Kundër Jerusalemit
1Profeci mbi Luginën e Vegimit. Po ç’ke që u ngjite i tëri në tarraca,
2qytet plot zhurmë, plot poterë, qytet plot gëzim? Të vrarët e tu shpata s’i preu, s’vdiqën në luftë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Të gjithë prijësit e tu ikën, robër u zunë së bashku harkun pa e shkrehur të gjithë, si qenë së bashku, robër u zunë, ose larg ikën.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Këndej edhe thashë: “Largohuni prej meje, idhshëm do të qaj; mos u mundoni të më ngushëlloni, për shkatërrimin e bijës së popullit tim!”
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Sepse kjo është dita e turpit, e shkeljes dhe e vajtimit e Zotit, Hyjit të Ushtrive, në Luginën e Vegimit, rrënim muresh, kushtrim maleve.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Elami kukurrën mori, u rreshtua në radhë të kalorësve edhe Ciri e nxori shqytin.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Më të zgjedhurat luginat e tua plot janë mbushur me karroca lufte, në radhë kalorësit janë vënë kundër derës
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8e iu hoq Judës mburoja. Ti shikoje atë ditë armatoren e Shtëpisë së Pyllit.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Patë sa të shumta ishin vrimat në muret e Qytetit të Davidit, i mblodhët ujërat e peshkores së poshtme;
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10i numëruat shtëpitë e Jerusalemit, i rrënuat për të forcuar muret,
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11në mes dy muresh punuat ujëmbajtësin, për ujët e peshkores së vjetër, por se shikuat Atë që këto i bëri as se patë Atë që këto i sendërtoi kaherë!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Atë ditë Zoti, Hyji i Ushtrive, ju ftoi të qani e të vajtoni, të qethni kokën, të ngjeshni grathoren.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Dhe ja, gëzim edhe hare, theren qe e priten dele, hahet mish e pihet verë: “Të hamë e të pimë, se nesër do të vdesim!”
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Prej Zotit, Hyjit të Ushtrive, u qe zbuluar veshëve të mi: “Assesi ky mëkat s’ju falet për pa vdekur!”, thotë Zoti, Hyji i Ushtrive.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kundër Sobnës
15Kështu thotë Zoti, Hyji i Ushtrive: “Shko, takoje oborrtarin, Sobnën, kujdestarin e pallatit:
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Ç’ke ti këtu? E kush je ti këtu që e punove për vete këtu varrin?’ Çelte në lartësi varrin e vet, varr për vete gdhendte në qetë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ja, o njeri, me rrëmbim Zoti do të të flakë, duke të kapur me tërbim,
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18lëmsh do të të mbledh, porsi topin lëmuç do të të hedh në tokë të gjerë e të hapët, aty do të vdesësh me karrocat madhështore të tuat, o turpi i pallatit të zotërisë tënd!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Do të të heq prej vendit tënd, do të të shkarkoj prej detyrës sate.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Shërbëtorin tim do ta ftoj atë ditë, Eliakimin, birin e Helcisë,
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21do t’ia vesh unë petkun tënd, do ta ngjesh me brezin tënd, do t’ia dorëzoj pushtetin tënd. Do të jetë baba për banorë të Ruzalemit e për shtëpinë e Judës.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Mbi shpatullën e tij do të vë çelësin e shtëpisë së Davidit; ai do të çelë e askush s’do të mbyllë, ai do të mbyllë e askush s’do të çelë.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Si gozhdë do ta ngul në një vend të fortë e do të jetë fron lavdie i shtëpisë së babait të tij.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Mbi të do ta varin tërë nderin e shtëpisë së babait të tij, bami e fisi, çdo enë e vogël, nga tasi deri tek shtamba.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Atë ditë - është fjala e Zotit të Ushtrive - do nxirret gozhda e ngulur në vend të fortë, do të këputet e do të bjerë dhe gjithçka që qe varur në të do të mbarojë, sepse Zoti ka folur.”
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.