4. Debora e Baraku
1Rifilluan, pra, bijtë e Izraelit të bëjnë të keqen para syve të Zotit pas vdekjes së Aodit.
2Zoti i lëshoi në duar të Jabinit, mbretit të Kanaanit, që mbretëronte në Asor. Për prijës të ushtrisë së vet kishte Sisarën që jetonte në Harosetin Pagan.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Izraelitët i lëshuan kushtrimin Zotit. E Jabini kishte nëntëqind karroca hekuri dhe për njëzet vjet i ndrydhte pa mëshirë izraelitët.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Debora
4Asokohe ishte në Izrael gjyqtare një grua, profetesha Deborë, gruaja e Lapidotit.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ajo rrinte nën Palmën e Deborës ndërmjet Ramës e Betelit, në Malësinë e Efraimit. Tek ajo shkonin izraelitët për çështje pleqërie.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ajo çoi e thirri Barakun, birin e Abinoemit prej Cedesit të Neftaliut, dhe i tha: »Të ka urdhëruar Zoti, Hyji i Izraelit: Shko e sille ushtrinë në malin e Taborit. Merri me vete dhjetë mijë luftëtarë prej bijve të Neftaliut e bijve të Zabulonit.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Unë do ta dërgoj kundër teje, në vendin e përroit Cison, Sisarën, prijësin e ushtrisë së Jabinit, karrocat e tija dhe mbarë aradhet e tija dhe do ta lëshoj në duar të tua.«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Baraku iu përgjigj: »Nëse vjen ti me mua, shkoj; po s’erdhe ti me mua, unë nuk do të nisem.«
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ajo i tha: »Do të vij, po, me ty; por kësaj here nderi nuk do të mbesë ty! Sepse Zoti do t’ia lëshojë në dorë Sisarën një gruaje.« U ngrit, pra, Debora dhe shkoi me Barakun në Cedes.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Baraku i thirri Zabulonajt e Neftaliajt në Cedes dhe u nis me dhjetë mijë luftëtarë. Me të ishte edhe Debora.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Haberi Cineas
11Haberi cineas ishte ndarë prej cineasish të tjerë vëllezër, bijtë e Hobabit, kunatit të Moisiut dhe e kishte ngulur tendën te Qarri i Saananimit, përbri Cedesit.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Shpartallimi i Sisarës
12E lajmëruan edhe Sisarën se kishte dalë në malin Tabor Baraku, i biri Abinoemit.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Sisara i bashkoi të gjitha nëntëqind karrocat e hekurta edhe mbarë ushtrinë që ishte me të qysh prej Harosetit Pagan deri në përruan Cison.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Debora i tha Barakut: »Ngrihu: erdhi dita kur Zoti po ta lëshon në dorë Sisarën! Qe, vetë Zoti po të prin!« Zbriti, pra, Baraku prej malit të Taborit e me të edhe dhjetë mijë luftëtarët.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15E Zoti ia shtiu frikën Sisarës, mbarë karrocave dhe ushtrisë së tij prej shpatës së Barakut, aq sa Sisara zbriti prej karroce e iku këmbë,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16e Baraku i ndoqi karrocat e mbarë ushtrinë deri në Harosetin Pagan dhe mbarë ushtria qe prerë deri në shfarosje.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vdekja e Sisarës
17Duke ikur Sisara arriti në çadrat e Jahelës, gruas së Haberit cineas; Jabini, mbreti i Asorit, ishte në paqe me shtëpinë e Haberit cineas.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Jahela i doli para Sisarës e i tha: »Hyr tek unë, imzot! Hyr e mos u tremb!« Ai hyri në çadër dhe ajo i qiti sipër një mbulojë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Sisara i tha: »Të lutem, më jep pak ujë se jam etshëm.« Ajo e çeli rrëshiqin dhe i dha të pijë qumësht, pastaj e mbuloi.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Sisara i tha: »Qëndro para derës së tendës e, nëse vjen ndokush e të pyet e të thotë: ‘A mos është kush këtu?’ përgjigjju: ‘Askush.’«
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Jahela, gruaja e Haberit, mori një kunj çadre po ashtu edhe një çekiç, hyri brenda fshehtas e në heshtje, ia vuri kunjin në tëmthin e kresë së tij, i solli me çekiç dhe ia nguli tejpërtej në tru, saqë kunji u ngul në dhe. Sisara duke e shoqëruar gjumin me vdekje, vdiq.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Dhe, ja, po vinte Baraku duke ndjekur Sisarën. Jahela i doli përpara e i tha: »Eja e do të ta tregoj njeriun që kërkon.« Baraku, kur hyri, e pa Sisarën të shtrirë vdekur me kunj të ngulur në tëmth.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Çlirimi i Izraelit
23E përuli, pra, Hyji atë ditë Jabinin, mbretin e Kanaanit, para bijve të Izraelit.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Izraelitët forcoheshin dita-ditës dhe dora e tyre gjithnjë e më fort rëndonte mbi Jabinin, mbretin e Kanaanit, derisa ia tretën farën.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.