Pushtimi i Babilonisë
1Profeci mbi shkretëtirën e detit. Porsi vorbullat që përplasen në jug, vjen nga shkretëtira, nga një vend i tmerrshëm.
2Një vegim i hidhur mua më qe dëftuar: rrëmbyesi rrëmben, shkatërruesi shkatërron! “Sulu, Elam, rretho, Medi! Unë bëj të pushojë çdo gjëmim!”
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Këndej ijët e mia më dridhen, më pushtuan dhimbjet si dhimbjet e lindëses; jam i tronditur për çka dëgjoj, i tmerruar për çka shikoj.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Zemra më lëshon, tmerri më pushton: mugu që e dëshiroja erdhi e m’u bë tmerr.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Shtrojnë tryezën, shtrojnë ciloren, hanë e pinë. “Ngrihuni, o krerë, lyeni shqytin!”
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Sepse Zoti kështu më tha: “Shko, vëre vrojtuesin, të lajmërojë gjithçka të shohë!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Nëse sheh karrocë, koçi me dy kuaj, njerëz hipur në gomarë, njerëz hipur në gamile, le të vëzhgojë me kujdes, me kujdesin më të madh!”
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Atëherë vrojtuesi thirri: “Në vrojtore, Zotëri, rri vazhdimisht, gjithë ditën; në rojën time qëndroj, qëndroj vazhdimisht gjithë natën.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ja, këtu po vjen një mizëri njerëzish, koçi dy kuajsh!” Ai vazhdoi e tha: “Ra, ra Babiloni dhe të gjitha shtatoret e hyjnive të tij copë e grimë u bënë për tokë!”
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Shirja ime, biri i lëmit tim, çka dëgjova nga Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit, jua zbulova!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Profeci mbi Dumën
11Profeci mbi Dumën. Nga Seiri dikush më thërret: “Rojtar, çkohë nate është? Rojtar, çkohë nate është?”
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Rojtari përgjigjet: “Po vjen mëngjesi, por edhe nata; nëse doni të pyetni, pyetni, kthehuni, ejani!”
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Profeci mbi arabët
13Profeci mbi shkretëtirën. Në pyll, në shkretëtirë do ta kaloni natën, karvanët e Dedanit!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Silluni ujë të eturve, ju që banoni në tokën Tema, ndesheni me bukë të arratisurin!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Sepse ata ikin para shpatave, para shpatës së zhveshur, para harkut të ngrehur, para luftës së madhe.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Sepse kështu më thotë Zoti: “Edhe një vit, si viti i mëditësit, dhe mbarë lavdia e Cedarit do të marrë fund.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Numri që do të mbesë nga harqet e trimave të bijve të Cedarit do të jetë shumë i vogël. Sepse kështu ka thënë Zoti, Hyji i Izraelit.”
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.