Blerja e një are, peng i të ardhmes së lumtur për Judën
1Kjo fjalë i qe drejtuar Jeremisë prej Zotit në të dhjetin vit të Sedecisë, mbretit të Judës, d. m. th. në të tetëmbëdhjetin vit të Nabukodonozorit.
2Asohere ushtria e mbretit të Babilonisë e mbante në rrethim Jerusalemin dhe profeti Jeremi ishte i burgosur në oborrin e pallatit të mbretit të Judës.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Sedecia, mbreti i Judës, e kishte burgosur me këto fjalë: “Pse profetizon e thua: ‘Kështu thotë Zoti: Ja, unë do ta lëshoj këtë qytet në duart e mbretit të Babilonisë dhe ai do ta pushtojë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4As Sedecia, mbreti i Judës, nuk do t’u shpëtojë duarve të kaldenjve, por do të bjerë në duar të mbretit të Babilonisë dhe do të bisedojë me të gojë për gojë dhe do ta shikojë sy ndër sy.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Sedecinë do ta çojë në Babilon dhe atje do të qëndrojë derisa unë t’i shkoj në pasi - është fjala e Zotit. Por, edhe në qoftë se do të luftoni kundër kaldenjve, s’do të keni kurrfarë suksesi!’“?
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Jeremia i tha: “Kështu më qe drejtuar fjala e Zotit:
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Ja, Hanameeli, biri i Salumit, djali i ungjit tënd, po vjen te ti e do të thotë: ‘Bleje arën time që është në Anatot; sepse ty të takon ta blesh pasi je kushëriri’.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Kushëriri im Hanameeli erdhi tek unë ashtu siç ishte fjala e Zotit. Erdhi te dera e oborrit të burgut e më tha: ‘Bëje pronë tënden arën time që e kam në Anatot, në tokën e Beniaminit, sepse ty të takon trashëgimi, dhe ti je më i afërmi që i takon ta shpaguajë.’ E kuptova se ishte fjala e Zotit
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9dhe e bleva arën prej Hanameelit, djalit të ungjit tim, që është në Anatot, dhe ia peshova argjendin: shtatëmbëdhjetë sikla të argjendta.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10E shkrova kontratën e shitblerjes, e nënshkrova, mora dëshmitarët dhe e peshova argjendin në peshore.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Atëherë e mora dokumentin e blerjes të vulosur - sipas rregulloreve të përpikta.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Dokumentin e pronësisë ia dhashë Barukut, birit të Neriut, birit të Maasisë, ndër sy të Hanameelit, kushëririt tim, ndër sy të dëshmitarëve, që nënshkruan në dokumentin e shitblerjes dhe ndër sy të të gjithë judenjve, që ndodheshin në oborrin e burgut.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Ndër sy të tyre Barukut i dhashë këtë urdhër:
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Kështu thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Merri këto dokumente, këtë dokument të blerjes të vulosur, si dhe këtë dokumentin tjetër që është i hapur, shtjeri në enë argjile, që të mund të qëndrojnë për kohë të gjatë.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Sepse kështu thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Edhe pas kësaj dite do të blehen shtëpi, ara dhe vreshta në këtë vend!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Pasi ia dorëzova kontratën e blerjes Barukut, birit të Neriut, iu luta Zotit e thashë:
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ah, o Zot, Hyj, ti e përftove qiellin e tokën me fuqinë tënde të madhe e me krah të shtrirë! Për ty asgjë s’është e vështirë!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Ti ke mëshirë për mijëra, por edhe e ndëshkon fajësinë e etërve mbi bijtë e tyre pas tyre! O Hyj i madhërishëm, i gjithëpushtetshëm! Zot i Ushtrive është emri i tij:
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19i madhërueshëm në synime, i gjithëpushtetshëm në vepra. Sytë e tij rrinë hapur mbi sjelljet e bijve të Adamit, për ta shpërblyer gjithcilin sipas sjelljes dhe sipas fryteve të veprave të secilit.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Ti bëre shenja e mrekulli në tokën e Egjiptit deri në ditën e sotme në Izrael e mes njerëzve dhe e madhërove emrin tënd siç mund ta shohim sot!
