Të gjithë kapitujt

Isaia · Kapitulli 23

Kundër Tirit, Pushtimi i Tirit

18 vargje

Kundër Tirit

1Profeci mbi Tirin. Bëni gjëmë, anijet e Tarsit, sepse u shkretua strehimi juaj! U qe dhënë kumti kur po ktheheshin nga dheu Ketim.

2Shtanguni, banorët e bregdetit, me tregtarët e Sidonit që kapërcenin detin ti ishe plot.

3Të mbjellat e Nilit në ujë të shumtë, të korrat e tij frytet e Lumit: ishte bërë tregtia e popujve!

4Turp për ty, o Sidon, fuqi detare! Deti merr fjalën e thotë: “Si sprovova dhimjet e të lindurit, unë nuk linda; nuk rrita djelmosha as nuk rrita vajza.”

5Kur të hapet kumti në Egjipt, do të mjerohen për çka do të dëgjojnë për Tirin!

6Kaloni në Tars, ulërini, banorët e bregdetit!

7A është ky qyteti juaj i lavdishëm? Në ditë shumë të largëta lashtësia e tij, e këmbët larg e çonin për themelim vendbanimesh.

8E kush e sendërtoi këtë kundër Tirit të kurorëzuar, të kujt tregtarët princa ishin e stërshitësit bujaria e vendit?

9Kështu vendosi Zoti i Ushtrive për të përulur krenarinë e çdo madhërie, për të përulur të gjithë të mëdhenjtë e dheut.

10Puno tokën tënde porsi brigjet e Nilit, o bija e Tarsit, se më port nuk ke.

11Dorën e vet e shtriu mbi det, mbretëritë i tronditi, Zoti urdhëroi kundër Kanaanit të shkatërrohen kalatë e tij.

12Ai tha: “S’do të vazhdosh më të lavdërohesh virgjër e dhunuar, o bija e Sidonit! Ngrihu e kalo në Ketim, por as atje qetësi s’do të gjesh!”

13Ja, toka e kaldenjve: s’qe një tjetër popull i ngjashëm me të. Asiria e themeloi për egërsira. I ndërtuan pirgjet e veta; i rrënuan pallatet e tij, e bënë një grumbull rrënojash.

14Lëshoni gjëmë, anije të Tarsit, sepse u shkatërrua strehimi juaj!

Pushtimi i Tirit

15Atë ditë do të ndodhë: Tiri do të mbetet i harruar për shtatëdhjetë vjet, sa zgjasin ditët e një mbreti. Pas shtatëdhjetë vjetësh Tirit do ti ndodhë siç thotë kënga e lavires:

16“Merre cetrën, qarkullo qytetin, moj lavire e lënë në harresë! Bjeri bukur, këndo shumë, që ndokush për ty të kujtohet.”

17Kështu pra, pas shtatëdhjetë vjetësh, Zoti do ta vizitojë Tirin dhe do të fillojë përsëri ti marrë fitimet e veta dhe prapë do të lavirësojë me të gjitha mbetëritë që janë mbi sipërfaqen e tokës.

18Por fitesa e paga e tij do ti kushtohen Zotit; nuk do të grumbullohen as nuk do të ruhen, sepse fitesa e tij do tu takojë atyre që banojnë pranë Zotit që të kenë ushqim me mbushulli e të vishen sa më madhërisht.