Kënga e Deborës e e Barakut
1Po atë ditë Debora e Baraku i Abinoemit kënduan këtë këngë:
2»Pasi u tundën flokët në Izrael, e vullnetshëm populli çau në luftë: bekojeni Zotin!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ndieni, o mbretër, dëgjoni, o princa: unë jam, unë, që Zotit do t’i këndoj, himne Zotit, Hyjit të Izraelit!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Ti, o Zot, kur dilje prej Seirit, kur ecje prej krahinës së Edomit: u trand toka, qiejt riguan, retë me rrëke ujë derdhën!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5U shembën malet para fytyrës së Zotit të Sinait, para fytyrës së Zotit, Hyjit të Izraelit!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Në ditët e Samgarit, birit të Anatit, në ditët e Jahelës shkretë mbetën udhët: edhe kush i rrihte, shkëmbinjve ecte rrugë pa rrugë!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Munguan të fortit në Izrael, pushuan, derisa u ngrite ti, o Deborë, derisa u ngrite, o Nënë e Izraelit!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Zgjodhën zota të rinj: atëherë lufta ish te dera! S’u duk kund shqyt as heshtë në dyzet mijë ushtarë izraelitë.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Zemra ime i do prijësit e Izraelit, ju prej popullit që vullnetshëm shkuat në luftë: bekojeni Zotin!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ju që kaluar shkoni mbi gomare të bardha, ndenjur përmbi tapeta dhe udhës shëtitni, folni!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Bashkohuni me zërat e atyre që e ndajnë ujin lugjeve: aty shpallin veprat e Zotit, veprat e tij, në sundimin e Izraelit: dhe populli i Zotit zbriti te dera.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Ngrihu, ngrihu, o Deborë, ngrihu, ngrihu e thuaja këngës! Çohu, Barak! Robëroji robëruesit e tu, o biri i Abinoemit!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Atëherë mbeturinat zbritën ndër fisnikë, populli i Zotit zbriti për të si hero.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Prej Efraimit erdhën princat në vërri, pas teje, o Beniamin, në togat e tua. Prej Mahirit zbritën princat, prej Zabulonit ata që mbartin shkopin e sundimit.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Prijësit e Isaharit qenë me Deborën; e Baraku pas me këmbësori në vërri, në fisin e Rubenit merren vendime të mëdha!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Pse u ndale ndër stane? A për të dëgjuar tingujt e fyellit? Në fisin e Rubenit bëhen hetime të mëdha!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Galaadi përtej Jordanit pushonte. E Dani pse endej anijeve të huaja? Aseri banonte në bregun e detit dhe në porte moti i shkonte.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Kurse Zabuloni vuri në rrezik jetën si dhe Neftaliu në bjeshkët e larta vdekjen duke përbuzur!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Erdhën mbretërit e luftuan, luftuan mbretërit e Kanaanit në Tanak, bri ujërave Magedo, por pre argjendi nuk morën me vete!
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Prej qiellit yjet luftuan, me lëvizjen e vet kundër Sisarës luftuan.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Përroi Cison kufomat ua mbarti! Përrua betejash përroi Cison! Shkele pa frikë, shpirti im!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Atëherë e shkelën thundërzat e kuajve me vrapim të kalorësve trima!
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Mallkojeni Merozin, tha engjëlli i Zotit, mallkoni banorët e tij, pse nuk erdhën në ndihmë të Zotit, në ndihmë të Zotit me trimat e trimave!
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Ndër gra bekuar qoftë Jahela, gruaja e Haber Cineut! Ndër gra që nën tenda jetojnë, bekuar qoftë!
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Ujë i kërkoi, ajo qumësht i dha, me gotë princash ajo mazë i dha.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Me të majtën kunjin kapi, kurse në të djathtën çekanin e farkëtarit: e goditi Sisarën mu në tëmthin e kresë, anë përtej tëmthin duke i shporuar.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Te këmbët u rrëzua, ra, mbeti shtrirë; te këmbët ra, u rrëzua: e ku u rrëzua, aty pa shpirt mbeti!
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Për dritareje vëren nëna e Sisarës, vëren për hekura të dritares, e shqetësuar ankohet: »Pse vonon të kthehet karroca e tij? Përse vonojnë koçitë katërshe të tijat?«
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Njëra nga më të mençurat gra iu përgjigj; e ajo vetvetes ia përsërit fjalët e saj:
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30»S’ka dyshim tash prenë po e ndajnë: nga një vajzë për çdo luftëtar, nga një vajzë edhe nga dy; dy palë petka ngjyre të ndryshme si pjesë preje i bien Sisarës: një… o dy riza të larme qafës sime për stoli…«
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Të tillë e paçin të jetës fundin të gjithë armiqtë e tu, o Zot! Kurse ata që Zotin duan, qofshin të ndritshëm porsi dielli, kur ndriçon në shkëlqim të vet!«
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Atëherë në vend mbretëroi qetësia për dyzet vjet.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.