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Ti e nxore popullin tënd Izraelin nga toka e Egjiptit me shenja e me mrekulli të mëdha me krah të shtrirë e me tmerr të madh.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Ti ua dhe këtë tokë, për të cilën u qe betuar etërve të tyre se do t’ua japësh, këtë tokë që rrjedh qumësht e mjaltë.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Ata hynë dhe e pronësuan, por nuk e dëgjuan zërin tënd dhe nuk ecën sipas Ligjit tënd: nuk bënë gjithçka ti i kishe urdhëruar të bëjnë, prandaj ti i çove përmbi ta të gjitha këto të vështira.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Ja, u rrethuan veprat e rrethimit kundër qytetit që të pushtohet dhe kalaja u la në duart e kaldenjve që po luftojnë kundër saj me shpatë, me uri e me murtajë. Gjithçka ti ke thënë, ja, po ndodh siç po sheh edhe ti vetë.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25E pra, ti, o Zot Hyj, më thua: Bleje arën me para e thirri dëshmitarët, kurse qyteti tashmë është lënë në duar të kaldenjve!”
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Atëherë iu drejtua fjala e Zotit Jeremisë dhe i tha:
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27“Ja, unë jam Zoti Hyji i çdo qenieje të gjallë! Pse, vallë, për mua do të jetë ndonjë gjë e pamundshme?!
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Prandaj kështu thotë Zoti: Ja, unë po e lë në duar të kaldenjve këtë qytet dhe në duart e mbretit të Babilonisë: ai do ta pushtojë.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Do të hyjnë kaldenjtë që luftojnë kundër tij, do ta djegin me zjarr, do t’i bëjnë shkrumb shtëpitë, mbi taracat e të cilave u kushtonin fli Baalit dhe u kushtonin fli njomjeve hyjnive të tjera me qëllim që të më ngacmonin.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Sepse bijtë e Izraelit e bijtë e Judës, që nga rinia e tyre, bënin të keqen ndër sytë e mi; bijtë e Izraelit s’ditën të bëjnë tjetër deri në ditën e sotme, pos të më ngacmojnë me veprat e duarve të veta - është fjala e Zotit.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Vërtet ky qytet, që kur u ndërtua, s’më qe për tjetër, por për hidhërim e zemërim deri në ditën e sotme që do të zhduket prej pranisë sime,
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32për shkak të keqësisë së bijve të Izraelit e të bijve të Judës, që e bënë me qëllim që të më zemërojnë ata dhe mbretërit e tyre, prijësit e tyre, priftërinjtë e profetët e tyre, judenjtë banorët e Jerusalemit.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Shpinën ma sollën e jo fytyrën; unë i mësoja me kujdesin më të madh, por ata s’donin të më dëgjonin për ta marrë mësimin.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Vendosën idhujt në Shtëpinë, mbi të cilën u thirr Emri im për ta dhunuar atë.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Ndërtuan lartësi për nder të Baalit në luginën Benenom për t’i kaluar nëpër zjarr bijtë e bijat e veta për nder të Molokut - gjë që unë kurrën e kurrës nuk e kisha urdhëruar, as nëpër mend nuk më kishte shkuar ta bënin një poshtërsi të tillë dhe Judën ta shpinin në mëkate.”
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Megjithatë, e po për të njëjtën arsye, kështu thotë Zoti, Hyji i Izraelit, për këtë qytet, për të cilin ju thoni se me shpatë, me uri e me murtajë do t’i lihet në dorë mbretit të Babilonisë:
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37‘Ja, unë do t’i bashkoj nga të gjitha vendet në të cilat i pata tretur - në zemërimin tim, në hidhërimin tim e në zemërimin tim të madh: unë do t’i kthej në këtë vend e do të bëj të banojnë krejtësisht të sigurt.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Këta do të jenë populli im dhe unë do të jem Hyji i tyre.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Unë do t’u jap një zemër të vetme dhe një udhë të vetme që të më druajnë mua vazhdimisht, që të jenë mirë ata dhe bijtë e tyre pas tyre.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Unë do të lidh me ta një besëlidhje të amshueshme: nuk do të pushoj duke u bërë mirë e në zemrën e tyre do ta fus frikën time që të mos largohen prej meje.
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41Kënaqësi për mua do të jetë t’u bëj mirë. Do të bëj thellë të lëshojnë rrënjë në këtë vend me gjithë besnikërinë time, me gjithë zemrën time e me gjithë shpirtin tim.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Sepse kështu thotë Zoti: Sikurse mbi këtë popull solla një të keqe kaq të madhe, kështu do të sjell përmbi ta çdo të mirë që ua premtoj.
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Do të blihen ara në këtë vend, për të cilin ju thoni se është shkretëtirë, sepse në të nuk mbeti njeri as s’mbeti kafshë, por u la në dorën e kaldenjve.
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44Arat do të blihen me para, do të shkruhen në vërtetimin e pronësisë, do t’u vihet vula e do të vërtetohen me dëshmitarë në tokën e Beniaminit, në rrethet e Jerusalemit, në qytetet e Judës, në qytetet malore, në qytetet e Sefelës dhe në qytetet e mesditës, sepse do ta shndërroj fatin e tyre - është fjala e Zotit.
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.