Disiplina e Hyjit
1Këndej, pra, edhe ne, të rrethuar me një re kaq të madhe dëshmitarësh, ta flakim tej çdo barrë dhe mëkatin që na pengon dhe të vrapojmë me qëndresë në luftim që na u caktua,
2me shikim të drejtuar mbi Autorin dhe Përkryesin e fesë, Jezusin, i cili, në vend të gëzimit që i takonte, duroi kryqin duke e përbuzur turpin dhe ndenj në të djathtën e fronit të Hyjit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Mendoni, pra, atë që duroi nga ana e mëkatarëve një kundërshtim aq të madh kundër vetes, në mënyrë që ju të mos moliseni dhe të mos ju lëshojë zemra.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Ju ende, duke luftuar kundër mëkatit, nuk bëtë qëndresë deri në derdhje të gjakut,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5dhe e harruat qortimin që ju drejtohet si bijve: »Biri im, mos e përbuz qortimin e Zotit, as të mos lëshojë zemra kur ai të qorton,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6sepse atë që e do Zoti e edukon me disiplinë, e frushkullon atë që e pranon për bir.«
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Hiqni keq për edukimin tuaj! Hyji sillet me ju si me bij. Dhe, a ka djalë të cilin i ati nuk e edukon me disiplinë?
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Në qoftë se nuk ndëshkoheni siç ndëshkohen të gjithë bijtë tjerë, atëherë nuk jeni bij të vërtetë, por të paligjshëm.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Pastaj etërit tanë tokësorë na edukuan me disiplinë dhe patëm nderim për ta. A thua nuk do t’i nënshtrohemi edhe më tepër Atit të shpirtrave për të fituar jetën?
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ata në të vërtetë na qortuan për pak kohë dhe ashtu si ua merrte mendja, ndërsa Ai, për të mirën tonë me qëllim që të na e japë shenjtërinë e vet.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Dhe njëmend, çdo qortim njëherë për njëherë, nuk duket se sjell gëzim, por trishtim, porse më vonë të ushtruarve në të u sjell fryt paqe dhe drejtësie.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Prandaj ngritni lart duart e lodhura dhe gjunjët e molisur,
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13dhe rrafshoni udhët për këmbët tuaja që e çala të mos gjymtohet, por më mirë të shërohet.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ndëshkimi për ata që e përbuzin hirin e Hyjit
14Kujdesohuni për paqe me të gjithë dhe për shenjtërim, pa të cilin askush nuk do ta shohë Zotin.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Mundohuni që askush të mos i shmanget hirit të Hyjit, që të mos mbijë ndonjë rrënjë e hidhur dhe të shkaktojë turbullim ose ta prajë bashkësinë,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16që të mos bëhet ndokush fëlligështar ose çnderues gjërash të shenjta si Ezau, i cili për një ngrënie të vetme shiti të drejtat e parëlindësisë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ju e dini se edhe më vonë, kur deshi të trashëgojë bekimin, qe përjashtuar, sepse nuk pati mundësi ndërrimi, edhe pse e kërkoi me lot.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Sepse ju nuk ju afruat malit të prekshëm, as flakëve të zjarrit, as errësirës, as territ, as stuhisë,
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19as zërit të trompetës, as ushtimës së fjalës - ata që e dëgjuan, u lutën të mos u fliste më,
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20sepse s’mund e duronin urdhrin: »Nëse edhe një shtazë e prek malin, le të vritet me gurë!«
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21sepse aq e tmerrshme ishte ajo pamje, sa që vetë Moisiu tha: »Fort po trembem dhe po dridhem!«
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Përkundrazi i jeni afruar malit Sion, qytetit të Hyjit të gjallë, Jerusalemit qiellor: numrit të pamasë të engjëjve të bashkuar në festë,
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23bashkimit të parëlindurve, emrat e të cilëve janë të shkruar në qiell, Hyjit - Gjyqtarit të të gjithëve, shpirtrave të të drejtëve që ia arritën përsosmërisë,
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Jezusit - Ndërmjetësit të Besëlidhjes së re dhe Gjakut stërpikës që flet më mirë se gjaku i Abelit.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Kini kujdes të mos e përbuzni Atë që ju flet! Sepse, në qoftë se nuk mund gjetën shpëtim ata që nuk deshën ta dëgjojnë atë që jepte urdhra mbi dhe, aq më pak do të mund të shpëtojmë ne në qoftë se nuk e dëgjojmë Atë që flet nga qielli.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Zëri i tij atëherë e trandi tokën, kurse tani premton: »Edhe një herë do ta tund nga themeli, jo vetëm tokën, por edhe qiellin,«
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Dhe fjala: »Edhe një herë«, do të thotë se sendet që mund të tunden, janë të caktuara të zhduken, sepse të krijuara, në mënyrë që të mbeten vetëm ato që nuk mund të tranden.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Prandaj, pasi ne marrim në trashëgim mbretërinë që nuk mund të trandet, le ta ruajmë këtë hir me anë të cilit t’i japim Hyjit një kult të pëlqyeshëm me nderim e me frikë.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Vërtet, Hyji ynë është zjarr që përpin!
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.