2. Krimi i Gabasë dhe lufta kundër Beniaminit
Leviti i Efraimit e shemra e tij
1Ndër ato ditë - asokohe nuk kishte ende mbret në Izrael - një levit që, si i ardhur, jetonte në pjesën e skajme të maleve të Efraimit, kishte marrë një shemër prej Betlehemit të Judës.
2Kjo u hidhërua dhe u kthye në shtëpinë e t’et në Betlehem dhe qëndroi tek ai katër muaj.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Burri i saj shkoi tek ajo për ta bindur që ta merrte me vete. Me vete kishte një shërbëtor dhe dy gomarë. Ajo e pranoi dhe e futi në shtëpinë e t’et. Po edhe vjehrri kur e pa, i doli plot gëzim para
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4dhe e ndali në shtëpi. Dhëndri qëndroi në shtëpinë e vjehrrit për tri ditë, hëngrën e pinë familjarisht.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Por të katërtën ditë u çuan herët dhe leviti mendonte të nisej për rrugë, por vjehrri i tha: »Kërko më parë pak bukë, forcohu njëherë e kështu mund të nisesh.«
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ndenjën të dy dhe hëngrën e pinë. Por babai i vajzës i tha dhëndrit: »Po të lutem të rrish edhe sot e të gëzohemi së bashku.«
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Ai u ngrit e donte të nisej për rrugë. Megjithatë vjehrri iu vu shumë dhe e ndali të rrinte tek ai.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Kur zbardhi drita të pestën ditë, leviti po bëhej gati për udhëtim e vjehrri i tha: »Të lutem, forcohu më parë!« E vonoi derisa u thye dita. Të dy hëngrën së bashku.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kur u ngrit dhëndri, për t’u nisur ai dhe shemra e shërbëtori i tij, vjehrri, babai i vajzës, përsëri iu vu të rrinte: »Ti po sheh se dita është nga mbarimi dhe nata po afrohet: qëndroni tek unë edhe sot, kaloje këtu natën e gëzo e nesër në mëngjes nisu për të shkuar në shtëpinë tënde.«
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Por dhëndri nuk deshi t’ia pranojë fjalët dhe u nis menjëherë. Arriti kundruall Jebusit, d.m.th. Jerusalemit. Me vete kishte dy gomarët e ngarkuar dhe shemrën.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11I qenë afruar Jebusit dhe dita po bëhej natë. Shërbëtori i tha zotërisë së vet: »Eja të shkojmë, të lutem, në qytetin e jebusenjve e të zëmë vend aty.«
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Zotëria iu përgjigj: »S’po hyjmë në qytet të popullit të huaj, që nuk u përket bijve të Izraelit, por po vazhdojmë deri në Gabà.«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Dhe shtoi: »Hajt të shpejtojmë e të arrijmë në njërin ndër këto vende e ta kalojmë natën në Gaba ose në Ramë.«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Krimi i njerëzve të Gabasë
14E kaluan, pra, Jebusin dhe po vazhdonin udhën që kishin marrë. Pranë Gabasë, që është në fisin e Beniaminit, u perëndoi dielli.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15U drodhën në të për ta kaluar natën aty. Hynë në qytet e po rrinin në sheshin e qytetit, por askush s’donte t’i pranonte në shtëpi.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Kur qe, arriti një plak që po kthehej prej fushës në mbrëmje nga puna e vet. Edhe ky ishte i ardhur dhe banonte në Gaba e me fis ishte prej maleve të Efraimit, kurse vendësit e Gabasë ishin prej fisit të Beniaminit.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ky ngriti sytë e pa ndenjur në sheshin e qytetit udhëtarin dhe e pyeti: »Nga po vjen e ku po shkon?«
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Ai iu përgjigj: »Vijmë prej Betlehemit të Judës e po shkojmë në vendin tim, që është në pjesën e skajme të Malësisë së Efraimit, nga edhe shkova në Betlehem. Tani jam nisur të shkoj në shtëpinë time, por askush s’po do të më pranojë nën pullazin e vet,
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19megjithëse kam tagji e sanë për gomarët e mi, bukë e verë për mua, për gruan time, shërbëtoren tënde, për shërbëtorin tim që më përcjell mua, shërbëtorin tënd: nuk kemi nevojë për asgjë, veçse për bujtore.«
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Plaku iu përgjigj: »Paqja me ty! Unë do të kujdesem për gjithçka të jetë e nevojshme, por hajde e mos rri në shesh.«
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Atë e shtiu në shtëpi e gomarëve u qiti tagji. Pasi i lanë këmbët, shtruan sofrën.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Ndërsa ata po hanin darkë të gëzuar, kur qe, ia behën disa njerëz të atij qyteti, njerëz të poshtër, e rrethuan shtëpinë e plakut, filluan t’i bien derës, i thërritnin të zotit të shtëpisë e i thoshin: »Qite jashtë atë burrin që ka hyrë tek ti e ta përdhunojmë!«
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Doli plaku e u tha: »Mosni, vëllezër, mos e bëni këtë të keqe, sepse ka hyrë në shtëpinë time si mik! Hiquni prej kësaj marrëzire!
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Vajzën e kam virgjër e ky njeriu e ka shemrën: po i qes ato tek ju, poshtroni e bëjuni ç’të doni, por ju lutem mos e bëni këtë poshtërsi kundër këtij njeriu.«
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Por njerëzit nuk deshën t’ia dëgjojnë fjalën. Ky njeriu, kur pa si qëndron puna, mori shemrën e vet e ua qiti jashtë. E shpërdoruan gjithë natën dhe e munduan e në mëngjes e lëshuan.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Gruaja, në të dalë të dritës, arriti te dera e shtëpisë, ku ishte zotëria i saj, dhe aty ra lëmuq.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Në mëngjes njeriu u çua, hapi derën për të vazhduar rrugën që kishte marrë, kur qe, shemra e tij ishte lëmuq para dere, me duar të shtrira në prag të derës.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Ai i foli: »Ngrihu të nisemi!« Por ajo nuk i përgjigjej. Kur pa se ajo kishte vdekur, e kapi, e ngarkoi në gomar dhe u kthye në shtëpinë e vet.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Kur hyri në shtëpi, mori shpatën dhe kufomën e gruas së vet, duke e prerë gjymtyrë - gjymtyrë, e ndau në dymbëdhjetë pjesë dhe i dërgoi në të gjitha vendet e izraelitëve.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Kushdo që e shihte këtë shëmtim, thoshte: »Kurrë s’është bërë as s’është parë një gjë e tillë në Izrael qysh prej ditës kur etërit tanë dolën prej Egjiptit e deri më sot!« Ky u kishte urdhëruar njerëzve që i kishte dërguar, të thoshin: »Thoni kështu çdo burri izraelas: a ka ndodhur një gjë e tillë ndonjë herë tjetër qysh prej ditës kur bijtë e Izraelit dolën prej Egjiptit e deri më sot? Mendoni, këshillohuni e thoni ç’duhet bërë!«
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.