Izraelitët marrin mbi vete hakmarrjen për krimin e Gabasë
1Dolën, pra, të gjithë bijtë e Izraelit e u bashkuan të gjithë si një, prej Danit e deri në Bersabé e në tokën e Galaadit, pranë Zotit në Masfë.
2Krerët e mbarë popullit e të gjitha fiset e Izraelit u mblodhën në bashkimin e dheut të mbarë bashkësisë së popullit të Hyjit: katërqind mijë këmbësorë të aftë për shpatë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3E morën vesh edhe bijtë e Beniaminit se izraelitët kishin dalë në Masfë. Leviti, burri i gruas së vrarë, i pyetur, si mund u bë një krim kaq i madh,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4u përgjigj: »Erdha në Gaba të Beniaminit dhe aty po kaloja natën.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kur qe, njerëzit e atij qyteti e rrethuan shtëpinë ku po buja. Mua deshën të më vrisnin e gruan, të shtyrë prej furisë së një fëlligështie të pabesueshme, e dhunuan derisa vdiq.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6E mora, e preva pjesë-pjesë e copat i shpërndava gjithkund në krahinat e pronës së Izraelit, sepse kanë bërë poshtërsi e kob në Izrael.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Këtu jeni të gjithë, o izraelitë, vendosni ç’duhet të bëni!«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Mbarë populli u ngrit në këmbë si një njeri i vetëm e thanë: »Askush prej nesh s’do të kthehet në tenda, askush s’do të hyjë në shtëpi!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Dhe ja, çfarë do t’i bëjmë Gabasë: do të hedhim short:
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10le të zgjidhen dhjetë vetë ndër njëqind vetë nga secili fis i Izraelit, njëqind ndër një mijë dhe një mijë ndër dhjetë mijë që t’i sjellin ushtrisë ushqime, atyre që do të shkojnë për ta ndëshkuar Gabanë e Beniaminit siç e meriton për kobin që ka bërë.«
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Mbarë Izraeli u bashkua si një trup i vetëm kundër qytetit, të gjithë të një mendimi.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kundërshtimi i Beniaminëve
12Atëherë dërguan kasnecë në mbarë fisin e Beniaminit me këto fjalë: »Çfarë kobësie u gjend ndër ju!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Dorëzoni njerëzit e poshtër të Gabasë që e bënë këtë emnesë e t’i vrasim: të zhbihet e keqja prej Izraelit!« Por ata s’deshën të dëgjojnë urdhrin e vëllezërve të vet, të bijve të Izraelit.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Luftimet e para
14Beniaminët u bashkuan prej të gjitha qyteteve të veta në Gaba për t’u ndihmuar atyre e për të luftuar kundër mbarë popullit të Izraelit.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15U shkruan atë ditë njëzet e gjashtë mijë burra të aftë për shpatë prej qyteteve të Beniaminit pa numëruar burrat e Gabasë që ishin shtatëqind burra të zgjedhur për luftë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Në mbarë këtë popull ishin shtatëqind burra të zgjedhur, që përdornin të majtën për të djathtën dhe gjuanin aq hollë me bahe, saqë mund të qëllonin qimen dhe gjuajtja me gur nuk u shkonte huq kurrsesi.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17U njehën edhe burrat e Izraelit, pa numëruar bijtë e Beniaminit, dhe dolën katërqind mijë burra të aftë për shpatë të zotët për luftë.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18U ngritën dhe erdhën në Betel, e këshilluan Hyjin dhe thanë: »Kush do të jetë në ushtrinë tonë prijësi i luftimit kundër Beniaminit.« Zoti iu përgjigj: »Juda le të niset i pari.«
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Bijtë e Izraelit u çuan herët e ngulën fushimin kundruall Gabasë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Izraelitët dolën për të luftuar kundër Beniaminit dhe u vunë në rresht luftimi kundër qytetit.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Bijtë e Beniaminit dolën prej Gabasë dhe atë ditë i vranë prej bijve të Izraelit njëzet e dy mijë vetë.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Përsëri bijtë e Izraelit i përtërinë fuqitë po në atë vend, ku luftuan më parë, dhe u vunë në rresht luftimi,
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23porse më parë ishin ngjitur e ishin qarë para Zotit deri në mbrëmje dhe e këshilluan Zotin e thanë: »A duhet të vazhdoj gjithnjë luftën kundër bijve të Beniaminit, vëllezërve të mi, apo jo?« E ai iu përgjigj: »Sulmoni!«
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Kur të nesërmen bijtë e Izraelit dolën në luftim kundër bijve të Beniaminit,
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25bijtë e Beniaminit shpërthyen nga Gabaja dhe, kur u ndeshën, lanë rrah përdhe edhe tetëmbëdhjetë mijë burra, mjeshtër të shpatës.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Për këtë arsye të gjithë bijtë e Izraelit, populli mbarë, erdhën në Betel dhe aty ndenjur para Zotit qanin. Agjëruan atë ditë deri në mbrëmje dhe i kushtuan fli shkrumbimi dhe fli paqeje dhe
