Izraelitëve u dhimbsen beniaminët
1Bijtë e Izraelit në Masfë rrahën benë e thanë: »Askush prej nesh s’do t’u japë bijve të Beniaminit vajzë të veten për grua.«
2Shkoi populli në Betel dhe atje, ndenjur para Zotit, qanin e dënesnin deri në mbrëmje.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Thoshin: »Pse, o Zot, Hyji i Izraelit, u bë kjo emnesë në popullin tënd që në ditën e sotme të shuhet një fis i Izraelit?«
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Të nesërmen u zgjuan herët në mëngjes, ndërtuan një lter, kushtuan fli shkrumbimi dhe fli pajtimi
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5dhe thanë: »A është ndokush që nuk erdhi në kuvendin e dheut në Masfë te Zoti prej fiseve të Izraelit?« Kishin rrahur be të madhe dhe ishin lidhur t’i vrisnin ata që nuk do të vinin në mbledhje para Zotit në Masfë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Tani izraelitët kishin dhembje për vëllanë e vet Beniaminin e nisën të thonë: »Sot u hoq një fis prej Izraelit.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Çfarë të bëjmë që, ata që mbetën gjallë, të mund të martohen? Sepse të gjithë së bashku u përbetuam me emrin e Zotit se nuk do t’u japim bijat tona.«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Prandaj thanë: »Kush është ai nga mbarë fiset e Izraelit që nuk erdhi te Zoti në Masfë?« U gjet se nuk kishte ardhur në mbledhje askush prej Jabesit të Galaadit,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9sepse, kur u numërua populli, askush nuk ishte aty prej banorëve të Jabesit të Galaadit.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Prandaj mbledhja i dërgoi atje dhjetë mijë burra të zgjedhur për trimëri dhe u urdhëroi: »Shkoni e vritni banorët e Jabesit në Galaad me tehun e shpatës, si trimat, ashtu edhe gratë dhe fëmijët.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Ja si do të veproni: Të gjithë meshkujt edhe gratë që të kenë bërë shtrat me burrat, vritni! Mos i vritni vetëm të virgjërat.«
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Në Jabes të Galaadit u gjetën katërqind vajza që s’kishin bërë shtrat me burra, dhe i sollën në tëbanishtë në Silo, në tokën e Kanaanit.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Kuvendi dërgoi lajmëtarë te bijtë e Beniaminit, që ishin në qetën Remon, dhe u shpallën paqen.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Kështu u kthyen atëherë bijtë e Beniaminit dhe ua dhanë për gra bijat e Jabesit të Galaadit. Të tjera nuk patën për t’ua dhënë në këtë mënyrë.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Grabitja e vajzave të Silos
15Popullit i erdhi shumë keq për beniaminët, sepse Zoti bëri një zbrazëti midis fiseve të Izraelit.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Atëherë thanë prijësit e bashkësisë: »Si do t’ia bëjmë për të tjerët që mbetën pa gra, pasi u vranë të gjitha gratë e fisit të Beniaminit?«
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17E vazhduan: »E pra, na duhet të ruajmë ç’ka shpëtuar prej beniaminëve që të mos shuhet asnjë fis në Izrael.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18E ne nuk mund t’ua japim bijat tona, sepse jemi lidhur me këtë përbetim: ‘Qoftë mallkuar kush do t’u japë vajzë të veten për grua beniaminëve!«
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Bënë këshillim dhe thanë: »Ja, çdo vit bëhet festë për nder të Zotit në Silo, që është në veri të Betelit, në lindje të rrugës që shpie në Sikem, në jug të qytetit Lebonë.«
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20U urdhëruan bijve të Beniaminit e u thanë: »Shkoni e fshihuni në vreshta.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Kur t’i shihni vajzat e Silos se po shkojnë për të luajtur valle, siç e kanë zakon, dilni papritmas prej vreshte e grabitni secili nga një vajzë dhe ikni në tokën e Beniaminit.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22E kur etërit e tyre ose vëllezërit të vijnë te ne për t’u ankuar kundër jush, ne do t’u themi: ‘Na falni ne dhe ata: ata morën secili nga një grua si në luftë; e ju, po t’ua kishit dhënë, do të kishit mëkatuar.’«
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Bijtë e Beniaminit bënë siç u qe urdhëruar dhe, sipas numrit të tyre, grabitën prej atyre që po luanin valle, secili nga një grua. Mandej shkuan secili në pronën e vet, ndërtuan qytete dhe banuan në to.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Atëherë izraelitët u shpërndanë secili në fisin e në barkun e vet dhe secili në pronën e vet.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Asokohe nuk kishte mbret në Izrael, por secili bënte atë që i dukej se është e drejtë.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.