë rreth fëmijës kur të plotësohet fjala jote?«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Atëherë engjëlli i Zotit i tha Manuehut: »Le të përmbahet, prej të gjithave që i kam treguar gruas sate.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Të mos hajë asgjë që del prej hardhisë, verë e pije dehëse të mos pijë, të mos hajë asgjë të papastër, e le të mbajë gjithçka i urdhërova.«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Mandej Manuehu i tha engjëllit të Zotit: »Na urdhëro, të lutemi, e po të përgatisim një edh.«
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Engjëlli i Zotit iu përgjigj: »Po edhe sikur të më ndalësh, unë nuk e ha bukën tënde; po nëse do të kushtosh fli shkrumbimi, atëherë kushtoja Zotit.« Por Manuehu nuk e dinte se ishte engjëlli i Zotit,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17prandaj edhe e pyeti: »Si e ke emrin që të mund të të nderojmë me ndonjë send kur të shkojë në vend fjala jote?«
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Engjëlli iu përgjigj: »Përse me pyet për emër? Emri im është mister?«
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Atëherë Manuehu mori një edh dhe endës për fli kushtimore dhe i vuri përmbi gur e ia kushtoi Zotit që bën punë të mrekullueshme. Ndërsa Manuehu dhe gruaja e tij po vërenin,
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20tek po ngjitej flaka prej lterit në qiell, panë se edhe engjëlli po ngjitej gjithashtu. Posa e panë Manuehu dhe gruaja e tij, ranë me fytyrë përdhe.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Engjëlli i Zotit nuk u duk më. Manuehu e mori vesh menjëherë se ishte engjëlli i Zotit
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22dhe i tha gruas së vet: »Do të vdesim sepse kemi parë Hyjin.«
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Gruaja iu përgjigj: »Zoti, po të kishte dashur të na vriste, nuk do të pranonte prej duarve tona flinë e shkrumbimit e flinë kushtimore; nuk do të na i dëftonte të gjitha këto, as nuk do të na i thoshte gjërat e tilla.«
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Gruas i lindi djali dhe ia ngjitën emrin Samson. U rrit djali dhe Zoti e bekoi.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Shpirti i Zotit nisi ta pushtojë në Fushimin e Danit, ndërmjet Sarasë e Estaolit.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.