Kundër Egjiptit
1Profeci mbi Egjiptin. Ja, Zoti kalëron mbi re të shpejtë, në Egjipt po hyn! Para Tij rroposen idhujt e Egjiptit, në kraharor zemra u fiket egjiptianëve!
2“Do ti nxis egjiptianët kundër egjiptianëve, do të luftojë vëllai me vëllanë miku me mikun e vet, qyteti kundër qytetit, mbretëria kundër mbretërisë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Mendësh do të merren egjiptianët, kotdo tua çoj synimet e tyre. Idhuj e shortarë, do të pyesin, thirrës shpirtrash e magjistarë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Egjiptianët do ti lëshoj në dorë të një zotërie të pashpirt, do ti sundojë një mbret i ashpër, ” thotë Zoti, Hyji i Ushtrive.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Do të shterë uji i detit, do të shterë e do të thahet lumi,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6kanalet do të qelbësohen, përrenjtë e Egjiptit do të shteren, pa ujë do të mbesin, do të vyshket kallam e zunkth,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7shogët do të mbesin brigjet e Nilit, bima e Nilit mbarë do të thahet, do të thahet e nuk do të jetë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Do të trishtohen peshkatarët, do të ankohen të gjithë ata që në lumë hedhin grepin, mjerimi do t’i mbulojë ata që në ujë hedhin rrjetat.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Do të turpërohen punuesit e lirit, lënurësit e vegjëtarët e pëlhurës.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Në mjerim do të bien mjeshtrat e tij, të gjithë mëditësit do të sharrojnë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Oh sa të marrë princat e Tanesit! Të faraonit këshilltarët më të urtët, i dhanë këshilla krejtësisht të marra! Si mund t’i thoni faraonit: “Jam bir i të urtëve, nxënës mbretërish të lashtë?”
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Ku janë tani dijetarët e tu? Le të lajmërojnë e le të tregojnë ç’synim ka Zoti i Ushtrive të ndërmarrë kundër Egjiptit?
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Janë bërë të marrë krerët e Tanesit, janë në gabim krerët e Memfisit, e bënë ta lërë rrugën Egjipti, Gurët e këndit të fiseve të tij.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Zoti trutë ua qet të bullarit bëjnë të gabojë Egjipti në çdo veprim, si i dehuri që zhgërryhet në të vjellat e veta.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Asnjë gjë s’do ti vlejë Egjiptit çfarë do të bëjë kokë e bisht, palmë e kallam.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kthimi i Egjiptit
16Atë ditë egjiptianët do të bëhen si gra, do të dridhen e do të tremben nga sjellja e dorës së Zotit të Ushtrive, kur Ai ta çojë dorën mbi ta.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Toka e Judës do të jetë tmerr për Egjiptin. Kushdo që ta kujtojë, do të pushtohet nga frika për shkak të synimit të Zotit të Ushtrive që ka vendosur ta kryejë mbi të.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Atë ditë do të jenë pesë qytete në Egjipt që do të flasin gjuhën e Kanaanit e do të jenë të lidhur me përbetim me Zotin e Ushtrive. Njëri do të quhet Qyteti i Diellit.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Atë ditë do të jetë në mes të dheut të Egjiptit lteri i Zotit e në skajin e kufirit të tij një gurngul në nder të Zotit.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Do të jetë një shenjë e një dëshmi në tokën e Egjiptit në nder të Zotit të gjithëpushtetshëm. Kur, përballë kundërshtarëve, do ta thërrasin në ndihmë Zotin, Ai do tu dërgojë shpëtimtarin dhe mbrojtësin që do ti shpëtojë.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Zoti do tu dëftohet egjiptianëve edhe egjiptianët do ta pranojnë atë ditë Zotin. Do ta adhurojnë me fli e me dhurata, do ti kushtohen Zotit e do ti kryejnë kushtet.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Zoti do ta godasë me shuplakë të rënda Egjiptin, por edhe do ta shërojë; ata do të kthehen kah Zoti e Ai do të ketë mëshirë për ta e do ti shërojë.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Atë ditë do të jetë një rrugë nga Egjipti në Asiri; asiriani do të shkojë në Egjipt e egjiptiani në Asiri. Egjiptianët do ti shërbejnë Zotit bashkë me asirianët.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Atë ditë Izraeli do të jetë i treti bashkë me Egjiptin e me Asirinë. I tillë do të jetë në mesin e tokës bekimi,
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25që do ta japë Zoti i Ushtrive e do të thotë: “Qoftë bekuar populli im Egjipti, edhe vepra e duarve të mia, Asiri, dhe trashëgimi im, Izraeli.”
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.