Një premtim i ri i ripërtëritjes
1Edhe herën e dytë i qe drejtuar Jeremisë fjala e Zotit ndërkohë që ai ishte ende në oborrin e burgut. I tha:
2”Kështu thotë Zoti, që do ta bëjë këtë, Zoti që do ta trajtojë atë e do ta bëjë të qëndrueshme - emri i tij është Zot.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Kërkoje ndihmën time e unë do të të vështroj e do të të tregoj gjëra të mëdha e të pashqyrtueshme që ti s’i di.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Sepse kështu thotë Zoti, Hyji i Izraelit, lidhur me shtëpitë e këtij qyteti dhe me shtëpitë e mbretit të Judës që u rrënuan nga veprimet e rrethimit e nga shpata
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5e atyre që erdhën për të luftuar kundër kaldenjve për t’i mbushur me kufoma njerëzish, që i godita në furinë time e në zemërimin tim duke e fshehur fytyrën time nga ky qytet për shkak të gjithë keqësisë së tyre.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Shiko: unë vetë do ta shëroj varrën e tyre, do t’i shëroj e do t’u kthej shëndetin dhe do t’u dhuroj mbushulli paqeje të vërtetë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Do ta ndërroj fatin e Judës e fatin e Izraelit dhe do t’i ndërtoj porsi në fillim.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Unë do t’i pastroj nga çdo fajësi, me të cilën mëkatuan kundër meje, do të kem dhimbje për të gjitha fajet e tyre, me të cilat më fyen dhe më përbuzën.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Do të jetë për mua zë i mirë, gëzim, nder e lavdi në sy të të gjithë popujve të tokës, kur të dëgjojnë për të gjitha të mirat që unë do t’ua bëj izraelitëve e judenjve. Popujt do të mahniten e do të dridhen për shkak të të gjitha të mirave dhe për paqe të madhe që unë do ta bëj për ta.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Kështu thotë Zoti: Përsëri do të dëgjohet në këtë vend, për të cilin ju thoni se është i shkretuar, pasi s’ka mbetur njeri as kafshë në qytetet e Judës e në sheshet e Jerusalemit, që janë shkretuar pa njeri, pa banorë e pa bagëti,
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11zëri i gëzimit e zëri i haresë, brohoritja e dhëndrit e brohoritja e nuses, zëri i atyre që do të brohorisin: ‘Lavdërojeni Zotin e Ushtrive, sepse Zoti është i mirë, sepse e amshuar është dashuria e tij!’, ata që do të sjellin kushte në Shtëpinë e Zotit: sepse unë dua ta ripërtërij këtë vend siç ka qenë më parë - është fjala e Zotit.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Kështu thotë Zoti i Ushtrive: Në këtë vend që ju thoni se është i shkretuar, pa njeri e pa kafshë, në mbarë qytetet e tij, përsëri do të ketë tëbana barinjsh që kullotin grigjat.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Në qytetet malore, në qytetet e Sefelës, edhe në qytetet që janë në krah të mesditës, në tokën e Beniaminit e përreth Jerusalemit, po edhe në qytetet e Judës, përsëri do të kalojnë grigjat nën dorën e atyre që e numërojnë - është fjala e Zotit. Themelatë për ardhmëri
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Themelatë për ardhmëri
14Ja, po vijnë ditët - është shpallje e Zotit - e do ta çoj në vend fjalën e mirë që ia premtova shtëpisë së Izraelit e shtëpisë së Judës:
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Në ato ditë e po në atë kohë, do të bëj të ngallitë për Davidin një pinjoll drejtësie, Ai do ta çojë në vend të drejtën e drejtësinë mbi tokë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Ndër ato ditë Juda do të shpëtojë e Jerusalemi do të banojë në siguri. Dhe ja, emri me të cilin do të quhet Qyteti: ‘Zoti është Drejtësia jonë’.”
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Sepse kështu thotë Zoti: Kurrë s’do t’i mungojë Davidit një pasardhës që të rrijë mbi fronin e Izraelit.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Kurrë s’do të mungojnë priftërinjtë levitë para fytyrës sime që të kushtojnë fli shkrumbimi, fjollë ta çojnë tymin e flive dhe të bëjnë fli për çdo ditë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Atëherë Jeremisë i qe drejtuar fjala e Zotit. I tha:
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20“Kështu thotë Zoti: Në qoftë se mundeni ta prishni besëlidhjen time me ditën e besëlidhjen time me natën, kështu që ato të mos vijnë më në kohën e caktuar,
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21atëherë do të mund të prishet edhe besëlidhja ime me Davidin, shërbëtorin tim, kështu që të mos ketë prej tij djalë që të mbretërojë mbi fronin e tij, kështu edhe me priftërinjtë levitë, shërbëtorët e mi.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Sikurse nuk mund të numërohen yjet e qiellit as s’mund të matet rëra e detit, po ashtu do ta shumoj farën e Davidit, shërbëtorit tim, edhe levitët, shërbëtorët e mi.”
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Fjala e Zotit i qe drejtuar Jeremisë, e i tha:
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24“A nuk e ke vënë re se çka thotë ky popull: ‘Dy barqet që Zoti i kishte zgjedhur, u përbuzën prej Zotit’, dhe e përbuzën popullin tim, sikurse më të mos ishte popull ndër sytë e tyre?
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Kështu thotë Zoti: Në qoftë se unë nuk e kam lidhur besëlidhje me ditën e me natën e në qoftë se nuk ua kam vënë ligjet qiellit e tokës,
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26atëherë do ta përbuz edhe farën e Jakobit e të Davidit, shërbëtorit tim, dhe më nuk do të marr prej farës së tij prijës për farën e Abrahamit, Izakut e Jakobit: por unë do ta ndërroj fatin e tyre e do të kem mëshirë për ta.”
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.