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27pyetën për gjendjen e vet. Aty asokohe ishte Arka e Besëlidhjes së Hyjit,
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28e Fineesi, biri i Eleazarit, bir i Aronit, qëndronte pranë saj. U këshilluan, pra, me Zotin e thanë: »A na duhet të dalim prapë në luftë kundër bijve të Beniaminit, vëllezërve tanë, apo të mos dalim?« Zoti u përgjigj: »Sulmoni, se nesër do t’jua lëshoj në duart tuaja.«
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Humbjet dhe shfarosja e Beniaminit
29Atëherë Izraeli vuri pritat gjithkund përreth Gabasë
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30dhe për të tretën herë, si herën e parë e herën e dytë, e rreshtuan ushtrinë kundër Beniaminit e Gabasë.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Por edhe bijtë e Beniaminit u sulën të ndeshen me ta kundër popullit dhe të shkëputur prej qytetit filluan t’i presin disa prej tyre si ditën e parë e ditën e dytë, që u vunë në të ikur nëpër dy rrugë: njëra çonte në Betel e tjetra në Gaba dhe i shtruan përdhe afërsisht tridhjetë vetë.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Kujtuan se po i vrasin si zakonisht; por izraelitët u shtirën se po iknin po qëllimi i tyre ishte që t’i shkëputnin prej qytetit dhe t’i bënin të dilnin në fushë të larë.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Kështu të gjithë bijtë e Izraelit u ngritën nga vendi i vet dhe formuan rreshtin e luftimit në vendin që quhet Baaltamar. Po ashtu edhe pritat e lëshuan vendin e pritës, në krahun e perëndimit të Gabasë.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34U lëshuan kështu kundër Gabasë dhjetë mijë burra të fortë, të zgjedhur në mbarë Izraelin. Lufta erdhi duke u ashpërsuar kundër bijve të Beniaminit, të cilëve nuk u shkonte ndër mend se nga çdo anë i priste vdekja.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Edhe Zoti i vrau në sy të izraelitëve dhe po atë ditë u vranë njëzet e pesë mijë e njëqind vetë, që të gjithë luftëtarë të aftë për shpatë.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Bijtë e Beniaminit, kur e panë se po humbnin, filluan të ikin. Kur i kishin parë izraelitët, u kishin lëshuar vend të iknin duke shpresuar në çetat e vëna në pritë përreth qytetit.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Këta, duke u ngritur papritmas prej pusisë, ta sulmonin Gabanë. Këta hynë brenda në qytet menjëherë e i prenë të gjithë sa ndodheshin në qytet.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Bijtë e Izraelit u kishin dhënë shenjë atyre që vunë në pritë, që të ndeznin zjarr në mënyrë që, kur ta shohin tymin lart, ta kuptonin se ishte marrë qyteti.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Kështu, pra, bijtë e Izraelit, të vënë në rresht për luftim, kthyen shpinën e u vunë në ikje, e bijtë e Beniaminit, duke kujtuar se i thyen si në luftimin e parë, ia dolën t’i vrasin rreth tridhjetë vetë.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Porse, kur mbi qytet filloi të ngrihej shtylla e tymit, po edhe kur beniaminët u sollën e panë se flaka po i dilte në majë qytetit,
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41e kur burri i Izraelit e solli fytyrën faqe-faqas me Beniaminin e nisi ta sulmojë, beniaminët i kapi tmerri se e panë që i piu e zeza.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Filluan të marrin rrugën drejt shkretëtirës, por edhe andej i ndiqnin kundërshtarët. Por edhe ata që e dogjën qytetin, u dolën përpara,
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43dhe kështu vriteshin nga të dyja anët dhe nuk i linin as të merrnin frymë. E shtruan truallin me kufoma deri në anën e lindjes të qytetit Gaba.
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44Mbetën të vrarë prej fisit të Beniaminit tetëmbëdhjetë mijë vetë, të gjithë burra të zgjedhur për luftë.
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45Ata pak që shpëtuan, ikën në shkretëtirë dhe u strehuan në shkëmbin që quhet Remon. Si të këpusnin vile rrushi, udhës i vranë edhe pesë mijë vetë. E, ndërsa po i ndiqnin këmbë për këmbë deri në Gadaam, i vranë edhe dy mijë të tjerë.
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46Kështu beniaminët që mbetën të vrarë atë ditë, qenë njëzet e pesë mijë vetë, të gjithë luftëtarë, të aftë për shpatë.
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47Mbetën gjallë vetëm gjashtëqind vetë që mund u shpëtuan dore e ikën në shkretëtirë. Qëndruan në qetat Remon katër muaj.
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
48T’u ranë, mandej, izraelitët beniaminëve nëpër qytete e t’i prenë të gjithë burrat, deri edhe bagëtitë, deri edhe çdo gjë që hasën, e prenë shpatë; të gjitha qytetet dhe fshatrat e beniaminëve i përpiu flaka e zjarrit.
Vargu 48 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.