Kundër Etiopisë
1Vaj për ty, o vend flatrash shurdhuese, përtej lumenjsh të Etiopisë,
2që i nis n’për det kasnecët nëpër ujë me lundra zunkthi: “Nisuni, kasnecë të shpejtë, drejt popullit shtatlartë e me ngjyrë, drejt popullit të tmerrshëm, pranë e larg, drejt një populli të fortë e luftëtar, lumenjtë e të cilit tokën e çajnë!”
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Të gjithë ju, banorët e botës, të gjithë ju që në tokë banoni, kur lartësuar të jetë në male flamuri, shikojeni, kur boria të ketë rënë, dëgjojeni!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Sepse kështu Zoti më ka thënë: “Nga banesa ime do të vrojtoj i qetë porsi vapa e pishës së diellit, porsi reja e vesës në djegagur të korrjes.”
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Sepse, si lulëzimi të jetë kryer i hardhisë, edhe lulja rrush i pjekur të jetë bërë, para se të duhet të vilet, me kizë do ti presë shermendet, do t’i presë e do t’i flakë pinjollët.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Të gjithë së bashku atëherë do tu lihen shpendëve të malit e egërsirave; grabitqarët në të do të verojnë, kafshët e tokës në të do të dimërojnë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Në atë kohë, Zotit të Ushtrive do ti sillen dhurata prej një populli shtatlartë e me ngjyrë, prej një populli të tmerrshëm tani e gjithmonë, prej një kombi të fortë e luftëtar, lumenjtë e të cilit tokën e çajnë, në vendin e Emrit të Zotit të Ushtrive, në malin Sion.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.