Lavdia e Tempullit
1Më njëzet e një të të shtatit muaj qe zbuluar kjo fjalë e Zotit me anë të profetit Agje:
2”Fol me Zorobabelin, birin e Salatielit, qeveritarin e Judës, me Jezuain, birin e Jozedekut, kryepriftin, dhe me Tepricën e popullit, e pyeti:
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3A është ndokush ndër ju që e ka parë këtë Shtëpi në lavdinë e saj të parë? E tani në ç’gjendje po e shikoni? Pse a nuk është ashtu në sytë tuaj sikurse të mos ishte fare?
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Por edhe tani, zemër, o Zorobabel, thotë Zoti, zemër, o Jezus, biri i Jozedekut, kryeprift, zemër, o mbarë populli i vendit, thotë Zoti i Ushtrive! Hyrini punës, sepse unë jam me ju, thotë Zoti i Ushtrive!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Besa që e lidha me ju kur dolët nga dheu i Egjiptit dhe shpirti im qëndron mes jush: mos u trembni!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Sepse kështu thotë Zoti i Ushtrive: Edhe pak e unë do ta tund qiellin e tokën, detin e terikun!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Do t’i tund të gjitha kombet e atëherë do të vijnë të gjitha visaret e popujve dhe këtë Shtëpi do ta mbush me lavdi, thotë Zoti i Ushtrive.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Imi është argjendi, imi është ari, thotë Zoti i Ushtrive.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Lavdia e ardhshme e kësaj Shtëpie do të jetë më e madhe se e para, thotë Zoti i Ushtrive, e në këtë vend unë do ta dhuroj paqen, thotë Zoti i Ushtrive!” Këshillim me priftërinjtë
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Këshillim me priftërinjtë
10Më njëzet e nëntë të muajit të nëntë, në të dytin vit të Dariut, i qe drejtuar profetit Agje kjo fjalë e Zotit:
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11“Kështu thotë Zoti i Ushtrive: Pyeti priftërinjtë lidhur me Ligjin e thuaj:
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12‘Nëse ndokush mbart në kindin e petkut të vet mish të shuguruar e me kindin e petkut prek bukën, shujtën ose verën ose vajin ose çfarëdo ushqimi, a thua edhe këto do të bëhen të shuguruara?” Priftërinjtë iu përgjigjën e thanë: “Jo!”
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Agjeu atëherë shtoi: “Po nëse dikush që u bë i papastër pse preku kufomën, i prek të gjitha këto, a do të bëhen të papastra?” Priftërinjtë u përgjigjën e thanë: “Bëhen të papastra!”
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Atëherë Agjeu vazhdoi fjalën e tha: “I tillë është ky popull, i tillë është ky komb para syve të mi, thotë Zoti - dhe e tillë është çdo punë e duarve të tij, madje edhe gjithçka që flijojnë këtu është e papastër.” Premtim mirëqenieje bujqësore
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Premtim mirëqenieje bujqësore
15Tani vërjani mendjen mirë prej ditës së sotme e në të ardhmen: Para se të vinit gur mbi gur në Tempullin e Zotit,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16në ç’gjendje ishit? I afroheshit grumbullit që kujtonit se do të ketë njëzet masë grurë e kishte dhjetë, i afroheshi tinarit për të nxjerrë pesëdhjetë masë verë e kishte vetëm njëzet!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Unë ju frushkullova me thatësi, vrug e me breshër dhe të gjitha veprat e duarve tuaja, por prej jush nuk u gjet asnjë që të kthehet tek unë, thotë Zoti.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Vërjani mendjen prej ditës së sotme e në të ardhmen, prej ditës së njëzetekatërt të të nëntit muaj, prej ditës në të cilën u shtinë themelet e Tempullit të Zotit, vërjani mendjen mirë,
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19a ka më farë në grunar dhe ende vreshti, fiku, shega e ulliri nuk dhanë fryte? Por prej kësaj dite unë do t’i bekoj!” Premtime Zorobabelit
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Premtime Zorobabelit
20Fjala e Zotit i qe drejtuar edhe një herë të dytë Agjeut më njëzet e katër të këtij muaji:
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21”Thuaji Zorobabelit, qeveritarit të Judës: Unë do t’i tund qiell e tokë,
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22do t’i përmbys fronet e mbretërve, do ta asgjësoj fuqinë e mbretërve paganë, do t’i rrëzoi karrocat e luftës e luftëtarët në to, do të rrëzohen kuajt dhe kalorësit e tyre secili i shporuar me shpatën e të vëllait.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Atë ditë, thotë Zoti i Ushtrive, do të të marr ty, o Zorobabel, biri i Salatielit, shërbëtori im, thotë Zoti, e do të të bëj vulë, sepse ty të zgjodha, ” - thotë Zoti i Ushtrive.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.